Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHQIPËRIA ARTISTIKE DHE SHKËLQIMI I BEKIM FEHMIUT

Shko poshtë

SHQIPËRIA ARTISTIKE DHE SHKËLQIMI I BEKIM FEHMIUT Empty SHQIPËRIA ARTISTIKE DHE SHKËLQIMI I BEKIM FEHMIUT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 20, 2010 12:58 pm

SHQIPËRIA ARTISTIKE DHE SHKËLQIMI I BEKIM FEHMIUT 2vy-Bekim-

SHQIPËRIA ARTISTIKE DHE SHKËLQIMI I BEKIM FEHMIUT

SHQIPËRIA ARTISTIKE DHE SHKËLQIMI I BEKIM FEHMIUT U1_FarukTasholli

Nga Faruk TASHOLLI (maj, 2002, botuar te gazeta “Bota sot”)


Me spektaklin madhështor „Dua më shumë Shqipërinë“, regjisorja Vera Grabocka, e ribëri një Shqipëri artistike aq të ndritshme, aq të shkëlqyeshme e aq madhështore, sa nga kjo pikë referimi, secili shhqiptar mund ta ngrisë lart flamurin e krenarisë kombëtare. Në këtë Shqipëri artistike, shkëlqimi i artistit të madh Bekim Fehmiu, për herë të parë aty ku duhej të ishte më shpesh dhe mesazhi i tij domethënës, vret ndërgjegjen dhe kurajon për projekte të reja.

Në Shqipërinë shtetërore, viteve të fundit, regjisorja e mirënjohur dhe ideatorja e programeve spektakulare Vera Grabocka, dalëngadalë po e krijon një Shqipëri artistike, jo vetëm brenda 28 mijë kilometrave katrorë, por aty ku gjithkund ndodhet artisti shqiptar. Këtë e dëshmoi edhe spektakli i fundit me titullin „Dua më shumë Shqipërinë“ i moderuar për mrekulli nga artisti Ardit Gjebrea, i cili në këso rastesh, me një mjeshtri pothuajse të padukshme, klasikën dhe modernen i afron harmonikisht në një vijë. Artistët shqiptarë, të shpërndarë nëpër botë, i thirri zëri i tij melodik në një skenë të përbashkët, ku shkëlqimi i dritave dhe shkëlqimi i virtuozitetit të tyre, e rikthyen te shqiptari një pjesë të krenarisë kombëtare, aq të përbuzur në këto vitet e fundit që kanë kapërcyer dekadën. Dhe për ta nderuar një emër, pra, emrin e madh Shqipëri dhe, për ta demonstruar së paku një tingull ose për ta shqiptuar së paku një varg, apo për ta kënduar një rëfren kënge, artistët shqiptarë, të shpërndarë nëpër botë, u kthyen pa përtesë dhe me dashuri, aty ku është balta më e ëmbël se mjalta apo ku bukës i thonë bukë e ujit ujë , në Shqipërinë artistike të Vera Grabockës. Kishte aty edhe politikanë, udhëheqës të Shqipërisë shtetërore, që ende kush nuk iu bie në fije në mundohen ta bëjnë apo e zhbëjnë ngadalë atë copë Shqipëri, ku kostumet e tyre të shtrenjta dhe buzëqeshjet e ftohta, si zakonisht ndër rendet e para afër skenës, dukeshin të mjera para shkëlqimit të artistëve, edhe kur këta të fundit i kishin leshërat e shpupurisur. Mbrëmja kishte vetëm shkëlqim dhe ngrohtësi në shtëpinë e çdo shqiptari, ku ekrani i vogël, e sillte një Shqipëri të madhe artistike, por që të lë përshtypjen se ikën si një shkrepje rrufeje.
Në këtë Shqipëri artistike, midis shumë artistëve të mëdhenj, e zuri pjesën e vet edhe i madhi Bekim Fehmiu, sovrani i shprehjes së lirë dhe i fjalës së guximshme, i cili deklamoi shpirtin e vet të gjerë e të thellë, edhe tash, si edhe atëherë kur e kishte të ndaluar. Ai e qau Shqipërinë dhe i qau shqiptarët. Ai u përkul me dinjitet të lartë para krijesës më të bukur e më përmbajtësore: gruas, që si tha, në trupin e vet mban dy e ndoshta edhe më shumë jetë. Ai foli i lirë dhe shqip në Shqipëri, pas shumë roleve të luajtur në gjuhë dhe filma të huaj, si Aleksandër Moisiu dikur. Fjala e tij kishte tingëllim sa krenar aq akuzues.Sikur iu tha të gjithëve: këtu isha, por nuk më patë dhe po më shihni, pikërisht kur deshi Vera Grabocka. Shkëlqimi i Bekimit ishte i fuqishëm në atë skenë madhështore. Fjala e tij nxit meditimin. Ku janë shqiptarët? Ku janë ata shqiptarë që bëjnë televizione? Pse nuk e marrin Bekimin? Pse nuk e marrin edhe kur ai nuk pranon, si justifikohen disa. Janë bërë tri vjet liri në Kosovë dhe, televizionet e lulëzuara atje, nuk denjojnë ta kenë Bekimin në ekran. Nuk denjojnë të flasin për këtë pjesë të krenarisë kombëtare që të vlen si pasaportë në botën e jashtme kulturore. Kanë ardhur breza që pjesën më të madhe të jetës e kanë kaluar pa televizion kombëtar. Nuk dinë kush është Bekim Fehmiu.
E Bekimi sikur tha: ja ku jam, midis jush dhe po më shihni, në Shqipërinë artistike të Vera Grabockës! Bëjeni edhe ju pjesën tuaj të Shqipërisë!
Shkëlqimi i tij, vetëm për një çast, nderoi Shqipërinë, jo vetëm atë artistike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi