LDK-ja pa unitet veprimi
LDK-ja pa unitet veprimi
LDK-ja pa unitet veprimi
Isuf Bytyçi, BOTA SOT
Krerët e LDK bashkëbisedojnë me anëtarësinë për të ardhmen e partisë
LDK-ja, humbi zgjedhjet jo për mungesë potenciali, por për shkak se prioritet e kishte pavarësimin e vendit, dhe po ashtu edhe për shkak të ndarjes së partisë.
“Në zgjedhje patëm hyrë pa “ajam”, pasi prioritet e kishim realizimin e aspiratës parësore për shtetin e pavarur të Kosovës”, tha zëvendëskryeministri Ramë Manaj, gjatë një takimi zyrtar në Malishevë. Manaj, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, ka pranuar se humbja ishte edhe rezultat i rivalitetit përbrenda LDK-së, që çoi në ndarjen e partisë. Manaj tha se LDK-ja, mundet dhe duhet ta kthejë kredibilitetin e të parit dhe rastin për këtë e ka në vjeshtën e këtij viti, kur pritet të mbahen zgjedhjet për pushtetin lokal. Ai tha se LDK-ja nuk ka shmangie nga filozofia politike e themeluesit të LDK-së, presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. “Por, tani ka vetëm forma të realizimit të objektivave, si pjesë e demokracisë në proces”, tha ai. Manaj, tha se pas realizimit të Pavarësisë, moto e kësaj partie është ngritja e shtetit, forcimi, fuqizimi i institucioneve, prosperitetit, mirëqenia e popullit dhe integrimi i shtetit të Kosovës. Ai tha se krahas reformave në parti, synohet të ketë edhe prurje të reja në strukturat e LDK-së.
Sadri Ferati, tha se ndër vendimet e kryesisë së LDK-së, është edhe identifikimi i gabimeve, i mos koordinimit, e mos komunikimit si dhe të potencialit për të vazhduar me strategjinë e veprimit sipas një programi profilizues, të hartuar nga ekspertët e partisë dhe nga partnerë ndërkombëtarë.
Zëvendësminitri i Tregtisë dhe Industrisë, Januz Kastrati, kryetar i Degës së LDK-së dhe anëtar i KP të LDK-së, ndërsa falënderoi bashkatdhetarët për ndihmën dhe përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën, por edhe LDK-në, tha se kjo parti po reformohet dhe se do t’ia arrijë ta rikthejë imazhin e saj.
Edhe afaristi Ramë Rrahmanaj, veprimtar i LDK-së, që nga themelimi i saj, u zotua se do ta ndihmojë edhe në të ardhmen, veprimtarinë e kësaj partie. “Ju veç punoni, sepse mjetet financiare, nuk do t’u mungojnë, iu drejtua ky afarist-veprimtar kreut të LDK-së, duke i sugjeruar që ata me shokë të punojnë, të angazhohen seriozisht e me përkushtim maksimal për rezultate konkrete, sa më pak fjalë dëshpëruese. Forcimi i LDK-së dhe rikthimi i primatit politik të saj në republikën e Kosovës, duhet të jetë qëllimi kryesor yni dhe kjo mund të arrihet vetëm falë punës së përbashkët, unitetit e përkushtimit sa më të madh”, tha veprimtari Rrahmanaj.
Adem Krasniqi, nga Pagarusha, tha se është e domosdoshme për zgjedhjen e kuadrove më të afta në institucione. Ndërsa, Hamdi Mazreku, deputet lokal në Kuvend, tha se sa ishte gjallë presidenti Rugova, LDK ishte parti e kredibilitetit. Veprimtari Rrahman Kastrati u tha zyrtarëve nga Prishtina, se më “nuk mund të thirren në emrin e të madhit Ibrahim Rugova”.
Në takimin e zgjeruar të Degës së LDK-së në Malishevë, ku u paralajmërua rikthimi në LDK i ish aktivistëve e anëtarëve të LDK-së që patën kaluar në LDD, u vlerësua se ky është një sinjal i mrekullueshëm për fuqizimin e LDK-së.
Një delegacion i kryesisë së Degës së LDK-së në Malishevë, para se takimit, bënë homazhe te varri i presidentit Rugova.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi