Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paknaqësitë po rriten!

Shko poshtë

Paknaqësitë po rriten! Empty Paknaqësitë po rriten!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 2:54 pm

Mbi 13 mijë punëtorë shëndetësorë paralajmërojnë për sot grevë

Xhavit Gaxherri, BOTA SOT
Ndihen të tradhtuar, i kthehen grevës!
Paknaqësitë po rriten! Sh_b

Paknaqësitë po rriten! ----mjeket


Greva konsiderohet si mjeti i fundit i zgjidhjes së problemeve, por kësaj i kanë kontribuuar institucionet e Kosovës, duke mos respektuar marrëveshjen e 14 tetorit të vitit të kaluar, andaj nesër duke filluar nga ora 7:00 e mëngjesit, mantelbardhët do të fillojnë grevën e përgjithshme. Zyrtarët sindikalistë, thonë se qëllimi i vetëm i hyrjes në grevë është realizimi i plotë i Marrëveshjes së 14 tetorit 2008, pasi që, siç u shpreh kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Asllan Bajrami, Qeveria e Kosovës, presidenti Sejdiu dhe ministri i Shëndetësisë Alush Gashi patën nënshkruar dhe patën dhënë garanci për implementimin e marrëveshjes.
“Jemi të detyruar të hyjnë në grevë që të zbatohet kjo Marrëveshje pas më shumë se 4 muajsh nënshkrimi, kur qemë marrë vesh që 44 eurot të jenë kompensim financiar dhe jo shujtë. Tani Ministria e Shëndetësisë po e trajton si shujtë. Kjo nuk është korrekte”, u shpreh z. Bajrami. Sipas tij, sektorit primar, përveç vullnetit të mirë të Komunës së Prishtinës, e cila e ka bërë pagesën për tre muajt e fundit të vitit të kaluar, nuk kanë marrë asnjë kompensim, sipas Marrëveshjes, kurse sektori dytësor dhe tretësor kanë marrë kompensim me vonesë vetëm për 3 muajt e fundit të kaluar, po ashtu procedimi i ligjeve nuk është bërë sipas dinamikës së Marrëveshjes, duke mos u përgatitur asnjë ligj deri më tani.
Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, u shpreh se gjithçka që është thënë në marrëveshjen e 14 tetorit është realizuar, shtesa stimuluese e shujtës prej 44 eurosh është paguar për të gjithë punëtorët për muajit e mbetur për vitin 2008.
“Ne mbetemi të habitur pas njoftimit të Këshillit Grevist, ngase kërkesa ka qenë vazhdimi i pagesës për 44 euro për shujtë si stimulim”, pohoi zëdhënës Krasniqi.
Sipas tij, kërkesa ka qenë shtesë për të pasur vazhdim të pagesës së shujtës prej 44 euro edhe për vitin 2009, por megjithatë, ata mendojnë se nuk ka nevojë me pasë grevë nesër, meqenëse është arritur marrëveshja rreth kësaj shujte. Zëdhënësi Krasniqi, pohoi se Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave kanë arritur marrëveshje që të bëhet pagesa e shujtës për punëtorët shëndetësorë për nivelin dytësor dhe tretësor, marrëveshje e cila do të zbatohet gjatë vitit 2009, ngase është siguruar qëndrueshmëria e pagesës së shujtës për tërë vitin. Ai shtoi se po krahasohen me vitet e kaluara, ne po e rritim kompensimin financiar të punëtorëve shëndetësorë dhe është kjo qeveri që për herë ta parë rrit pagat për 10 për qind dhe u jepen 44 euro shtesë, ku totali i ngritjes së pagave të tyre shkon prej 29 deri 44 për qind dhe nëse edhe pas kësaj del dikush edhe thotë se ka probleme dhe nuk ka përmbushje te premtimeve, atëherë duhet t’i vëni pikëpyetje motiveve të vërteta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paknaqësitë po rriten! Empty Re: Paknaqësitë po rriten!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 2:55 pm

Më në fund Qeveria kujtohet për minatorët e “Trepçës”

Albulena Neziri, BOTA SOT
Nënshkruhet memorandumi për bashkëpunim me “Trepçën”
Paknaqësitë po rriten! Sh_b
Paknaqësitë po rriten! MSHP

Në 20-vjetorin e ngjarjes më të rëndësishme të asaj kohe, siç ishte greva e shkurtit e vitit 1989, Ministria e Shërbimeve Publike nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me përfaqësuesit e “Trepçës”. Ministri i Shërbimeve Publike Arsim Bajrami tha se ky është një zotim i Qeverisë për të rimëkëmbur gjigantin e Kosovës, duke pasur parasysh edhe rolin historik që kanë pasur minatorët në rrjedhat politike këtu e 20 vjet më parë. Tash ka ardhur koha që “Trepça” të konsolidohet dhe të fillojë rimëkëmbjen e vet për të ardhmen e këtij gjiganti dhe të Kosovës. Ministri Bajrami njoftoi konkretisht me formën e ndihmës për “Trepçën”. Fillimisht Ministria do të ofrojë asistencën e plotë teknologjisë informative. “Ne dëshirojmë që Trepça të menaxhohet në mënyrë moderne bashkëkohore me metoda bashkëkohore, duke pasur një sistem elektronik të dhënave dhe duke pasur një menaxhim elektronik” tha Bajrami. Kjo lëshon asistencën e parë të një bashkëpunimi të mirë të Qeverisë dhe ndërmarrjes “Trepça” që parasheh edhe zgjidhjen e statusit juridik të “Trepçës” si dhe parapërgatitjet për fillimin e procesit të privatizimit, përkatësisht të negocimit me Agjencinë e Kosovës të Privatizimit.
Ndërkaq Ferat Shala, drejtor menaxhues i Trepçës, tha se është një sinjal shumë i fuqishëm se institucionet e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të jubileut të lavdishëm të 20 vjetorit të grevës së minatorëve, me hapa konkret po ofron bashkëpunim dhe asistencë në fushën e teknologjisë informative që është shumë e nevojshme për menaxhmentin e “Trepçës” në përgjithësi. Shala tha se duke bashkëpunuar me Institucionet e Republikës së Kosovës do të arrijmë të rikthejmë hapë pas hapi prodhimin në binar të normalitetit dhe me këtë rast edhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Ai shtoi se 20 vjetori i grevës, një pjesë të minatorëve të“Trepçës” i gjen në miniera, por një pjesë në asistencë sociale duke qenë kështu pjesë e realitetit e të fatit të përgjithshëm të Kosovës. Java e minatorëve po mbahet nën patronazhin e kryeministrit Thaçi.
Legjenda; Nga nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paknaqësitë po rriten! Empty Re: Paknaqësitë po rriten!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 2:59 pm

Nga shtatori 2008 nuk i kanë marrë pagat 60 arsimtarë

Isak Havolli, BOTA SOT
Absurde në shkollat e komunës së Podujevës

Shtimi i paraleleve të klasave të para dhe të klasave të dhjeta, si dhe pavarësimi i 4 shkollave të reja në komunën e Podujevës, ka bërë që rreth 60 arsimtarë të mos i marrin ende pagat e tyre që nga muaji shtator 2008. “Të gjithë këta punëtorë të arsimit, që kanë mbetur jashtë listave të pagave, janë me kontrata të rregullta pune që nga muaji shtator 2008", tha drejtori i arsimit në Podujevë, Zukë Xhemajli.
Sipas tij, shkaku kryesor i mos përfshirjes së këtyre arsimtarëve në listat e pagave që nga muaji shtator 2008, janë rritja e numrit të nxënësve për në shkallën 2.3 për qind, rritja e numrit të paraleleve mësimore në klasat e para e të dhjeta, si dhe pavarësimi i 4 shkollave fillore, që u bë ndërkohë në këtë komunë. Numri i paraleleve të klasave të 10-ta është rritur me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet jashtë bankave shkollore, pasi ky problem po e përcjell arsimin llapjanë për çdo vit. Sivjet në këtë komunë janë pavarësuar shkolla fillore "Xheladin Rekaliu" në qytet, shkolla fillore "Jatullah Islami" në Dyz, "Elfir Behrami" në Metehi dhe shkolla e fshatit Siboc. Pavarësisht pavarësimit të këtyre shkollave ato ende nuk janë kompletuar me staf adekuat, pikërisht për shkak të problemit të mbetjes pa paga të 60 arsimtarëve, tha Xhemajli. Një problem tjetër që ka rritur numrin e mësimdhënësve janë edhe paralelet e ndara në fshatrat rurale që gjenden përgjatë brezit kufitar, të cilat, sipas rregulloreve të MASHT-it, nuk e plotësojnë kriterin e numrit të formimit të klasave, pasi atje ka gjithnjë e më pak nxënës. Ndërkaq, me qëllim të përfshirjes së të gjithë nxënësve në shkollim, të cilët e kanë përfunduar klasën e nëntë, janë hapur nga tri paralele të klasave të 10-ta në tri shkollat e mesme e të larta në qytetit, për çfarë është rritur numri i mësimdhënësve. Vetëm në shkollën fillore “Xheladin Rekaliu" në qytet, e cila është e re dhe e përuruar më 28 nëntor 2008, numri i mësimdhënësve është rritur për 12 sish. Këtij numri i shtohet edhe drejtori dhe zëvendësdrejtori, sekretari, bibliotekisti, një shtëpiak, dy rojtarë nate si dhe 5 pastrues". Të gjithë këta kanë ndikuar në rritjen e numrit të punëtorëve arsimorë.
Me gjithë këtë ngecje, jemi duke punuar që ky problem të përballohet sa më shpejt. Ministria e Arsimit ka premtuar se të gjithë këtyre punëtorëve arsimorë, do t`u jepen pagat në afatin më të shkurtër dhe për këtë qëllim ka bërë edhe formularët për t`i përfshirë të gjithë në listën e pagave, tha në fund Zukë Xhemajli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paknaqësitë po rriten! Empty Re: Paknaqësitë po rriten!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi