Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Nje ore ndryshe, buzeqeshje me poezi e kenge ....Nen moton Eshte Bukur te jesh Grua,-ne Burgun e Grave, Tirane

Shko poshtë

Monda Korca: Nje ore ndryshe, buzeqeshje me poezi e kenge ....Nen moton Eshte Bukur te jesh Grua,-ne Burgun e Grave, Tirane Empty Monda Korca: Nje ore ndryshe, buzeqeshje me poezi e kenge ....Nen moton Eshte Bukur te jesh Grua,-ne Burgun e Grave, Tirane

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 18, 2010 11:28 pm

Monda Korca: Nje ore ndryshe, buzeqeshje me poezi e kenge ....Nen moton Eshte Bukur te jesh Grua,-ne Burgun e Grave, Tirane 7417_1250245295446_1208896826_30788983_1128758_n



Monda Korca: Nje ore ndryshe, buzeqeshje me poezi e kenge ....Nen moton Eshte Bukur te jesh Grua,-ne Burgun e Grave, Tirane


Me datën 16.06.2010, ora 11,00 (ditën e mërkurë) një grup grash intelektuale shqiptare; poete, gazetare, shkrimtare e kengetare, me banim ne Tirane dhe SHBA, me iniciative te gazetares dhe shkrimtares nga Amerika, Raimonda Moisiu dhe këngëtares së mirënjohur Ermira Babaliu, mbështetur nga publicistet, poete e gazetare; Kozeta Zavalani, Fatime Kulli e Violeta Gjoka u organizua një takim me gratë qe vuajnë dënimin ne Burgun e grave ne Tirane.
Takimi per "Nje ore ndryshe; buzeqeshje me poezi e kenge..." nen moton “Eshte bukur te jesh grua...”u zhvillua ne bashkepunim me Drejtorine e Përgjithshme e Burgjeve ne Tirane. Kjo veprimtari kulturore e artistike konsistoi ne plotësimin e qëllimit që tu ngjallim shpresën për jetën e bukur që i prêt këto nëna e motra, viktima të dhunës dhe inferioritetit maskilist, janë detyruar të shlyejnë gabimin për fajin e kryer.
Në një orë çlodhjeje të kulturuar për to, u recituan poezi nga krijimtaria e grave pjesemarrse si dhe u kënduan këngë të muzikës sonë të lehtë, që u ngriti lart moralin, këtyre vajzave, grave e nënave, pasi një jetë e bukur i prêt pas dyerve të këtij burgu, me kushte mjaft të mira, që ato të ndihen si në familje, sepse jeta si këtu edhe jashtë dyerve të këtij burgu, vazhdon dhe është e bukur..
-Unë do të theksoja se është bukur të jesh grua…- Tha midis të tjerash Kozeta Zavalani, që monitoroi veprimtarinë. Suksesi, mirësia, ëmbëlsia, qëndrushmëria, shpirti amtar, shumëanshmëria, por edhe buzëqeshja, vështrimi, mënyra e të ecurit, toni i zërit, etj, janë veti të botës femërore. Të thuash cili është sekreti i feminitetit, kjo praktikisht është e pamundur. Por nga ky mister, mund të përpiqesh të njohësh të paktën disa elemente, për të individualizuar dhe vlerësuar pasurinë potenciale, që zotërojnë të gjitha gratë...

Vetem fakti qe je femer te ben te ndiesh e tille.
Te jesh femer do te thote te jesh njerzore, e bukur ne shpirt, e brishte, e dashur, e dhimshur, e forte, kembëngulse, punetore, e palodhur, me një shpirt sakrifice, di te marrë dhe te japë dashuri edhe atje ku s’merr, di te qaje, te gezohet, te duroje dhimbje nga me te medhatë, e per me teper eshte ajo qe na sjell ne jete te gjithve ne, jep jete nga jeta e saj.
E pra eshte femra ajo qe perballet me vështirësitë; di te ngreje koken dhe te eci para ne jete.
Në fund të programit artistik me recitime, këngë e valle, Bibliotekës se burgut iu dhuruan libra artistike nga autoret pjesëmarrëse dhe autore nga Amerika si Merita Bajraktari, Mehill Velaj, Adnan Mehmeti , librin e Eleonora Gjokes, Grate e Poeteve te Arqile Gjates dhe CD me këngë te muzikës se lehte.
Në përbërje të grupit ishin intelektualja korçare me banim në Amerikë, poetja e publicistja znj.Raimonda Moisiu
Publicistja, poete e gazetare Kozeta Zavalani
Publicistja, poete e shkrimtare, Fatime Kulli
Këngëtarja e mirënjohur e serenatave dhe muzikës së lehtë Ermira Babaliu, me banim në SHBA. Intelektualja Zhulieta Jaho
Gazetarja e krijuesja Violeta Gjoka
Nen kujdesin e këngëtares Myfarete Laze, nga Drejtoria e politikave sociale prane Drejtorise se burgjeve....Nje maretial me te zgjeruar do t’ua percjellim ne ditet ne vijim.

Aktiviteti u ndoq nga TVSH,TvKlan, Koha, Planet dhe Ora News.

U dha disa here gjate dtes se djeshme dhe sot ne - Rubrike Speciale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi