Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Demaku: LDK duhet të përgatitet për ti ndërruar rrjedhën historisë së sotme të Kosovës

Shko poshtë

Fadil Demaku: LDK duhet të përgatitet për ti ndërruar rrjedhën historisë së sotme të Kosovës Empty Fadil Demaku: LDK duhet të përgatitet për ti ndërruar rrjedhën historisë së sotme të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 22, 2010 3:42 pm



Fadil Demaku: LDK duhet të përgatitet për ti ndërruar rrjedhën historisë së sotme të Kosovës 28986_1291646699688_1485887649_741502_1747773_n




Fadil Demaku: LDK duhet të përgatitet për ti ndërruar rrjedhën historisë së sotme të Kosovës

Ashti i ngjitur bëhet më i fortë nga që ishte para thyerjës. Nuk do të jetë kurrëfarë privilegji të jesh në ballë të LDK-së nesër, por përgjegjësi e lartë dhe ballafaqim me krimin politik dhe ekonomik më të rënd në historinë e Kosovës. Kësaj radhe nuk do të prodhojmë vetëm president të Kosovës dhe "jetë idilike presidenciale"për askend. Kësaj radhe duhet të përgatitemi për ti ndërruar rrjedhën historisë së Kosovës. Ju lus të mos pranoni detyra, nëse nuk jeni i gatshëm të sakrifikoheni për demokracinë dhe lrinë e mirëfilltë. Nuk do të lejojmë të përfundojmë si qyqarë përballë stuhisë shkatërruese që ka mbërthyer vendin.

Fadil Demaku: LDK duhet të përgatitet për ti ndërruar rrjedhën historisë së sotme të Kosovës 31436_1301961717557_1485887649_766406_198041_n


Unë gjithëmonë kam konsideruar se LDD dhe LDK janë vetëm krihët e plagosur të Lëvizjes Demokratike të Dr.Ibrahim Rugovës. Edhe njëra palë edhe tjetra ranë në kurthat perfide që ngriste PDK dhe njerëzit e saj të përkryer për një gjë të tilllë. Këto kurthe i kishin ngritur edhe më herët njerëzit përreth presidentit, si Hydajet Hyseni , Ramë Buja...me shokë, përmes veprimeve ilegale të çthurjes brenda për brenda të LDK-së. Ata ishin perfidë me veprimet e tyre të përkryera nga nëntoka dhe këto do të kurorëzohen në ditën e për çarjes së LDK-së.
Për të gjallë të presidentit ishte e pamundur të ndodhte një plasaritje e tillë, sepse ishte emri i tij që i mbante të heshtura frakcionet, që po krijonin përçarësit nga radhet e partive tjera, që ishin afirmuar si pjestarë të LDK-së.
Vdekja e presidentit sheshoi për një moment interesat e ngushta të frakcioneve në LDK dhe emrat me renome të politikës dhe kulturës kosovare, prej së cilës rrodhi ajo. Regjisori Fadil Hysa na del si kundërshtar i presidentit që i dha emër atij në politikë edhepse ai ishte vetem emer i kulturës, ndërsa si politikan ishte vetëm dështak e mjeran, siq u dëshmua. Pasatj Milazim Krasniqi, njeriu që betohej në emrin e Rugovës dhe cdo bisedë e niste dikur "Ibra thotë..." dhe e mbaronte "siq do të thoshte Ibra..."
Sa lehtë u shitën për interesa të vogëla njerëzit!
E nejta gjë ndodhi me kuadrot tjera të LDK-së. Mund të them se LDD, fillimisht ishte krahu më ekstrem që identifikohej me emrin e Dr. Rugovës, për dallim nga krahu tjetër i plagosur i drejtuar nga Fatmir Sejdiu dhe Eqrem Basha, që u vunë tërësishtë në shërbim të Hashim Thaqit dhe ruajtjës së postit të presidentit për Fatmirin.
Fatmiri na dilte si njeriu më labil dhe më fajtor për gjendjen në LDK-në e shkatërruar. Përveq postit të presdientit si duket asgje nuk iinteresonte Fatmir Sejdiut dhe një gjë e tillë humbi interesimin e masave për LDK-në.
Nga ana tjetër krenaria karakteristike e Dacit dhe tendenca për ta tjetërsuar ngadale karakterin dhe Programin e LDD-së drejt një partie të profilizuar si tipike e tij bëri që antarësia edhe njëherë të mendohet mirë se kjo nuk është ajo për çka ishin përcaktuar që në fillim. Natyrishtë, në LDK dhe LDD kishim të bëjmë me një antarësi më të pjekur politike dhe të vetdijësuar më lartë në aspektin politik nga antarësia e Partive tjera opozitare, që zakonisht përbehen nga antarë, kryesishtë me vetdije të paformuar politike dhe shpesh të pavetdijshëm pse përkrahin partinë e caktuar.
Prandaj pasojnë kërkesat për një ribashkim, sepse ndarja që ndodhi në LDK ishte fatale për fatin e demokracisë kosovare, duke u krijuar mundësinë e marrjës së pushtetit të forcave politike të mykura dhe kuadrove me vetdije politike të viteve të dyzeta të shekullit të kaluar, që Kosovës i dhanë një grushtë të rënd duke e kthyer pas për pesë dekada.
Unë humba edhe Partinë time që i besoja dhe më nuk desha ti takoj asnjeres. Mendova të nis një parti të re që do të bashkonte të gjithë të dëshpëruarit nga shkatërrimi i LDK-së, por në disa biseda me miq ishte ideja që e përqafova me lehtësi, ajo e bashkimit të LDK-së. Nuk kisha pretendime për karrierë personale, por të gjitha këto isha i shtyrë nga një forcë e brendshme që më shtyente të rikthejmë prestigjin e Lëvizjes Demokratike të presidentit Rugova.
Unë pajtoj me të gjithë ata që mendojnë se me këta njerëz aktual nga të dy palët që tradhtuan idealet dhe rrugën e vërtetë demokratike të nisur dikur me LDK-në dhe Dr. Ibrahim Rugovën nuk mund të presim rezultate të mëdha edhepse ato nuk po mungojnë dhe se rruga e bashkimit nuk ka të ndalur.
Jam i bindur se brenda këtij viti dhe pas ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdo nëpër të gjitha organet drejtuese të Degëve e Nëndegëve si dhe Këshillit Qendror të LDK-së, ajo do të marrë primatin si krah i djathtë politik i Kosovës.
Unë besoj në rikonsolidimin e radhëve të LDK-së, madje ashtu siq ishte dikur në kohën e Dr. Rugovës. Shkenctarët thonë se ashti pas thyerjës dhe ringjitjes bëhet edhe më i fortë nga që ishte. e këtillë do të jet edhe LDK-ja.
Një numër i madh i antarëve të ndershëm të PDK-së do të dëshprohet keq nga korrupcioni dhe krimi në të cilin janë futur të adhuruarit e tyre,pasi edhe gjyqesia të dëshmojë fajësinë e tyre. Edhe te ata që kanë gjetur mënyrë t'ua falin gabimet dhe mospërvojen totale për të bërë politikë demokratike, ata po pësojnë për ditë. Interesat e vogla të disa individëve të ndershëm, që i bëjnë të thirren ende në emrin e PDK-së, do të bjerë domosdo. PDK ka mundësi ende të mbajë regjionet me vetdije të ultë politike, që ende mburren me asgjë, por intelektualët e mirfilltë po zhgënjehen për ditë. Të gjitha këto më bëjnë të besoj në një të ardhme të afërt të LDK-së si forcë numër një.
Fati i LDD-së e pret e PDK-në që së shpejti do të shkrihet në Vetvendosjen e Albin Kurtit.
Cilët do të ishin ata që do të udhëhiqnin me LDK-në e re dhe të bashkuar?
Numri më i madh nga po këto kuadro që u dëshmuan me aktivitetin e tyre si luftetarë të devotshëm kundër krimit dhe korrupcionit , që ka mbërthyer Kosovën nën qeverisjen e PDK-së dhe LDK-së së tanishme, nëpër Degët e Nëndegët si dhe Këshillat Qendrore drejtuese të LDK-së dhe LDD-së. Natyrishtë, duke u çliruar nga bashkëfajtorët e këtij krimi si dhe atyre që bënë LDK-në të humb karakterin kosovar.
Në veçanti Këshilli Qendror, duhet domosdo të çlirohet nga një numër i madh i antarëve, duke u lënë hapsirë kuadrove që shohin përtej regjioneve të tyre, përtej intersave vetiake, përtej pasurimit individual në emër të gjakut të bashkëluftëtarëve.
Ata që në plan të parë shohin Kosovën, perspektivën e brezave që po rriten dhe nuk qajnë kokën për kërcnimet dhe arrogancën e forcave të errëta e destruktive, që kanë pushtuar Kosovën.
Ata që do të jenë të gatshëm dhe futen në aksionin e EULEX-it për çrrënjosjen e krimit të organizuar dhe korrupcionit shtetëror, pastaj hapjen e proceseve të gjykimit kundër terrorizmit të kuq enverian të realizuar përmes SHIK-ut, si organizatë ilegale terroriste në Kosovë.
Nuk do të jetë privilegje të jesh në ballë të LDK-së në periudhen që pason dhe askush nuik do ti shpetoj gjykimit edhe nëse tenton të fshihet pas ndonjë funksioni në LDK.
Drejtuesit nuk guxojnë të kursejnë askend as ng aradhët e veta, nëse është futur në rrugën e së keqes...
Ndër këta kuadro unë shoh edhe mikun tonë Hafiz Gagicën i cili për vite me radhë ishte përkrah presidentit Rugova dhe emër i madh i pavarësisë së Kosovës. Ai ishte shoqëruesi i parë i presidentit gjatë rrugëtimeve të tij të paqës dhe lirisë së Kosovës. Ai ishte përherë në ballë të aksioneve historike që organizoi mërgata shqiptare në Evropë. Hafizi nuk është i lidhur me emrat e sotëm që përfliten në opinionin kosovar si të kyqyr nëpër forma të ndryshme të kriminalitetit politik ose ekonomik, përkundrazi ka qenë halë në sy e forcave të errëta politike të Kosovës, që tentojnë historinë të kthejnë pas.
Hafizi është i çliruar nga paragjykimete çfardo lloji dhe meriton ti besohet ky rikonsolidim i LDK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi