Beqir Cikaqi: Manifestim kulturor, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës - ''Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell''
Faqja 1 e 1
Beqir Cikaqi: Manifestim kulturor, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës - ''Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell''
NË MANIFESTIMIN KULTUROR, ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË NËNË TEREZËS, NË LECCO TË ITALISË U PROMOVUA DHE U VLERËSUA
]I MREKULLUESHËM LIBRI PUBLICSTIK I ENGJËLL KOLIQIT
“YLLI I DARDANISË RREZATON TOKË E QIELL”[/size]
[/size]
Për këtë kremte të madhe kushtuar letërnjoftimit tonë në botë – Nënë Terezës, kishin ardhur bashkëkombasë tanë nga vise të ndryshme të Italisë, nga vende të shumta europiane dhe mysafirë nga Shqipëria, nga Kosova e nga Mali i Zi. Në promovimin e librit folën: Don Dr Lush Gjergji – biografi numër një i Nënë Terezës, i cili për Te ka shkruar 15 libra, Gjon Ballabani – profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe Brunilda Boçova – shkrimtare e mirënjohur nga Fieri, me 13 libra të botuar.
Shkruan: Beqir CIKAQI
Në fundjavën e parë të qershorit – të shtunën dhe të dielën e 5 dhe 6 të këtij muaji, në Lecco të Lombardisë, mërgata shqiptare organizoi një kremte madhështore kushtuar Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, në 100 Vjetorin e lindjes së Saj. Shoqatat vendore “Nënë Tereza” dhe “Stublla”, çdo gjë kishin përgatitur me kohë, që gjithçka të shkojë mbarë, ashtu siç me të vërtetë e meriton e Lumturuara Nënë Tereza. Ishin ftuar shqiptarët – edhe ata të mërgatës, edhe nga atdheu. Kishin ardhur shumë mysafirë nga rrethet e Milanos, të Bergamos, të Breshës, të Viçencës, të Trevizos, të Padovës, të Veronës e të Triestës, si dhe mërgimtarë nga Gjermania, nga Zvicra, nga Kroacia, nga Sllovenia, nga Austria... Nga Shqipëria kishte ardhur drejtori i shërbimeve sociale të Qarkut të Tiranës – Lulzim Konçi dhe shkrimtarja fierake – Brunilda Boçova, nga Kosova kishte ardhur i pazëvendësueshmi Don Dr Lush Gjergji, profesori dhe veprimtari i dëshmuar – Mustafa Hoxha, i cili është edhe pjesëmarrës i librit që u promovua dhe veprimtari stubllas – Zef Simoni, nga Mali i Zi kishte ardhur arqipeshkvi i Tivarit – Shkëlqesia e Tij Imzot Zef Gashi, i cili udhëhoqi meshën solemne në 100 Vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, në bazilikën e Shën Nikollit në Lecco, që ishte stërmbushur me afër 2000 besimtarë e mysafirë. Kishin ardhur edhe shumë italianë për ta nderuar shenjtëreshën shqiptare në këtë superjubile.
Të shtunën, në mbrëmjen e hershme është zhvilluar tribuna shkencore kushtuar Nënë Terezës, ku të ftuarit specialë, në teatrin famullitar të zonës së Lecco-s – Magianico ligjëruan temat e tyre speciale, të përgatitura për këtë superjubile. Cristina Siccardi – shkrimtare nga Torino shtjelloi temën “Gjithçka filloi në tokën time”, duke argumentuar se shenjtërimi i Nënë Terezës kishte filluar në fëmijërinë e saj, në familjen e shenjtë Bojaxhiu – në vendlindjen e saj, pra në tokën shqiptare. Don Valentino Salvoldi – profesor universitar i filozofisë dhe teologjisë shtjelloi temën “Në shërbim të jetës, mbi gjurmët e Nënë Terezës”, duke argumentuar poashtu se shenjtërimi i Saj filloi në Kosovën e saj të vuajtur por krenare e duke i ftuar të gjithë që të mundohemi t’i përngjajmë asaj me gjestet tona dhe me dashurinë e mirëfilltë universale. Salvoldi shkoi aq larg, saqë tha se bashkëkombasit e Saj, të udhëhequr nga Rugova i urtë e plot dashuri për njeriun dhe popullin e tij, me mësimin e Gonxhes – shën Terezës ia dualën të lirohen përfundimisht nga prangat e robërisë serbe dhe ta bëjnë shtetin e tyre, duke ripërtërirë Dardaninë Antike. Adriano Stasi – shkrimtar nga Lecco e anëtar i Akademisë Papërore Mariane, ligjëroi në temën “E madhe pa kufi”, ku ndër të tjera tha se populli shqiptar ishte dhe do të jetë gjithherë i bekuar nga mrekullitë e kësaj bije të pavdekshme të Tokës së Shqipërisë. Me bekimin e bijës së vet – tha Stasi – ky popull po marshon drejt përspektivës dhe po realizon aspiratat kombëtare, duke marrë edhe hire nga qielli, nga Nënë Tereza e Madhe. Ndërkaq Don Dr Lush Gjergji – vikar i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës e kryebiografi i Nënë Terezës, me 15 tituj librash, të botuara në shumë gjuhë botërore, shtjelloi temën “Nënë Tereza – figurë shembulore e popullit shqiptar”, duke theksuar se mrekullitë e Nënës nuk do i mungojnë kurrë popullit tonë dhe se ne do të mundohemi deri në fund t’i ngjasojmë zemrës së saj të madhe.
Tribunën e ka shpallë të hapur kryetari i Shoqatës “Stublla” – Zef Krista, kurse në emër të popullit vendas ka përshëndetur kryebashkiaku i Lecco-s – Virginio Brivio, i cili ndër të tjera ka thënë se institucionet dhe populli i këtushëm ndjehet krenar që në mesin e tyre ka një komuinitet të madh bashkëkomasish të Nënë Terezës, që janë pasuri e madhe për këtë shoqëri. Tribunën, me valle speciale me motive nga një këngë për Nënë Terezën e ka freskuar artistikisht grupi i sapoformuar i valltarëve “Fluturat”, ndërkaq shoqatat organizuese të kremtes kanë shtruar për mysafirët një koktej freskues.
Në orët e vona të mbrëmjes, në teatrin e bukur të françeskanëve “Cenacolo”, rreth 70 artistë të Kompanisë CPO’93 – nga Osnago, kanë shfaqur spektaklin muzikor-artistik “Lapsi i vogël i Zotit”. Ishte një spektakël që zgjati afër tri orë dhe që kishte një nivel artistik shumë të lartë dhe të këndshëm.
Të dielën e 6 qershorit, kremtja vazhdoi në bazilikën e Shën Nikollit, me meshën solemne kushtuar së Lumes Nënë Tereza, të bashkëcelebruar nga shumë priftërinjë shqiptarë e italianë, udhëhequr nga arqipeshkëvi i Tivarit – Shkëlqesia e Tij Imzot Zef Gashi. Megjithëse e madhe, bazilika ishte e stërmbushur me besimtarë e mysafirë shqiptarë e italianë, sepse për ta nderuar Nënën Shqiptare të mbarë botës, atje ia kishin mësy mbi 2000 persona.
Pasi u krye mesha, kremtja vazhdoi në një sallë të bukur, në zonën e Lecco-s – Pescarenico, pikërisht në sallën “Officina della Musica” (Punëtoria e Miuzikës), në via Plava, nr. 5. Në sallë kishin arritur mbi 600 persona e disa qindëra kishin ngelur në ambientet e jashtme, sepse nuk kishte vend për të gjithë të interesuarit.
Aty kremtja vazhdoi me pikën kulminante – me promovimin e librit të autorit Engjëll Koliqi, kushtuar Nënë Terezës në këtë superjubile të lindjes së Saj – “Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell”, botuar këto ditë në Shtëpinë Botuese “Rugova Art” në Prishtinë. Promovimin e udhëhoqi moderatori Adrion Andreja, i cili sapo ka mbaruar fakultetin e shkencave politike në Universitetin e Milanos. Në tavolinën e stolisur me lule dhe me disa libra të sapoarritura nga Prishtina, ishin ulur kryebiografi i Nënë Terezës e recenzenti i librit – Don Dr Lush Gjergji, Arqipeshkëvi Zef Gashi, Don Marjan Demaj – misionar në Lucern të Zvicrës dhe profesori Gjon Ballabani. Pastaj aty erdhi edhe shkrimtarja fierake Brunilda Boçova.
I pari fjalën e mori Don Lushi, i cili ndër të tjera tha, më sa vijon:
“...Librin që së shpejti do ta keni në dorë, dhe unë shpresoj jo vetëm në dorë por edhe në zemër, është një përmbledhje e mrekullueshme që bëri Engjëll Koliqi, duke nxjerrur të vjetrat dhe të rejat – siç thotë Shkrimi Shenjtë dhe duke paraqitur tiparet karakteristike të Gonxhe Bojaxhiut – të Motrës Tereze, të Nënës Tereze, të së Lumes Tereze dhe së shpejti të Shën Terezës Sonë – e thërrasim e Kalkutës, por Ajo është dhe mbetet gjithmonë e jona... Si e kam lexuar, si e kam kuptuar dhe si dua të jua paraqes unë këtë libër? Në rend të parë është një përmbledhje e krijimtarisë mbarëshqiptare kushtuar Nënë Terezës... Kjo është pika e parë. Engjëlli e bën një gërshetim, një përpilim, një përmbledhje, një orkestër të krijuesve shqiptarë... Karakteristika e dytë e këtij libri është – Engjëll Koliqi nuk ndalet vetëm te shqiptarët, sepse Nëna Tereze ishte dhe do të mbetet gjithmonë bijë, motër dhe nënë shqiptare, por Ajo është bërë edhe Nënë e mbarë botës. Prandaj, Engjëlli merr edhe gjërat e bukura, të cilat i ka thënë bota, sidomos personalitetet e shquara të botës mbarë, ndër të cilët ishte Papa Gjon Pali II, pastaj personalitetet e njohura – drejtues të vendeve më kryesore të botës, si – Bill Clinton, Tony Bleer, Jack Chirac e mandej edhe personaliteti me i madh i përgjithshëm dhe i të gjitha kohërave, i kulturës sonë, që ishte, është dhe mbetet gjithmonë kryepersonalitet i kulturës sonë – përfaqësuesi dhe ambasadori ynë në botë – Ismail Kadare, si dhe shumë të tjerë. Dhe pjesa e tretë – karakteristika e tretë e këtij libri, është se Engjëlli shkruan në ndërgjegjen e njeriut. Nuk mjafton ta dijmë çka kanë shkruear shqiptarët për Nënën Tereze, nuk mjafton të dijmë çka ka shkruar bota për Nënën Tereze. Por Nëna Tereze e ka një fjalë, e ka një porosi për çdo njeri – prandaj për çdo shqiptar, vëlla e motër. Dhe shih për këtë ky libër mund të lexohet jo vetëm me sy, jo vetëm me mendje, por mbi të gjitha – me zemër. Mu për këtë e përgëzoj autorin Engjëll Koliqi dhe dëshiroj që ju ta merrni sa më parë dhe të filloni që përmes këtij libri të shoqëroheni me Nënën Tereze, sepse Ajo është e Lume, Ajo është e gjallë, Ajo ndërmjetëson për popullin tonë e për Kishën tonë. Ajo lutet për ne... Në NënënTereze e kemi modelin e vuajtjes e të flijimit, modelin e dashurisë, e cila kalon çdo kufizim. Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën, dhe – pa dashuri e flijim – do të na thoshte sot Nëna Tereze – jeta nuk ka kuptim.
Ju falemnderit për vëmendjen dhe Engjëllit urime të përzemërta”!
Pastaj e mori fjalën profesori i gjuhës dhe letërsisë shqiptare nga Stublla, edhe ai mërgimtar në Lecco – Gjon Ballabani, i cili lexoi vështrimin e tij special, të titulluar “Në kulmin e dashurisë rrezet e shenjtërisë”. Gjoni vështrimin e tij të kritikës letrare e kishte ndërlidhur me ecjen iliriko-shqipatre nëpër shekuj – në histori dhe ndër të tjera tha: “...Ne, mërgimtarët shiptarë që jetojmë në Lecco e rrethinë sot jemi më të lumtur, sepse nga gjiu ynë, për Nënën doli një dhuratë shumë e vlefshme. Është ky libri i krijuesit të vyeshëm Engjëll Koliqit, që e titulloi: “Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell.” Po ta marrim e ta studjojmë qëllimin dhe porosinë e autorit, që ta ketë një simbolikë më të gjërë me theks të veçantë, se në harkun e lashtësisë buron edukata e shëndoshë e ilirisë, që populli ynë e ruajti me një zell e përkushtim të pakrahasueshëm gjatë historisë së përgjakshme. Një popull besnik ndaj Hyjit dhe atdheut me edukatën fetare e kombëtare e kuptoi se në kulmin e dashurisë, zemrën e njeriut e ngrohin rrezet e shenjtërisë. Nga të gjitha këto vuajtje e martirizime, populli ynë u kalit në sprova dhe i dhuroi botës njerëz të luftës dhe të paqes. Po i veçojmë: Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, i cili ishte atlet i Krishtit, në mbrojtjen e krishtërimit, njëherit pararojë e Europës, gjatë sundimit otoman. Figura tjetër është personaliteti i famshëm, qo sot po e përkujtojmë në 100 – vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, e cila e pushton botën me dashuri. Portretin e kësaj Gruaje, nëpërmjet simbolikës së Yllit të Dardanisë, autori don ta mbajë në lidhje me kulturën e lashtë ilire duke na i përkujtuar shenjtërimin e martirëve të Dardanisë që fillon me: Shën Florin dhe Shën Laurin; si dhe me shenjtër të tjerë të Ilirisë: Shën Prokulin, e Shën Maksimin, Shën Niketën e Shën Jeronimin, si dhe shumë shenjtër të tjerë të njohur e të pa kanonizuar nga ana e kishës prej popullit iliro – shqiptar, është personaliteti më i ndritur Nëna Tereze, e cila frymëzon e ngroh me rrezet e dashurisë. Gjatë strukturimit të kësaj vepre autori ka derdhur tërë mjeshtërinë prej krijuesit – prej përvojës së gazetarit dhe prej përvojës së pedagogut, na bënë me dije se edukata e shëndoshë fetare dhe familjare tek shqiptarët është orientimi më i përsosur i dashurisë dhe shenjtërisë. Kur jemi te cilësimi i librit mund të radhitet në rangun e një monografie apo të një antologjie për Nënën e Madhe të shekullit të XX. Duke lexuar parathënien e librit, ia zgjon kureshtjen lexuesit, që me etje më të madhe të nxjerrë mësimin dhe porosinë e librit, shumë i respektuari Don Lush Gjergji, më bënë përshtypje kur thekson se: realizimi i një ëndërre të madhe për ta botuar një monografi ku do të përfshiheshin edhe autorë opinionesh e shkrepëtimash artistike për Nënë Terezen, nga Shqipëria, sepse kur e kishte botuar monografinë “Lule për Nënën”, në 75 - Vjetorin e lindjes së Saj – më 1985, kjo gjë ishte e pamundur, sepse Shqipëria ishte e mbyllur hermetikisht nga diktatura e tmerrshme komuniste. Kjo punë e bërë ishte nevojë e kohës dhe meriton një mirënohje për një angazhim kaq profesional të studiuesit të mirënjohur Engjëll Koliqi, për hartimin e kësaj vepre kapitale.
Duke realizuar një vepër të madhe, autori ia ka dalur t’ia percjellë opinionit mesazhin e Nënës për Dashuri ndaj Zotit dhe ndaj njeriut nevojtar. Është mjaft tërheqëse dhe me një domethënie të thellë piktura e Kryemjeshtrit shqiptar Ibrahim Kodra, që artisti do të mundet t’i kuptojë porositë e krijuesit dhe porositë e Nënës. Vlen të theksojmë se në këtë libër mundemi t’i gjejmë edhe mesazhet e opinionet e personaliteteve tona institucionale, religjioze e letrare, si: Dr. Sali Berisha, Dr. Fatmir Sejdiu, Dr. Rexhep Meidani, Sabri Koçi, Don Dr. Lush Gjergji, të ipeshkëvinjve Imzot Angelo Masafra, Imzot Rrok Mirdita, Imzot Nikë Prela, Imzot Mark Sopi, Imzot Dodë Gjergji, Imzot Zef Gashi, Imzot Hil Kabashi, Ismail Kadarea, Visar Zhiti, Ali Podrimja, Mirko Gashi, Naim Kelmendi, Ramadan Musliu e të tjerë. Autori këtë mesazh e ka përcjellë bukur edhe përmes opinioneve e shkrepëtimave artistike të personaliteteve të diasporës sonë – të Mark Shkrelit, Kozeta Zylos e Drita Bojaxhiut nga SHBA, të Vitore Stefa – Lekës, të Pashk Ballabanit, të Baki Ymerit, të Shefqet Dibranit, të Jeton Kelmendit, të Mimoza Salit, të Agim Gashit, të Pal Sokolit, të Beqir Cikaqit, të Gëzim Muçollit, të Arsim Mulliçajt, të Xhavit Mahmutit e të tjerëve nga Europa. Sidomos duhet çmuar edhe kontributi i madh i Pandeli Paskos – Kutelit, që përmes intervistës me të vëllain e Nënë Terezës – Lazër Bojaxhiut, të vitit 1979, ka shprehur vuajtjet e mëdha shpirtërore që Nënë Terezës ia kishte sjellë diktatura komuniste e Shqipërisë, duke mos ia mundësuar të jetë pranë Nënë lokes - Drane e Motrës Age, as në çastet e fundit të jetës, te shtrati i vdekjes, megjithë lëvizjet e mëdha diplomatike, nuk mundet ta realizonte kërkesën...
Jashtëzakonisht bukur është përshkruar edhe kontributi i Nënë Terezës për Shqipërinë dhe popullin shqiptar dhe kontributi i Saj i pamohueshëm dhe historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me dëshiminë e ish presidentit amerikan Bill Clinton. Me këto fakte, në mënyrë mjeshtërore mbyllen gojërat e aventuristëve të tërbuar, që mundohen ta mohojnë dhe ta zhvlerësojnë shenjtërimin e Nënë Terezës dhe kontributin e pamohueshëm historik që Ajo ka dhënë për kombin e vet, derisa jetonte në këtë botë, mes nesh.
Autori i librit, Engjëll Koliqi, me një përkushtim e devotshmëri ka derdh mundin dhe aftësinë e tij intelektuale, që duke krijuar këtë vepër madhore, na ka afruar dhe dhuruar dashurinë e Nënë Terezës. Padyshim se ia ka arritur qëllimit sepse, personazhi për të cilin shkruan është i dashur e tërheqës, pa dallime ndaj: ideologjive fetare e politike; pa dallime në etni, gjuhë, ngjyrë... Unë do të thoja se çdo familje duhet ta shfrztëzojë rastin t’i blej të gjitha librat e Nënë Terezës. Në veçanti libri “Ylli i Dardanisë...” është libër për të gjithë, sepse me shumëllojmërinë e temave që trajton në prozë, poezi, fotografi të ndryshme të veprave të artit figurativ, kanë mundësi ta kuptojnë në buzëqeshjen e saj pranimin e jetës dhe në rrudhat e fytyrës së Nënës vërejmë dashurinë në veprim... Padyshim libri i Engjëll Koliqit “Ylli i Dardanisë...”, meriton një studim dhe vlerësim kritik më të denjë.
Duke përmbyllur këtë vlerësim, e falenderojmë autorin e librit Engjëll Koliqin, për këtë vepër kolosale, me urimin dhe dëshirën për punë të ardhëshme, që të na sjellë vepra me nivel të lartë të stilit europian.
Nuk mundemi ta përfundojmë këtë promovim të librit dhe këtë manifestim të 100 – vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, pa i falënderuar shoqatat dhe të gjithë ata që kontribuan në publikimin e këtij libri shumëdimensional e të përgatitur me mjeshtëri të rrallë, posaçërisht autorin për idenë e shkëlqyeshme, për gjurmimet e mëdha shkencore-historike e për mbledhjen e nektarit të bukur për ta vezulluar në këtë përvjetor për Shenjtëreshën tonë të Madhe dhe veprën e saj të shenjtë. Një përshëndetje speciale kam edhe për biografin Numër Një në Botë të Nënë Terezës – Don Dr. Lush Gjergjin, që dha kontributin e Tij shumë të çmueshëm dhe të lartë, me një parathënie, siç di ta bëjë vetëm Ai. Siç thotë edhe vetë titulli, vërtetë Ylli i Dardanisë rrezatoftë gjithmonë nëpër shekuj e në amshim tokë e qiell e qoftë shembull tipik i njerëzisë dhe shenjtërisë, në këtë botë dhe në botën e amshuar, ashtuqoftë!”
Pastaj fjalën e mori shkrimtarja e re, e ardhur posaçërisht për këtë manifestim nga Fieri – Brunilda Boçova , e cila poashtu e vlerësoi lartë këtë libër, duke cilësuar që në titullin e vështrimit të saj – vlerë mbi vlera, një libër monument. Zonjusha Boçova, me përvojën e saj letrare, me 13 libra të botuar, në kritikën e saj letrare, ndër të tjera ka thënë: “...Krenaria , për këtë dhuratë—suprizë , jo vetëm këtu ku jemi mbledhur për t’a promovuar , por edhe më gjerë ku do të rrezatojnë mendimet rreth këtij botimi , si vetë titulli i librit përtej viseve të kaltra shqiptare dhe më gjerë, pra : «Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell» , i autorit Engjëll Koliqi, është dhe do të mbetet brezave për të Madhen Nënë Tereza një shkrim monografik jetësor me përmasa jashtë dimesionales !
Ky libër i shenjtë…, por i shtrenjtë do të shprehesha më qartë, për figurën e Saj pasuron jetën , shpresën e forcon besimin tek brezat për dashurinë dhe burimin e pashtershëm të lutjeve që Ajo kishte ndaj të madhit Zot , dhe që Ajo nuk i humbte kurrë ato (shpresat) në udhën e së drejtës mbështetur rrënjëve të thella të besimit në Zot! Ёshtë në nderin e tërë brezit të ri të nderojnë dhe respektojnë Shenjtoren Shqiptare, Nënë Tereza. Figura të tilla historike shenjtëruese përcjellin tek ne mesazhe të mëdha për qëllimin fisnik të jetës, paqen dhe lumturinë, dashurinë dhe mirëkuptimin , qytetarinë dhe progresin, për të cilat ajo luftoi dhe shërbeu tërë jetën e saj…., dhe nuk u kthye kurrë pas në misionin e saj fisnik! Ёshtë një krenari e vaçantë kombëtare dhe mbarëkombëtare, që një grua e rritur dhe e edukuar në një vatër shqiptare, sot të ketë përmasa të tilla, që të tërheq vëmendjen e botës dhe të bëhet shembull i gjallë i mirësisë dhe lumturisë . Dhe ja sot, me këtë libër që ne kemi në duar kemi përmbushur një ëndërr të madhe jo vetëm tonën, por dhe të vetë Z. Koliqi - publicistit dhe poetit të lirikave të dhembjes për jetën dhe dashurinë, që rënkojnë për atdhedashurinë dhe kohën e shkuar, ku me përkushtim ka bërë një punë të kujdesshme në artikulimin material të të dhënave dhe i ka renditur ato në libër, si ai “kopshtari i moçëm” që kujdeset për lulet e tij dimër-behar që të jenë në gjelbërim !
Gërshetimi i materialeve në libër ka vetëm një emër Engjëll Koliqi! Ideimi i autorit me këtë libër me vlera të larta patriotike, ku historia, humanizmi, dashuria dhe shenjtërimi i figurës së Nënë Terezës në këtë 100-Vjetor të Lindjes së Saj, ka krijuar një mozaik të vaçantë vlerash, që Ajo i meritonte dhe i kishte krijuar, si mes njerëzve të thjeshtë dhe figurave të nderuara publike të mbarë botës!...
... Botimi i këtij libri nga z.Koliqi, me këtë Figurë Madhore ia rritë më tepër vlerat si vetë autorit, por dhe të gjithë ne, pjesë e Saj , Vlerë mbi Vlera! Nënë Tereza, ky simbol i Paqes dhe Dashurisë është një emblemë që ngrihet në shkallë mbinjerëzore , me vepër të madhe dhe të pavdekshme - Qindvjetori i Lindjes! Kujtimi i Saj vjen sot tek ne , si dhe në mjaft popuj të botës, i gjallë, si një monument shpirtëror i pavdekshëm. Mundi dhe dashuria e autorit për nxjerrjen në dritë të këtij libri është gdhendur në çdo rrudh-mendimi të tij , si mjeshtëria që i ka dhënë ballinës dhe piktori ynë i Madh Ibrahim Kodra!...
... Mbi të gjtha me librin : «Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell», të autorit Engjëll Koliqi, Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu), do të mbetet edhe një dritë më tepër në shpirtin e çdo shqiptari, si dhe një figurë që nuk njeh kurrë dimensionalitet për kontributin e Saj tek ne në Shqipëri, por edhe në pavarsinë e Kosovës! Pëcjellshmëria e çdo mesazhi është dhënë i gjallë dhe bëhet më kumbues në penën, letrën, mendjen dhe fjalët përcjellëse të vetë autorit: «Ajo është Ambasadorja e së Vërtetës dhe e Dashurisë, e Drejtësisë …….” dhe kjo vlerë e Saj nuk ka, as nuk do te ketë kurrë Çmim…………… - thotë autori, sepse mbi të gjitha qëndron Fisnikëria e Saj dhe Rrezaton Ylli i Dardanisë si në Tokë e Qiell, dhe ashtu do të rrezatojë dhe libri i Engjëll Koliqit, brezave!”
Pastaj e ka marrë fjalën autori i librit, i cili nuk ka folur shumë për librin, veçse ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre të çmueshëm – moral, autorial e material, në bërjen e këtij libri. Në radhë të parë ka falënderuar Dom Lushin, i cili e ka motivuar dhe e ka ndihmuar në këtë projekt madhor. Pastaj ka falënderuar Fatos Faslliun, që ia ka siguruar të botojë për herë të parë në ballinën e këtij libri, pikturën e kryemjeshtrit tonë të artit – Ibrahim Kodra. I ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në libër – ata që ishin të pranishëm dhe ata që nuk ishin, si dhe shoqatat shqiptare në mërgatë, që përfaqësoheshin në këtë ngjarje të madhe. Engjëlli pastaj, duke falënderuar shoqatën e këtushme, që e sponzorizoi botimin e librit, apeloi te të gjithë ta marrin me një ofertë financiare, sepse çmim nuk i ka vënë, duke theksuar se të gjitha mjetet financiare të grumbulluara nga ky libër, Shoqata do i përdorë për t’i ndihmuar të sëmuarit dhe nevojtarët në Kosovë e në Shqipëri. Rrjedhshëm e theksoi porosinë e tij, që e shkruante edhe në autografët e tij në libër – mesazhi i dashurisë së Nënë Terezës u zbatoftë në zemrat tona.
Në fund autori apeloi te të gjithë të pranishmit që t’i hapin zemrat në drejtim të nevojtarëve e të përmbushin kështu dëshirën dhe amanetin e Nënë Terezës, duke i përngjarë sado pak Asaj e duke ecur binarëve të traditave tona të shenjta kombëtare.
Pastaj vogëlushja Rinesa Maliqi, nga Shoqata “Kosova e Lirë” me seli në Magenta të Milanos recitoi mrekullueshëm një poezi speciale për Nënë Terezën, për çka u duartrokit frenetikisht nga qindëra të pranishëm. Pastaj autorit të librit iu bënë dy dhurata speciale. Lulzim Konçi ia dhuroi një portret të Nënë Terezës, të blerë special për këtë rast në Tiranë, kurse Gafurr Buduri (piktor prizrenas që vepron në Milano e që ka punuar shumë me Kryemjeshtrin Ibrahim Kodra), ia dhuroi një pikturë të Nënë Terezës me një fëmijë, të pikturuar special për këtë rast.
Këtë promovim të bukur e zbukuroi edhe programi shumë i këndshëm artistik, i realizuar nga Ansambli i shoqatës “Sofra Shqiptare” dhe nga Grupi i Valleve “Fluturat”. Duhet veçuar këngët e bukura e speciale, të kënduara nga Gjergj Kaza, Luan Qokaj, Majlinda Xhelili-Kapidani, Luz Koliqi e të tjerë. Të përmendurit kënduan këngë të bukura për Nënë Terezën, për historinë tonë të lavdishme kombëtare dhe këngë lirike. Programin e udhëhoqi Ndue Qokaj, kryetar i Shoqatës “Sofra Shqiptare”, i cili edhe foli mbi figurën madhore të shenjtëreshës së Dashurisë – Nënë Terezës.
Organizatorët kanë ofruar për të gjithë të pranishmit ushqim e pije gratis, vetëm me oferta që do të përdoren në misione humanitare.
Kryetari i Shoqatës “Stublla” Zef Krista duke u përshëndetur me kryebashkiakun e Lecc-s – Virginio Brivion |
Pamje nga tribuna shkencore e së shtunës mbrëma: Don Dr Valentino Salvoldi, Cristina Siccardi, Adriano Stasi, Don Dr Lush Gjergji |
Grupi i valleve “Fluturat” zbukuruan festën |
Në Bazilikën e Shën Nikollit, në mbarim të meshës solemne |
Pamje nga promovimi i librit |
Pamje nga promovimi – Don Dr Lush Gjergji duke folur |
Prof Gjon Ballabani flet në promovim |
Vlerësime të larta i jep librit edhe shkrimtarja fierake Brunilda Boçova |
Përcjell mesazhin e Nënës dhe falënderon të gjithë autori i librit |
Rinesa Maliqi duke recituar |
Lulzim Konçi i dhuron autorit portretin e Nënë Terezës |
Mjeshtri Gafurr Buduri i dhuron autorit të librit një pikturë të veten |
Majlinda Xhelili-Kapedani dhe dueti Qokaj-Kaza këndojnë këngë të bukura lirike |
Luz Koliqi këndon bukur këngën Moj Kosovë ta lumsha synin |
Gjergj Kaza e Luan Qokaj, ëmbël i këndojnë Nënë Terezës |
Këtij promovimi i dhuruan valle speciale edhe grupi “Fluturat” |
Autori i librit, duke i përshëndetur mysafirët që përfaqësonin shumë shoqata shqiptare në vise të ndryshme të Italisë |
Treviso, qershor 2010
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» NË LECCO TË ITALISË U PROMOVUA LIBRI “YLLI I DARDANISË RREZATON TOKË E QIELL”
» Asllan Dibrani:Në Emmendingen të Gjermanisë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës u hap ekspozitë artistike e krijuesve Shqiptarë
» Beqir Sina:SHBA, pullë postare me portretin e Nënë Terezës
» 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës
» Naxhi Egriu: PËRKUJTIM ME RASTIN E 50 VJETORIT TE LINDJES
» Asllan Dibrani:Në Emmendingen të Gjermanisë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës u hap ekspozitë artistike e krijuesve Shqiptarë
» Beqir Sina:SHBA, pullë postare me portretin e Nënë Terezës
» 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës
» Naxhi Egriu: PËRKUJTIM ME RASTIN E 50 VJETORIT TE LINDJES
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi