Shefqet DIBRANI:NJË NËNKRYETAR QË SILLET SI KRYETAR
Faqja 1 e 1

REFORMAT NË LDK (5)
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Eqrem Kryeziu do të mbahet mend për dëmin kolosal dhe shkatërrimin e paparë që ia ka bërë LDK-së. Po ashtu ai do të mbahet mend për politikanin më kontrovers dhe më pa principe i cili ndryshe flet, ndryshe mendon, e krejt ndryshe vepron. Eqrem Kryeziu do të mbahet mend po ashtu edhe për deklarimin e papeshuar në kurrizin e LDK-së dhe të Kosovës në përgjithësi. Askujt në politikë nuk i ka shkuar më mirë kungulli mbi ujë se sa Eqrem Kryeziut. Ndoshta për këtë duhet t’ia kemi zilinë të gjithë, por vet rrethanat kaq të tendosura dhe gjendja kaq e mjeruar nuk na lë për t’i lakmuar një veprimi aspak dinjitoz dhe hiç fare politik. Pra, e përsëritim se askund nuk do të gjejmë edhe një rast identik që “një nënkryetar do të sillet si kryetar”, i cili mund të të linçoj, mund të të akuzoj, ai mund të të satanizoj duke të vërë me shpatulla për muri, pa e qar kokën se duhet t’i jap dikujt llogari. Prandaj themi se ai sillet jo vetëm si kryetar, por ai sillet tamam si pasha në LDK. Mbase, ndoshta mund të ketë të drejt pasi LDK-në si tokë të babës (me tapi) ia ka dhuruar Fatmir Sejdiu, e ai mund të bëjë, mund të flas dhe mund të të satanizoj siç ai do dhe siç atij ia kënda pa e trembur qerpikun e syrit.
Titullin e shkrimit “Një nënkryetar që sillet si kryetar” e kam pas lexuar kohë më parë në një shkrim përkitazi me zhvillimet politike në LDK, i cili dukej si një shqetësim intelektual që ishte shkruar nga profesorët universitar: dr. Rexhep Gjergjit dhe dr. Zejnullah Rrahmani të cilët kanë qenë edhe struktura udhëheqëse e drejtuese të LDK-së.
Por çfarë janë talljet e Eqrem Kryeziut dhe xhevahiret e tij të kobshme karshi shkatërrimit të LDK-së. Mund edhe të dihet se çfarë synon njeriu që sillet si kryetar e në të vërtetë është vetëm nënkryetar.
Një sprovë që iu doli e suksesshme për ta shkatërruar LDK-në Eqrem Kryeziu bashkë me Kolë Berishën e patën bërë shumë herët, madje që për të gjallë të kryetarit Rugova, pikërisht në Degën e LDK-së në Zvicër, duke ia dhënë prapështinë kësaj dege njëherë e përgjithmonë, duke e qitur atë organizim që ishte për t’u lakmuar në shtratin e Prokrustit. Më kujtohet fare mirë se as kryesia e Degës së LDK-së që ishte prezent, as kryesia qendrore e LDK-së dhe madje asnjëri nga udhëheqësit e intelektualët e LDK-së nuk janë shqetësuar për këtë veprim të Eqrem Kryeziut, thuaja se askush nuk kishte mësuar nga urtia popullore “kur miu kishte kaluar nëpër mustaqet e një burri i cili nuk ishte shqetësuar pse kaloi, por pse miu e mësoi udhën”, dhe në vend se ta shëronin këtë sëmundje kanceroze thuaja se të gjithë u bënë pjesë e këtij veprimi duke u armiqësuar secili ndaj secilit, gjë që plasi në “kuvendin e stupcave”, ku LDK-ja pësoi fraksionin më të madhe që kishte pasur që nga themelimi i saj si një parti politike.
Ndoshta ishte ky shkas i mirë për Eqrem Kryeziut për ta testuar kryesinë qendrore e cila u tregua debile gjatë gjithë këtij dhjetëvjeçari. Eqa, vazhdoi me gafet e skandalet e një pas njëshme të cilat e prunë imigjin e LDK-së në zgrip.
Me kalimin e kohës u panë veprimet ogurzeza të Nënkryetarit që sillet si Kryetar, por i dolën në shesh edhe të palarat aleatit të tij për të cilin sakrifikohej Eqa, i cili ishte kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër i cili nuk i ndenji besnik partisë edhe pse atëherë që të dytë patën derdhur lot krokodili, duke u tallura me kundërshtarin i cili mbante qëndrim diametralisht të kundërt qoftë me Eqrem Kryeziun, qoftë me ish kryetarin e Degës së LDK-së në Zvicër Hysen Gërvallen, i cili jo më që e lëshoi LDK-në duke kaluar në LDD, por ai tashmë shkoi edhe në një subjekt tjetër, kurse Eqrem Kryeziu e kishte për obligim moral, intelektual dhe qe besa edhe politik t’i kërkonte falje qoftë njeriut të cilin e gozhdoi dhe e detyroi të tërhiqet nga të gjitha postet udhëheqëse të LDK-së. Të paktën një kërkim falje deri më tani ka mundur ta bëjë
Po, pyetja jonë është nëse ai do të din të korrigjohej a të përmirësohej si duhet. Vet disfata me përmasa të paparashikueshme në komunën e Prizrenit, vet shkatërrimi që iu bë Degës së LDK-së në këtë qytet nga Eqrem Kryeziu, shpartallimi i një fraksioni nga LDK-ja dhe humbja e zgjedhjeve nacionale dhe atyre për pushtetin lokal lenë për të shpresuar, ndoshta ka me u përmirësuar një ditë Eqrem Kryeziu.
Ne nuk shkuam në vitet `67 për të kalkuluar me biografinë e tij interesante ta zëmë pse në atë kohë të vlimeve politike ka shkuar të studioj albanologjinë në Beograd e jo në Prishtinë se do ta bënte edhe më të koklavitur pozitën e tij jo konstante në raport me njerëzit që e shoqërojnë, po më shumë në raport me normat programore, tatuare dhe pragmatike që i ka LDK-ja.
Do të ishte mirë që në mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm i cili edhe pse flitet se do të mbahet, një numër i madh anëtarësh nuk kanë njohurit se ku do të mbahet, sepse për dërgimin e materialit, raportit dhe pikave të diskutimit as që mund të bëhej fjalë. Megjithatë na mban shpresa se diku mbase diku do të fillojnë reformat për t’u reformuar pastaj edhe administrata publike dhe për t’u reformuar edhe konceptet tejet staliniste që kanë lëshuar rrënjë jo vetëm në LDK, por përgjithësisht në jetën qytetare në Kosovë përgjithësisht.
Mbase duhet të shpresojmë se diçka e mirë diku në Kosovë, në një skaj të saj do të nisë!...
Zvicër, qershor 2010.
*Autori, është anëtarë i LDK-së që nga viti 1989, për vite të tëra ishte anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe i Nëndegës në Kantonin St. Gallen, ku ai jeton. Po ashtu autori i shkrimit ishte delegat në dy Kuvendet e LDK –së në Prishtinë të mbajtura në vitet 1994 dhe 1998, autor i dhjetë librave të publikuar dhe analist politik në kohët më të vështira që kalonte LDK-ja, duke u bërë zëri më autentik i saj.
NJË NËNKRYETAR QË SILLET SI KRYETAR

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi