Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vendimi, pas një jave

Shko poshtë

Vendimi, pas një jave Empty Vendimi, pas një jave

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 3:06 pm

Vendimi, pas një jave


Vendimi, pas një jave Jetmir.idrizi_ramush_haradinaj-lipjan5-490x320


Qeveria e Ugandës pritet të vendosë pas një jave nëse pranon Ramush Haradinajn si ndërmjetësues për arritjen e paqes me rebelët myslimanë. Këtë e ka konfirmuar për Express, Ministri i Brendshëm ugandez, Matia Kasaija. Pajtimi për të nisur bisedimet për paqe është arritur në nëntor 2008. Për këtë ka kontribuar edhe Shefi i IOM’it në Ugandë, britaniku Jeremy Haslam. Ai ka punuar disa vjet në Kosovë - në misionin e IOM’it dhe në trupat britanike të KFOR’it.

Nga Bekim Greiçevci më 24.02.2009 në ora 8:06

Qeveria e Ugandës ende nuk i është përgjigjur ofertës së kryengritësve myslimanë që Ramush Haradinaj të ndërmjetësojë negociatat për arritjen e paqes mes tyre.

Asaj i duhet më shumë kohë për të vendosur nëse Haradinaj është personi i përshtatshëm për të ndihmuar shuarjen e këtij konflikti dhjetëvjeçar, që nuk është fronti i vetëm i saj.

“Deri më tash nuk kemi pajtim në Qeveri për këtë. Ndoshta pas një jave do të marrim vendimin final në Qeveri”, ka thënë të hënën për Express, Ministri i
Punëve të Brendshme të Ugandës, Matia Kasaija.

Pas disa ditë heshtje, ish-Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, përmes një kumtese për shtyp, të hënën, ka bërë të ditur se është i gatshëm të angazhohet për arritjen e paqes mes palëve në konfliktin e Ugandës.

“Haradinaj, preferon që për këtë çështje Qeveria e Ugandës dhe Forcat Demokratike Aleate në Ugandë (ADF) të deklarohen, kurse ai vet është i gatshëm që në këtë proces të ndihmojë për arritjen e paqes”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga AAK.

Lideri i AAK’së ka premtuar se “në një moment të volitshëm në të ardhmen, do të japë edhe sqarime më të hollësishme për këtë proces”.

Përveç pëlqimit nga Qeveria e Ugandës, para se t’i përvishet procesit të ndërmjetësimit, Haradinaj duhet të marrë mandatin nga njëra prej dy organizatave ndërkombëtare: OKB ose Unioni Afrikan. Kështu preferojnë autoritetet në Kampala.

“Për neve është me rëndësi që ndërmjetësi t’i raportojë ose Unionit Afrikan ose Kombeve të Bashkuara. Kjo është shumë e rëndësishme për neve”, ka thënë Kasaija.

Qeveria e tij nuk ka shumë informata për liderin e AAK’së dhe nuk e di se si erdhi deri te propozimi për politikanin kosovar. “Nuk e kemi propozuar ne, por rebelët. Nuk kam ide se përse e kanë propozuar. Nuk kemi kontaktuar asnjëherë me z.Haradinaj”, ka thënë Ministri ugandez.

Grupi i kryengritësve myslimanë në Ugandës, i quajtur Forca Demokratike Aleate (ADF), të mërkurën e kaluar ka befasuar shumëkënd me propozimin që Haradinajt t’i besohet ndërmjetësimi për paqe.

Zëdhënësi i ADF’së, Assad Mukasa, ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve (AFP), javën e kaluar, se grupi kryengritës është përcaktuar për Ramush
Haradinajn sepse “ka kaluar nëpër shumë vështirësi” dhe ka qenë kryengritës në Kosovë.

ADF ka filluar kryengritjen e armatosur në mesin e viteve të 90’ta. Luftimet më të ashpra janë zhvilluar mes vitit 1996 dhe 2001. Dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të zhvendosen në perëndim të Ugandës.

Kryengritësit deklarojnë se kanë filluar luftën për të drejta të barabarta për popullatën myslimane në Ugandë. Gjatë konfliktit, forcat e armatosura qeveritare kanë detyruar rebelët të tërhiqen në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos.

Kryengritësit myslimanë janë të përfshirë edhe në një konflikt tjetër të armatosur me një grup rebelësh nga Uganda.

Nga konflikti më shumti kanë pësuar civilët, të cilët kanë jetuar në kushte të rënda si refugjatë. Shumë organizata ndërkombëtare, në Ugandë dhe Kongo, kanë dhënë kontributin e tyre në krizën afrikane.

Shenjat e para për paqe mes Forcave Demokratike Aleate dhe Qeverisë së Ugandës janë vërejtur gjatë vitit të kaluar, pas disa muajsh të procesit të dialogut mes tyre, i lehtësuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Në nëntor 2008, ADF dhe IOM janë deklaruar publikisht se ka mundësi për marrëveshje paqësore.

Një kontribut të madh në procesin e dialogut e ka dhënë Shefi i IOM’it në Ugandë, britaniku Jeremy Haslam. Për këtë ka informata të bollshme në internet.

“Ne kemi arritur një kthesë të rëndësishme në proces. Megjithatë, asnjë nga palët nuk ka iluzion se ende ka punë të madhe, që është e komplikuar nga sfidat e krijuara nga kriza aktuale në Kongo”, citohet të ketë thënë Haslam, në nëntor, nga agjenci lajmesh dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Në nëntor është deklaruar edhe lideri i forcave rebele, Jamil Mukulu.

“Ka qenë një proces i gjatë. Ne jemi të gatshëm për bisedime paqësore me Qeverinë e Ugandës. Jemi të gatshëm të riatdhesojmë gratë, fëmijët dhe të plagosurit. Ne jemi të gatshëm të kthehemi në shtëpi, në Ugandë”, citohet të ketë thënë Mukulu.
Britaniku Jeremy Haslam nuk është i panjohur në Kosovë.

Me një kërkim të shkurtër në internet mund të shihet se ai ka punuar në vendin tonë disa vite.

Në një raport për aktivitetin e IOM’it në Kosovë, i publikuar në vitin 2004, thuhet se Jeremy Haslam ka punuar për këtë organizatë që nga shtatori i vitit 2000, si menaxher projekti në një program për të ndihmuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Para se t’i bashkohet IOM’it në Prishtinë, në raport thuhet se Haslam ka shërbyer si kapiten në trupat ushtarake britanike të KFOR’it, gusht, 1999 - shtator, 2000. Gjatë këtyre muajve si ushtarak britanik, ai ka marrë pjesë në monitorimin e transformimit të njësiteve të UÇK’së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vendimi, pas një jave Empty Re: Vendimi, pas një jave

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 3:08 pm

I gatshëm të ndihmojë në Ugandë


Nga Express më 23.02.2009 në ora 12:22

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar lajmet që janë prezantuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare rreth mundësisë së angazhimit të tij si ndërmjetësues në dialogun në mes të Qeverisë së Ugandës dhe Forcave Demokratike Aleate në Ugandës (ADF).

Ai është i është shprehur i gatshëm të ndihmojë në këtë proces.

“Z. Haradinaj, preferon që për këtë çështje Qeveria e Ugandës dhe Forcat Demokratike Aleate në Ugandës (ADF) të deklarohen, kurse ai vet është i gatshëm që në këtë proces të ndihmojë për arritjen e paqes”, thuhet në një njoftim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, në një moment të volitshëm, Haradinaj do të jap edhe sqarime më të hollësishme për këtë proces.

Javën që shkoi, agjencia e lajmeve France-Press ka njoftuar se emri i zotit Haradinaj është propozuar nga rebelët myslimanë në Ugandë, për të ndërmjetësuar në bisedimet paqësore me qeverinë në Kampala.

Zëdhënësi i Forcave Demokratike Aleate, Assad Mukasa pati thënë se “kanë zgjedhur Haradinajn për shkak të përvojës së tij”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi