Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: NUSJA E ATDHEUT

Shko poshtë

Vullnet Mato: NUSJA E ATDHEUT Empty Vullnet Mato: NUSJA E ATDHEUT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 14, 2010 11:42 pm

Vullnet Mato: NUSJA E ATDHEUT 32101_1273622171834_1568334934_30545810_5087411_n



Vullnet Mato: NUSJA E ATDHEUT 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n

Vullnet Mato

[size=16]NUSJA E ATDHEUT
[/size]



(Po bëhet traditë, nuset shqiptare me fustan të kuq dasme
vënë mbi gjoks simbolin e atdheut, shqiponjën dykrenore.)



E bukur si ylli,
faqendritur si hëna.
Thesarin e atdheut
ka në zemër brenda.


Trupi i atdheut
me pyje dhe male
i dha në trup flori
dhe margaritare.


Linjat e fshehta
ajo i ka ylbere
dëshirat e nxehta
lulëkuqe pranvere.


Dashuria i buron
si gurrë nga guri,
të shuajnë etjen
fëmijët dhe burri.


U bë nuse kuqezi
me fustan zonje,
të gëzojë në jetë
nusëri shqiponje.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi