Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri:Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare

Shko poshtë

Baki Ymeri:Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare Empty Baki Ymeri:Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 24, 2010 10:58 am










Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare

(Bahtir Latifi, Jeta e ëndrrave tona, Bukuresht, 2010)





Baki Ymeri:Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare Baki_ymeri

Baki Ymeri



Këto ditë e pa dritën e bo timit në Bukuresht vëllimi i parë poetik i një krijuesi shqiptar me banim në Siedi. Bahtir Latifi është një poet i ri që i qëndis vargjet me një sinqeritet që i ka hije. Disa nga poemat e tij shëmbëllejnë me një prozë poetike që derdhet në vargje. Herë-herë, vargjet e tij qëndisen me konotacionet klasike të rimës, duke kultivuar edhe disa shprehje karakteristike të shqipes së folur nga sivëllezërit tanë në Kosovë. Kosova, mërgimi, dashuria dhe nostalgjia. Nostalgjia ndaj dashurisë së parë, e dashura e degdisur në kthetrat e një bote të huaj. Subjekte meditative kushtuar sinqeritetit dhe besnikërisë, punës, dashurisë dhe humanizmit. Fluturime poetike që nuk janë bëlbëzimet e një ëndërrimtari që debuton me librin e parë në jetën e ëndrrave të tij, por janë frymëzime të sinqerta të një mërgimtari që ndjen shqip, flet shqip, shkruan shqip dhe militon për afirmimin e komunitetit shqiptar në një botë të huaj.

Vargjet e shtruara në këtë hapsirë tipografike gurgullojnë si krojet e Kosovës nga një shpirt i prekur nga flatrat e frymëzimit. Autori shkruan për Gonxhe Bojaxhiun, shqiptaren më të famshme në botë, nëna e shqiptarëve dhe e gjithë njerëzimit: Në zemrat tona ke mbetur përgjithmonë/ Jemi krenarë që të kemi, siç e kemi qiellin dhe tokën tonë. Pse? Ngase Nënë Terza është bijë e shqipes e cila me humanizmin e saj shndrit si një yll i pashuar në tërë botën. Bahtir Latifi zhurritet dhe digjet e shkrihet për atdheun dhe nënën e motrën e tij. Poeti s’e harron kurrë barbarinë serbe në Kosovë dhe pranverën e kobshme të vitit 1998, ”kur motrat mbetën pa vëllezër e vëllezërit pa motra e stërgjyshërit pa nipa e mbesa”.

Poeti shkruan për gurbetin duke e fshikulluar fanatizmin, mosdijen dhe varfërinë shpirtërore, në mërgim apo në vendlindje. Poti e don Zotin dhe jetën. Ja disa meditime filozofike të tij: Çuditem me njerëzit/ Sikur të jetojmë në dy botëra/ Të dukej vetja se nuk je ai që je/ Nuk mund të bindem/ Se kështu e ka jeta/ Që të gënjesh, të mos kuptosh/ Të mos jetosh jetën tënde (Jetoje jetën tënde). Apo: Atëherë kur jeni prezent/ Më dukej vetja sikur në një bot tjetër/ Sikur të isha gjithmonë me ju/ Do të isha dikush tjetër/ Mirëpo edhe kur jam me ju/ Është ndjenjë e veçantë/ Është ndjenjë e papërshkruar në një moment/ Të jesh i emocionuar, ia vlen. Pse? Ngase vjen koha kur veprat tua të bëjnë të ndjehesh i lumtur.

Koha jonë është jeta jonë, apo jeta e ëndrrave tona. Jeta sipas poetit ështe e bukur dhe e shtrenjtë. Ajo ështe lumturi, rrugë, sakrificë, dashuri. Jeta është det/ Jeta është ëndërr/ Jeta ështe realitet/ Jeta është vuajtje/ Jeta është test/ Jeta ështe lojë/ Jeta është film/ Jeta është…! Dhe më tej: Nëse ne nuk arrijmë që vërtet ta kuptojmë botën dhe jetën/ Kjo do të na shpie në një pikë të padëshiruar/ Ndaj duhet ditur se si duhet vepruar/ Koha apo ne? Dashuria është një nga motivet esenciale të këtij vëllimi me perla poetike që lindin në një vend të huaj, dhe e shohin dritën e botimit në një vend të huaj: Gjithçka që na rrethon është dashuri/ Pse nuk po e përjeton/ Kurrë nuk do të ndjehem mirë pa dashuri/.../ Të dashurosh, të ndjesh, të përjetosh/ Don të thotë të duash. Poeti rekomandon mos ta humbim dashurinë, por ta kultivojmë atë, sepse ajo na ushqen, si buka qe e hamë. Ajo na mban të jemi gallë, ngase, sipas poetit, dashuria është pasuri e botuar. Dhe më tej: Ishe dhe do të jesh zana ime e vërtetë/ Sepse me bëre të të dua// Për ty po shkrihem/ Për ty po flijohem/ Për ty po sakrifikohem/ Për ty që do të të dua për jetë.

Poti nuk pretendon të plasojë subjekte me konotacione edukative dhe moralizuese, edhepse në disa nga vjershat e tij defilojnë subjekte respektive, interesante për lexuesin e rëndomtë. Titujt e poezive janë elokuente (Emocionet, Zemra ime, Vendlindja, Puna, Nëna, Dashuria, Motra ime, Largësia, Jeta, Paraja, etj.) Sipas tij, duhet ta dimë se si jetojmë, sepse vdekja s’ka edhe shumë rëndësi. Nëse dimë të jetojmë, vdekja do të jetë e mirëseardhur. Nëse nuk mbetemi vetëm karikatura të vetëvetes, ideologjia e të jetuarit te njerëzit ndryshon. Disa dinë, e disa s’dinë se çka duan. Shumë nga ne ide prodhojnë/ Se pa para s’mund të ekzistojnë. Nuk ka rëndësi paraja sa ka rëndësi ndjenja, respekti, humanizmi. Gjithmonë jeta ka nevojë, për shpirt, për zemër, madje edhe për para, ngase paraja e fituar me djersë, është burim i progresit dhe ekzistencës.

Përmes vëllimit Jeta e ëndrrave tona (boptim i Bashkësisë Kultutore të Shqiptarëve të Rumanisë), Bahtir Latifi vjen para opinionit shqiptar me një album frymëzimesh lirike ku defilon jeta me ëndrrat dhe shpresat për lumturimin e saj. Autori e anashkalon folklorizmin patriotik të atyre që s’dinë tjetër veçse të qëndisin vargje me rimë. Sidoqoftë, vargun e tij herë pas here e prek edhe një tingull i mbrujtur me shqetsime shpirtërore që burojnë nga një shpirt i florinjtë. Shqetsime prezente edhe në ditarët e rinisë adoleshente, pas së cilës debuton mosha e pjekurisë, pjekuria intelektuale për të krijuar perla poetike ku në vend të nostalgjisë zotërojnë figurat stilistike, tropet, metafora, imagjinata. Imagjinata e krijuesit në diasporë është prezente edhe në këtë vëllim sentimentesh lirike, një tufë e bukur frymëzimesh të denja për botim, lëçitje dhe afirmim.

SHËNIME BIBLIOGRAFIKE

Bahtir Latifi vjen para opinionit shqiptar nga Vushtria e Kosovës, duke u patur prejardhje nga Ceraja e Albanikut (ish Leposaviq). U lind me 15 janar të vitit 1978. Është poet, prozator dhe publicist. Pasi ka përfunduar shkollën e mesme në qyetin e lindjes, ka vazhduar shkollimin e lartë (Fakultetin e Gazetarisë) në Prishtinë, të cilin e ka kryer me sukses. Gjatë kohës së studimeve bashkëpunoi me disa mediume të shkruara në Kosovë. Aktualisht jeton dhe vepron në Borås të Suedisë, ku jeton një komunitet i fuqishëm prej rreth 2.500 shqiptarësh. Ushtron profesionin e gazetarit në revistën shqipe "Dituria", në ndërkohë duke ushtruar edhe profesionin e gazetarit në një radio lokale në të njëjtin qytet, "Radio Dituria". Bashkëpunon edhe me agjencionin e lajmeve "Vushtrriapress", si dhe me disa mediume të tjera, duke qenë publikuar herë pas here shkrime të ndryshme. Aktualisht është kryetar i shoqatës "Migjeni" që vepron në Borås, dhe zhvillon aktivitete kulturore me shqiptarët e këtij qyteti. Ky është libri i parë i tij, pasi pat fatin të përfshihet me poezi në disa antologji të përbashkëta me krijues shqiptarë, si "Çelësi i shpirtit”, “Baladë e përflakur”, "Jehona e shekujve" etj.





Baki Ymeri:Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare GetAttachment
Bahtir Latifi
Baki Ymeri:Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare GetAttachment
Ballina e librit të Bahtir Latifit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi