Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestim në Mitrovicë në lidhje me terrorizëm

Shko poshtë

Arrestim në Mitrovicë në lidhje me terrorizëm Empty Arrestim në Mitrovicë në lidhje me terrorizëm

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 18, 2010 12:24 am

Arrestim në Mitrovicë në lidhje me terrorizëm

Arrestim në Mitrovicë në lidhje me terrorizëm Xarrestimi1

Njësia Anti-Terrorizëm e Policisë së Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) e ka arrestuar një mashkull shqiptar të Kosovës në rajonin e Mitrovicës pas kërkesës së bërë për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës autoriteteve kompetente në Kosovë.
Gjithashtu, në lidhje me këtë kërkesë, Policia e Kosovës e ka bërë bastisjen e një shtëpie.
Prokurori publik i Shteteve të Bashkuara për Qarkun Lindor të Karolinës së Veriut e ka akuzuar të pandehurin për dy vepra: sigurimi i përkrahjes ose resurseve materiale për terroristë, përkrahje për terrorizëm dhe planifikim të vrasjes, rrëmbimit, gjymtimit, ose lëndimit të personave apo dëmtimit të pronës në ndonjë shtet të huaj.
Urdhër-arrestimi dhe bastisja e shtëpisë janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi