Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: VAJTIMI I CIGANKËS

Shko poshtë

Vullnet Mato: VAJTIMI I CIGANKËS Empty Vullnet Mato: VAJTIMI I CIGANKËS

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 23, 2010 2:14 pm

Vullnet Mato: VAJTIMI I CIGANKËS 35778_1280524864397_1568334934_30560248_5214224_n


Vullnet Mato: VAJTIMI I CIGANKËS 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n
Vullnet Mato

VAJTIMI I CIGANKËS

Përrenjtë
luhateshin në terr,
thëllimi fryn
çadrat si gajde.
Fryma e ftohtë
e mesnatës
ia thotë këngës,
ik e hajde.

Dhe prapë dielli
zë e dridhet.
Udhë,
o e pasosur udhë...
Prapë nga lart
hëna si dajre,
në valle retë
djersit e qull.

Ulet bora –
pulëbardhë
buzë përroit
të mufatur.
Dridhet
zëri i cigankës
porsi psherëtimë
e zgjatur...

Vajton me lemeri,
sa ngre mornica,
birin e vetëm
që s'u bë motak,
kallkanosur
nga ngrica
te përroi
në monopat:

O gushëkuq,
ore flori !
O bir ku shkove,
kush të jep gji !?
Si s’vjen përroi
më merr me vete,
të jap cic’ nëna
atje ku fjete!...

Ta tund djepin,
nëna, o shpirt,
tek ai ylli yt
që të bën dritë.
Mbase atje,
ka për të dy
një copë mur,
nën një çati! ...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi