Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Floresita Bosi sjell:Genc Llakaj: FEMRAT

Shko poshtë

Floresita Bosi sjell:Genc Llakaj: FEMRAT Empty Floresita Bosi sjell:Genc Llakaj: FEMRAT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 16, 2010 5:48 pm

Floresita Bosi sjell:Genc Llakaj: FEMRAT 32116_125394657498685_122958417742309_125652_2758324_n

Floresita Bosi sjell:Genc Llakaj: FEMRAT

Ti ke të drejtë të thuash çdo gjë, unë kam të drejtë të mos dëgjoj asgjë…
Kur zoti krijoi femrën ishte në ditën e gjashtë të punës së tij të
mrekullueshme dhe papritmas i afrohet një ëngjëll dhe i thotë: “Si ka
mundësi që po harzhon kaq shumë kohë me këtë?” Dhe zoti i përgjigjet:
“A e ke parë projektin tim për të?”. Duhet të jetë krejtësishtë e
lëvizshme, prej mishi e kockash dhe do të ketë më shumë se 200 pjesë të
levizshme të gjitha të zëvendësuseshme e të funksionojnë përpara çdo
vështirësie. Do të ketë një puthje që mund të shërojë një gju të
plagosur dhe një zemër të copëtuar dhe do të bejë gjithçka vetem me dy
duar.Dhe engjelli mrekullohet nga ajo që sheh .“Vetem me dy duar? ….E
pamundur !” Dhe ky është vetëm modeli baze ? “Eshte shume punë vetëm
për një ditë …Prit deri nesër për ta perfunduar”. Jo, në asnjë
mënyrë-protestoi Zoti. Jam shumë afër mbarimit të kësaj krijese, ku po
vendos gjithe zemrën time. “Ajo do të kurohet vetem kur është e semurë
dhe mund të punojë 18 ore në ditë". Ëngjëlli afrohet më tepër dhe e
prek femrën. “Por e ke bere kaq delikate, Zot” “Eshte delikate”,
pergjigjet Zoti , por e kam bërë edhe të fuqishme. Nuk e ke idenë se
çfarë është në gjendje ajo të durojë apo të mbajë”. “A do të jetë në
gjendje të mendojë?”-pyet ëngjëlli. Zoti përgjigjet:”Jo vetem që do të
jetë në gjendje të mendojë por edhe të gjykojë e të arsyetojë”.
Ëngjëlli atëherë vërejti diçka në dorë, teksa prekte mollëzat e faqes
së femrës, me dorën e tij. “Zot, përse ky model që ke bërë paska një
humbje?“Të pata thënë që shumë gjëra të saj do të jene të çuditshme.
Nuk është asnjë humbje,…është një lot” -e korrigjoi Zoti. “Përse
shërben loti?- Pyeti ëngjëlli. Dhe Zoti tha: “Lotët janë mënyra e saj e
të shprehurit të gëzimit të shpirtit, të urrejtjes, dashurisë, vetmisë,
vuajtjes, dhe krenarisë së saj. Këto e impresionuan shumë ëngjëllin.
“Je një gjeni, Zot, ke menduar për të gjitha. Femra është me të vërtetë
e mrekullueshme. Ashtu është! Femrat kanë energji që i mrekullojnë
meshkujt. Përballen me vështirësitë, mbajnë pesha të rënda, por kanë
lumturi, dashuri dhe gëzim. Qeshin kur duhet të bërtasin, këndojnë kur
duhet të qajnë, qajnë kur janë të lumtura dhe buzëqeshin kur janë
nervoze. Luftojnë për atë në të cilën besojnë. Ngrejnë krye ndaj
padrejtësive. Nuk pranojnë një “jo” për përgjigjie kur besojnë se ka
një zgjidhje më të mirë. Bëhen copë që të mbajnë në këmbë familjen.
Dashurojnë pakushte. Qajnë kur fëmijët e tyre kanë sukses dhe urojnë
për fat miqte e tyre. Janë të lumtura kur dëgjojnë të flitet për një
martesë. Zemra e tyre copëtohet kur i vdes një mik(e). Vuajnë për
humbjen e një njëriu të dashur. Pa asnje dyshim janë të forta edhe
atëherë kur mendojnë se nuk kanë më energji. E dine që një puthje apo
nje përqafim mund të ndihmoje e të shërojë një zemër të copëtuar. Nuk
ka dyshim që në femrat ka një të metë: Eshte… që ajo, femra, harron se
sa vlen!Ky dialog “artistësh” ndërmjet Zotit dhe një Ëngjëlli është
shprehje e qartë e asaj që femrat janë në realitet. ^^^Por, a vlersohen
femrat në shoqërinë tonë si një forcë jetdhënëse?Në qoftë se vlersohen,
sa dhe çfarë vendi zënë ato në shoqëri?Përgjigjen e këtyre pytjeve mund
ta marrim po t’ju referohemi shifrave apo statistikave të ditës. Sot
femra, jo vetëm nuk vlersohet por përçmohet së tepërmi nga shoqëria
jonë patriarkale dhe mashkullore. E them këtë bazuar në fakte reale.
Mjafton të shëtisim nëpër Shqipëri, me sy të lirë, do të shohim se sa e
përbuzur është femra kudo. Ajo lind dhe askush nuk “shtie” për lindjen
e një jete të re, në kundërshtim me “luftën” që bëhet kur lind një
mashkull. Rritet e arrinë moshën e adoleshencës, sërish ngelet viktim e
mentalitetit fanatik të gjinis mashkullore, në shumë raste me këta të
fundit ka edhe lidhje gjaku. Pra, as pantallonat nuk i lejohen e jo më
të flas pa radhë në shtëpi. Ajo, arrin moshën e pjekurisë dhe problemet
e tutela mbi të, cuditërisht, shtohen. Sepse ajo duhet të martohet
sikur të ketë lindur atë ditë, ditën e martesës. Fakte të jetës reale
tregojnë se femra në shoqërinë maskiliste shqiptare jo vetëm nuk ka
zënë ende vendin që i takon por ajo përbuzet sikur të jetë një qenie
inferiore. Edhe pse ligji shqiptar i jep prioritet emancipimit dhe
vlersimit të femrës prap ajo mbetet nën dhunën e mentalitetit dhe
frocës së zakonit. Në familjet shqiptare femra konsiderohet një skllave
e lindur dhe si e tillë diskriminohet përditë. Raste të këtij
diskriminimi kemi së tepërmi, femra që vetvriten si shkak i një jete
plot presion dhe shpërfillje, abuzimeve që bëhen ndaj saj, dhunës që
ushtrohet si psikologjike po dhe fizike. Vetëm në vitet e demokracisë
kemi me dhjetra raste të dhunimit të femrave. Përse të trajtohet kjo
krijes e mrekullueshme, duke qënë edhe gjysma e forcës së një shoqërie
demokratike, në këtë mënyrë kaq vulgare e kaq të ulët? Tek shohim
nënat, motrat, vajzat, koleget apo bashkëqytetaret tona në një situatë
difensive për këdo e për gjithçka, atëherë si do të mundemi të jemi të
qetë apo moskokçarës ndaj dhunimit që atyre u bëhet për ditë?Po ti
referohemi ligjit shqiptare apo strukturës juridiko-sociale mbi të
cilën noton shoqëria jonë, sigurisht që konkluzioni do të jetë me masa
rigoroze dhe i rrept: Femrat po përdoren nga një “grup” egoistësh” apo
maskilistësh të sëmurë. Kjo situatë të kujtonë me padyshim
“ku-kus-klan” të viteve 70-t, në të cilën periudhë njerzit me ngjyrë
nuk kishin të drejtën minimale për të marrë “frymë’ e jo më të flisnin.
Nuk është aspak eksagjirim kur themi se femrat shqiptare janë të
përgjynjyra, të poshtëruara, të ndotura nga vet ndotja e një shoqërie
të ndotur. Sheh femra të ngarkuara me dru , si kafsh pune, femra që
punojnë si pastruese të natës, femra që mbajnë fëmijën, presin mikun,
përcjellin vajzën në martes, lajnë e fshijnë, gatuajnë për
bashkëshortin, vëllanë, babanë e për kushuririn e katërmbëdhjetë sikur
të jenë një mekanizëm i pashpirt. Flasin kur ju thuhet-fol, hanë kur ju
thuhet-ha, dalin –kur hëna del apo jo, presin mikun e lëvdojnë burrin
sikur të jenë të komanduara prej vet zotit. Të mos shkojmë më larg, në
institucione, ndërmarje, fabrika, sipërmarrje etj , janë femrat që
përdoren për larje, fshirje e për sex me shefin e radhës. Pra femra
shqiptare është kthyer në një makinë pune në shërbim të mashkullit dhe
në një makinë sexy në shërbim të pseudomashkullit. Një tallje , një
përbuzje e një mashtrim ndaj tyre ndiqet deri në organet më
“demokratike” të sistemit tonë demokratik-parlamentit. Shihni kabinetin
“Berisha 2”, vetëm një femër…cudi! E megithë këto, femra është gjysma e
forcës së Bashkimit Kombëtar dhe jo vetëm...

Genc LLAKAJ
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi