Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Rugova përkulet para varrit të bashkëpunëtorit, shefit të QIK-ut ENVER MALOKU

Shko poshtë

Presidenti Rugova përkulet para varrit të bashkëpunëtorit, shefit të QIK-ut ENVER MALOKU Empty Presidenti Rugova përkulet para varrit të bashkëpunëtorit, shefit të QIK-ut ENVER MALOKU

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 25, 2010 12:02 am

Presidenti Rugova përkulet para varrit të bashkëpunëtorit, shefit të QIK-ut ENVER MALOKU Enver_maloku2004_homazhet_ldk_podujeve

Përkujtojmë Enver Malokun



Presidenti Rugova përkulet para varrit të bashkëpunëtorit, shefit të QIK-ut ENVER MALOKU PaM


Dergoi:Bekim Tocani


Presidenti Rugova përkulet para varrit të bashkëpunëtorit, shefit të QIK-ut ENVER MALOKU



"Enver Maloku ishte burrë i guximit të madh, pranoi të ishte gazetar i lajmeve të ditës, që është punë e vështirë në kohë të vështira. Gjithmonë gjendej në zjarrin e informatës në terren dhe nga terreni. Ai i vuri themelet e informimit dhe të lajmeve zyrtare në kuadër të Qendrës dhe paanësinë të mbështetur në fakte e argumente, gjithmonë në interes kombëtar të vendit", tha Presidenti Rugova, duke veçuar Enver Malokun si edhe analist të mprehtë të çështjeve politike dhe kombëtare. Lajmet e shkruara nga Maloku, tha Dr. Rugova, pos informatës, kishin në vete edhe elemente të jetës, reflekse të njerëzve, që i bënin ato më të besueshme dhe më njerëzore.
Duke evokuar kujtime për Enver Malokun, Presidenti Rugova tha se
"Enveri ishte një burrë trim. Ai e dinte rrezikun e punës së tij, po nuk u ndal për asnjë moment. Më kujtohet kur në korrik të vitit '98 kur u bë atentati i parë mbi të, të nesërmen hyri në Zyrën time i buzëqeshur duke thënë 'President u shpëtova, nuk kanë çka të më bëjnë. Unë do të vazhdoj punën time'. Dhe vërtet ai e vazhdoi punën edhe më me ngulm e fuqi", tha Presidenti Rugova dhe shtoi se "në gjithë gazetarinë e tij ndihet e vërteta dhe dashuria e përkushtimi për Kosovën, për kombin për lirinë dhe pavarësinë tonë".
Presidenti Rugova në vazhdim tha: "Më lejoni që këtë Fjalë timen ta përmbyll me komentimin e njërit ndër shkrimet, lajmet e fundit të Enver Malokut i dhënë në formë urimi më 31 dhjetor me titull 'Viti i luftës 1998 dhe viti i lirisë 1999', ku thotë: 'Nga viti i luftës 1998, të shpresojmë se po kalojmë në vitin e lirisë 1999. Të gjallët le të jenë të lumtur se janë gjallë, pavarësisht prej dhembjes, pikëllimit e trishtimit... Le të gëzojnë dhe festojnë të gjallët që i pret një vit shumë i vështirë, vit i luftës dhe i lirisë. Gëzuar Vitin e Ri 1999, Vitin e lirisë".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi