Ditë të këqija për Nexhat Dacin
Ditë të këqija për Nexhat Dacin
Nexhat Daci (Foto: Fisnik Dobreci)
Ditë të këqija për Nexhat Dacin
Nga partia e Nexhat Dacit të martën u largua edhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Sabri Morina. Ai tha se ka informacione se deri në fund të qershorit komplet LDD’ja do t’i bashkohet LDK’së. Këto informacione mohohen nga Lulzim Zeneli
Nga Faton Ismajli më 16.06.2010 në ora 10:05
Partia e themeluar nga Nexhat Daci po vazhdon të rrënohet dhe kësaj më së shumti po i ndihmon Partia e Fatmir Sejdiut, e cili i ka hapur dyert për zyrtarët e LDD’së.
Kështu, të martën, nga organi vendimmarrës i LDD’së ka ikur Sabri Morina, duke shënuar zyrtarin e tretë që largohet brenda dy ditësh.
Ish-anëtari i Kryesisë Qendrore të LDD’së, Sabri Morina ka thënë se vendimin për të kaluar në LDK e ka marrë nga kërkesa e elektoratit për t’iu bashkuar Fatmir Sejdiut.
“Mendoj se është e nevojshme që të bëhet një konsolidim i gjithëmbarshëm politik, në rend të parë të elektoratit dhe të simpatizantëve rugovistë, i cili tashmë nuk duron asnjë ndarje, por kërkon vetëm bashkim. Këtij zëri edhe po i përgjigjem”, shkruan Morina, në letrën publike të dorëheqjes.
Ai ka dhënë parashikime të zeza për LDD’në, duke paralajmëruar se deri në fund të muajit qershor, do të ndodhë kalimi i krejt LDD’së në LDK.
“Unë kam informata se në mbledhjen e Kryesisë Qendrore që është mbajtur të hënën, nga katërmbëdhjetë anëtarë - vetëm një e ka kundërshtuar bashkimin e LDD’së me LDK’në. Sipas informatave që kam unë, deri në fund të qershorit, LDD’ja do të bashkohet me LDK’në”, ka thënë Morina, për Express, të martën.
Këto deklarata të ish-anëtarit të Kryesisë së LDD’së janë hedhur poshtë nga Nënkryetari Lulëzim Zeneli.
“Kryesia nuk është mbledhur të hënën, por është mbledhur sot (e martë) dhe nuk është diskutuar fare për bashkimin me LDK’në. Dihet se rruga e LDD’së është e qartë dhe e sigurt për të vazhduar me reforma”, ka thënë Nënkryetari i LDD’së, Lulëzim Zeneli.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Dardanisë po vazhdon të mos këndellet nga disfata që pësoi në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Kjo parti pati rënie të elektoratit, çka ndikoi që disa anëtarë të Kryesisë së saj t’i drejtojnë shigjetat kah Nexhat Daci.
Ai u akuzua se zhgënjeu elektoratin e tij kur vendosi të garonte së bashku me AKR’në në shumë komuna, derisa publikisht disa udhëheqës të LDD’së i kërkuan që të mendojë për një bashkëpunim me LDK’në.
Megjithëse Daci i ka zgjatur dorën e bashkëpunimit me ish-partinë e tij, zyrtarët e LDK’së i janë përgjigjur negativisht ofertës së LDD’së për marrëveshje parazgjedhore me arsyen se nuk është koha e koalicioneve.
Injorimi i Fatmir Sejdiut ndaj kërkesës së Nexhat Dacit duket të jetë hap i menduar mirë, pasi zyrtarët e LDD’së vazhduan të kalojnë individualisht në LDK.
Mirëpo, edhe Nexhat Daci, në Konventën e muajit maj, përjashtoi disa nga themeluesit e LDD’së, duke përfshirë Adem Salihajn dhe Tomë Hajdarajn.
Kjo situatë pashmangshëm ngre pikëpyetje për të ardhmen e LDD’së.
Por, këto dilema shpërfillen nga Lulzim Zeneli.
“LDD’ja është e madhe në raport me interesat individuale të njerëzve të caktuar. LDD’ja po vazhdon me reforma dhe njerëz që nuk e shohin veten pjesë të këtij procesi po largohen”, ka thënë Nënkryetari i LDD’së, për Express, të martën.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi