Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Branka Petriç-Fehmiu - Lexohet në Kosovë letra e lamtumirës

Shko poshtë

Branka Petriç-Fehmiu - Lexohet në Kosovë letra e lamtumirës Empty Branka Petriç-Fehmiu - Lexohet në Kosovë letra e lamtumirës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 25, 2010 2:04 am

Branka Petriç-Fehmiu - Lexohet në Kosovë letra e lamtumirës




Branka Petriç-Fehmiu - Lexohet në Kosovë letra e lamtumirës U1_BekimFehmiu2
Për herë të parë pas humbjes së bashkëshortit, aktorit Bekim Fehmiu, Branka Petriç rrëfen çastet e fundit të jetës së tij, ditën kur ndërroi jetë, njohjen, periudhën e kaluar së bashku, si dhe arsyet e përjetimet e aktorit pas braktisjes së skenës


Bekimi ka vdekur ashtu siç ka jetuar




Çdo gjë i kishte ngjarë një dite krejt të zakonshme qershori. Por për datën 15 të këtij muaji, aktori i madh Bekim Fehmiu kishte shkruar një skenar krejt tjetër. Njeriu që nuk vdes kurrë, aktin e ndarjes fizike të tij e kishte zgjedhur ta bënte vetë dhe qetë, në dhomën më të vogël të apartamentit të tij në katin e nëntë, në kohën kur pranë kishte vetëm heshtjen dhe vetveten. Askush nuk do t’i besonte ikjes së tij. As Branka Petriç, bashkëshortja e aktorit të madh, e cila fiks 47 vjet është njeriu i parë me të cilën zbardhte mëngjesi i Bekim Fehmiut. “Ai ka vdekur ashtu siç ka jetuar”, thotë aktorja Branka Petriç, dhe për këtë shpjegim është jeta e Bekim Fehmiut. Petriç, bashkë me dy djemtë, Uliksin dhe Hedonin, ka çuar në vend amanetin e aktorit: një ceremoni mortore me tinguj muzike, trupi t’i digjej, hiri t’i derdhej në Lumëbardhin e Prizrenit dhe akademia përkujtimore për nder të tij të mbahej në Prishtinë, në kinemanë “ABC”, aty ku në qershorin e çdo viti, i madhi Bekim Fehmiu pinte kafenë i rrethuar nga miqtë e tij. Pikërisht në të njëjtin vend Petriç zbardh detaje nga jeta gjysmëshekullore pranë një njeriu të madh. Në kujtime ka një mijë e një rrëfime, përderisa takimi i fundit i saj me Bekim Fehmiun është një kapitull më vete.
Janë vite të tëra që ju kaluat pranë Bekim Fehmiut. Do të doja të flisnim për këto vite?

Ditët na kalonin mirë. Kohët e fundit shpesh i lexoja libra. Jeta jonë ka qenë e mbushur me dashuri, por mos mendo se çdo gjë ka qenë ideale. Ne kemi jetuar bashkë më se 40 vjet. Por kurrë nuk ka munguar dashuria. Ka qenë si puna e një anijeje. Dashuria ka qenë spiranca e kësaj anijeje në të cilën ka pasur edhe furtuna. Por spiranca ka qenë gjithherë. Për një lidhje që zgjat më se 40 vjet, nëse nuk ka dashuri, nuk e di se si mund të mbijetojë.
Po ditët e fundit?

Bekimi thjesht filloi të lodhej fizikisht kohët e fundit. Por njoh njerëz që në atë gjendje kanë mundur të jetonin 10 apo 15 vjet. Por ai, saktësisht, ashtu siç ka qenë krejt jeta e tij - e vetëmjaftueshme për të - ka bërë atë që ka bërë. Me asgjë nuk kam mundur aspak ta parandiej se ai kishte në kokë një akt të tillë tragjik. Unë, dhe ne të gjithë, konsiderojmë se kjo ka qenë madhështia e tij jetësore: derisa njeriu në mënyrën më të mirë të mundshme të jetë i gjallë, ai duhet të jetojë. Për aktin që ka bërë Bekimi, deri në ditët e sotme dhe nuk e di se deri kur do të ketë diskutime se cili qe shkaku i këtij akti. Kjo do të mbesë fshehtësi.

Mbase është e vështirë për ju ta kujtoni 15 qershorin?
Kam dalë nga shtëpia, ai gjithmonë më përcillte deri te dera, gjithmonë më jepte një puthje. Atë ditë më pyeti nëse kam shfaqje, sepse unë ende luaj në shfaqje. “Nuk kam”, i thashë. Unë besoj se sikur unë të kisha shfaqje atë natë, ai nuk do ta bënte atë që bëri. Për këtë jam e sigurt, sepse ai është artist dhe e di se atë natë shfaqja do të duhej të anulohej. I kam thënë nuk kam, më puthi dhe shkova në floktore. Kur hyra, e hapa derën dhe e thirra. Gjithmonë ne luanim kësisoj, dhe thashë: “Eja të shohësh se çfarë modeli kam bërë”. Nuk m’u përgjigj. Kjo që dua të rrëfej nuk i takon asaj rubrikës së thashethemeve. Akti i Bekimit i takon estetikës. Ai kishte zgjedhur një dhomë të vogël si vendin ku do bënte aktin. Kishte mbuluar kokën… Mund të vinte djali ynë ta gjente i pari. Këtë e kishte bërë që ne të mos përjetonim shok. Unë kam menduar se flinte. Në fytyrën e tij ishte një qetësi e papërshkrueshme, sikur të mos e kishte prekur vdekja fare. Tërë aktin e ka bërë për 45 minuta. Dora e tij nuk ishte dridhur. Ka qëlluar aty ku ai e ka paramenduar. Duart i ka pasur të kryqëzuara, koka pak e sjellë mënjanë. Kjo ka qenë…
Më pas kam folur me një njeri i cili di se si vdes njeriu. E kam pyetur se si ka mundësi që fytyra e tij të mos ketë shprehje dhimbjeje. Sepse ne artisët, kur dikush të gjuan për vdekje, aktrojmë dhimbjen dhe bërtasim. Ai më ka dhënë këtë përgjigje: “Vetëm dikush që asnjë grimë në atë moment nuk i frikësohet vdekjes, shprehja e fytyrës së tij mbetet e qetë”. Është një shprehje që thotë: “Mos pyet se si ka jetuar, por se si vdiq”. Ai ka vdekur ashtu siç ka jetuar. Por të rrëfej diçka shumë intime për të, e që kjo të jetë shtesë për personalitetin e tij. Ai është përkujdesur për estetikën edhe në aktin e fundit.

T’i kthejmë kujtimet 40 vjet prapa. Kur u takuat për herë të parë?
Kam qenë në vitin e parë në akademi. Në akademi kam qenë një vit më përpara se ai, përderisa me moshë jam më e re. Ai u paraqit si një djalë i ri që e mbante veten shumë. “
Kush është ky djalë shumë i pashëm?”, pyesnim ne. Kishte një thjeshtësi të papërshkrueshme, rrezatonte edukatë. Nuk të shikonte. Mbahej. Ne thoshim: “Po ç’ka ky që nuk do të më shikojë”!

E kujtonit bashkë këtë moment?
Për këtë ai ka shkruar edhe në librin e dytë autobiografik. E gjuaja me toptha prej letre, por asgjë. Më vonë ndodhi që të luanim bashkë në shfaqje. Një vit pasi unë përfundova akademinë, përderisa ai ishte ende në studime, kemi luajtur në një shfaqje që quhej “Jaje” (“Veza”), me regji të Dejan Stupica, ku unë kisha rolin e gruas e Bekimi të burrit. Gjatë akademisë i mësoja anglishten e më vonë serbishten, në fakt serbokroatishten, siç e theksonte gjithherë ai. Shërbimi ushtarak e ka goditur shumë emocionalisht. Në mua kishte lindur dashuria për të dhe unë isha e para nga koleget që i urova Vitin e Ri. Më vonë xhiruam një film të shkurtër dhe aty lindi dashuria jonë që zgjati 40 vjet.

Kjo ka ndodhur në vitin...?
Dale, dale. Ka qenë viti 1963. E unë tërë kohën them 40 vjet! Tani jemi në vitin 2010 dhe i bie 47 vjet. Tamam 47 vjet…

Çfarë lexonte apo çfarë muzike dëgjonte?
Kohët e fundit të them të vërtetën ka qenë i lodhur. Kur donte të lexonte diçka, këtë e bëja unë për të. I thosha: “Hajde filloi ora e leximit”, e cila zgjaste një orë e gjysmë.

Është thënë dhe shkruar që Bekim Fehmiu ka kohë që nuk dilte shpesh. Kanë qenë të rralla shëtitjet gjatë viteve të fundit?
Gjithmonë dilte kur unë kisha shfaqje. Shikonte repertorin mujor të teatrit dhe nëse unë kisha dhjetë paraqitje, thoshte: “Mrekulli, kam dhjetë dalje në muaj”. Shumë e kanë dashur kolegët. Pafundësisht e donte teatrin. Gjithmonë ishim prezentë në provat përfundimtare të kolegëve; gjithmonë dinte të jepte këshilla kur i kërkonin.

I vinte keq që nuk luante, apo më mirë të themi që e braktisi aktrimin në shenjë proteste?
Unë shpesh pyes veten se si një njeri që është aktor mund të mos aktrojë. Por i ka dhënë vetes shumë “besa”, të cilat i ka mbajtur. Nuk e di me saktësi të gjitha “besat” që ia ka vënë vetes, por e di që janë shumë.

Bekim Fehmiu ka lënë në dorëshkrim pjesën e dytë të biografisë së tij…
Po, pjesa e dytë është e shkruar. Është e shkruar në serbisht, për dallim nga ajo e para që ka qenë në shqip. Tash është një punë e madhe për botim, sepse është voluminoze. Kanë ardhur e kanë lutur që ta botojë, diku nga viti i ri. Në një moment ka thënë “po” e pastaj “jo”. Kur i thosha “Beko, le të botohet”, ai më përgjigjej se kur të jetë gati, do të bëhet kjo. Ajo është gati.

Çfarë shkruan në të?
Çdo gjë që prej 1956-s, vitit kur u regjistrua në akademi, e deri në vitin 1989. Pas kësaj, nuk i ka interesuar më asgjë…

Është e vështirë pa të…
(Hesht)… Këto që i kam thënë për ikjen e tij janë gjëra që nuk ia kam treguar kujt… Kohët e fundit kishte lëshuar mjekrën e bukur, të thinjur. Unë i thosha: “
Po ti je më i bukur sesa Sean Connery dhe tashti do t’ia merrje të gjitha rolet…”.

Marrë nga Koha Ditore


Lexohet në Kosovë letra e lamtumirës


23/06/2010





Bekim Fehmiu

“Njeriu këndon pas luftës, unë kam shkelur në gjak deri në gju, dhe ëndrra më nuk kam, votra më është shitur dhe nënës ia kam thinjur flokët...”, janë këto disa nga thëniet e lëna si testament nga Bekim Fehmiu, shkruar në letrën e lamtumirës, e cila u lexua ditën e hënë në Prishtinë nga i biri, Uliksi. Komuniteti i artistëve të Kosovës organizoi një akademi përkujtimore në Prishtinë, në prani të shumë miqve, kolegëve, aktorëve, politikanëve, gazetarëve dhe familjarëve, ku është kujtuar vepra e aktorit të madh nga Kosova, Bekim Fehmiu. Bashkëshortja Branka Fehmiu, e cila shumë e emocionuar doli në skenë e shoqëruar nga djali Uliksi, për t’i përshëndetur dhe falënderuar së pari organizatorët e kësaj akademie, e më pas edhe të pranishmit, tha se i vjen keq që nuk e ka mësuar shqipen, edhe pse ka jetuar gjatë me Bekimin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi