Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi: PRINCI I ARBËRIT

Shko poshtë

Sabit Rrustemi: PRINCI I ARBËRIT Empty Sabit Rrustemi: PRINCI I ARBËRIT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 20, 2010 12:24 pm

Sabit Rrustemi: PRINCI I ARBËRIT 18847_1185466967835_1563102666_30423777_5314374_n


Sabit Rrustemi: PRINCI I ARBËRIT

(Sprovë për një poezi)

Po kthehesh atje prej ku u nise
Në të përjetshmen hise
Që e fitove vetë

Po e luan gjithmonshëm
Prrincin e Arbërit
Rolin e munguar
Skenës së njëmendtë

Lumbardhii shtrydhë bjeshktë e gurta
E shkumëzon nga dhembja
Si të kthehet tek vetja

Tek rrënja vjen Ti
Më i praruar se kurrë
Për secilën kohë

Ti i the jo vendnumrimit
Për jetë e mot
Rrjedhon e vezullon pa kufi

Vetëm Lumbardhi ka këtë fat
Prehja jote të jetë përjetësisht
Dhe skena yte njëkohësisht

Mos u dëshpro
Nëse me vonesë
kuptojmë mesazhim tënd

provinca na ka gërryer ngapak
dhe ky ballkan
me një mal bajraqesh

sa lumbardhi ka lumnue
tokës sonë e trupit
e mëkatet ende na varet sysh

me hirin tënd të lehtë të bardhë
këtij lumi valë valë
falna o i arbërit princ

nuk të njohëm sa të patëm
nuk të deshëm kurrë si sot


Gjiilan, 19 qershor 2010
Sabit Rrustemi: PRINCI I ARBËRIT 37346_1282504833721_1563102666_30623711_6295279_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi