Kastriot Myftaraj: Një ditë, Perëndimi do t’ u thotë shqiptarëve se duhet të luftojnë fundamentalizmin islamik
Kastriot Myftaraj: Një ditë, Perëndimi do t’ u thotë shqiptarëve se duhet të luftojnë fundamentalizmin islamik
Një ditë, Perëndimi do t’ u thotë shqiptarëve se duhet të luftojnë seriozisht fundamentalizmin islamik
Nga Kastriot MYFTARAJ
Stereotipi i historisë shqiptare ka qenë befasimi i shqiptarëve nga kursi i ngjarjeve, që ka prurë pasoja fatale për ta. Në shekullin III para Kr., Mbretëreshës ilire Teuta, iu kërkua në mënyrë ultimative nga të dërguarit e Romës që ajo të luftonte piraterinë që ushtronin shtetasit e saj. Në atë kohë, kur nuk ishte në fuqi ndonjë e drejtë detare, pirateria ilire nuk qe ndonjë dukuri unike, se atë e ushtronin dhe të tjerë, duke përfshirë edhe vetë romanët. Kërkesa e Romës ishte një ekspedient në kuadrin e strategjisë romane për të nënshtruar Mbretërinë Ilire. Në rast se Teuta e pranonte kërkesën e Romës, atëherë do të fillonte një luftë civile brenda mbretërisë së saj, e cila do ta dobësonte, në mos po do ta shpërbënte mbretërinë. Kështu Roma do të kishte mundësi që të ndërhynte në mbretërinë e Teutës. Në rast se Teuta nuk e pranonte kërkesën romane, atëherë Roma i jepte vetes të drejtën që të ndërhynte ushtarakisht në Mbretërinë Ilire. Teuta, e vetëdijshme për prapamendimet e romanëve, e refuzoi kërkesën, dhe u ballafaqua me ndërhyrjen romane. Teuta gjithsesi u befasua nga projektimi i befasishëm i fuqisë romane në anën tjetër të Adriatikut.
Shqiptarët u befasuan kur u dyndën sllavët në Ballkan dhe u ngulën atje. Shqiptarët i menduan sllavët si barbarët e tjerë para tyre, të cilët vinin dhe iknin si vërshimet e lumenjve. Prandaj shqiptarët nuk arritën që të ndërtojnë aleanca për të përballur në një farë mënyre sllavët që në fillim. Shqiptarët u befasuan kur u shfaq Imperia Osmane me gjithë fuqinë e saj, se nuk i patën marrë seriozisht që në fillim osmanët, prandaj nuk u bashkuan kundër tyre. Shqiptarët në atë kohë qenë në një moment triumfi, se qenë duke arritur suksese në veri dhe në lindje ndaj sllavëve e në jug ndaj grekëve. Por msymja osmane përmbysi gjithçka.
Shqiptarët u befasuan kur Imperia Osmane praktikisht pësoi kolaps në Luftën Ruso-Osmane në vitet 1877-1878 dhe me Traktatin e Adrianopolit u dorëzoi vendeve fqinje pjesën më të madhe të territoreve shqiptare, deri në Drinin e Zi. Shqiptarët reaguan me vonesë, duke krijuar Lidhjen e Prizrenit. Si pasojë, me gjithë korrektimin që Kongresi i Berlinit i bëri Traktatit të Adrianopolit, një pjesë e madhe e territoreve shqiptare, zemra e mbretërisë antike dardane, zona në jug të Lumit Toplica, në Serbinë e sotme jugore, atëherë e populluar me shqiptarë, u zbraz prej tyre përgjithmonë, duke qenë sot krejt serbe Vranja, Leskoci, Vranja, Kurshumlia, Prokuplja. Shqiptarët u befasuan jo më pak kur Imperia Osmane pësoi kolapsin përfundimtar në Europë, në vitin 1912, e gjithë kjo më së shumti në dëm të shqiptarëve.
Shqiptarët u befasuan nga rritja e befasishme e lëvizjes komuniste në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një nga intelektualët më të shquar shqiptarë në vitet tridhjetë të shekullit XX, Branko Merxhani, në 1935, botonte artikullin e famshëm “Bolshevisma në Shqipëri”, ku shpjegonte se përse komunizmi nuk mund të fitonte Shqipëri. Nëntë vjet më pas Shqipëria u bë vend komunist!
Shqiptarët e Kosovës qenë ndër ata që më së shumti u befasuan në Jugosllavi, kur në vitet tetëdhjetë në Serbi erdhi një udhëheqje e re, me Millosheviçin, e cila kaloi në një politikë të luftërave etnike. Shqiptarët e Republikës së Shqipërisë u befasuan gjithashtu, në vitet nëntëdhjetë, kur u pa qartë se fuqitë e mëdha kishin prirjen që, në një mënyrë apo në një tjetër, ta bënin edhe Shqipërinë një fushëbetejë të serialit të ri të luftërave ballkanase, me ngjarjet e vitit 1997.
Të gjitha gjasat janë se stereotipi i befasimit të shqiptarëve nga kursi i historisë do të vazhdojë edhe në shekullin XXI. Vende të vogla, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, ku jeton një pjesë e kombit shqiptar, janë vende të përshtatshme për t’ u bërë eksperimente nga fuqitë e mëdha. Perëndimi ka një problem të madh me Islamin në shekullin XXI dhe do të eksperimentojë disa mënyra të zgjidhjes së këtij problemi, nga ato të butat deri në ato të ashprat. Mënyra të cilën Perëndimi e ka më për zemër është stimulimi i luftës mes muslimanëve të moderuar dhe atyre radikalë, siç ka ndodhur në territoret palestineze, ku Perëndimi i kërkon Autoritetit Palestinez që të luftojë Hamasin, çka praktikisht çoi në një luftë civile palestineze dhe në ndarjen e kombit palestinez. Në këtë mënyrë Perëndimi siguron kontrollin e tij mbi botën islame dhe bën që të ulet boom-i demografik në botën islame. Prandaj në të ardhmen Perëndimi ka për t’ u kërkuar shumë më fort se sot të ashtuquajturve të moderuar në vendet islame, të cilët janë në fakt klientët e Perëndimit, që të luftojnë fundamentalistët islamikë në vendet e tyre. Për t’ i treguar botës islame se e ka shumë seriozisht këtë kërkesë, Perëndimi do ta zbatojë atë edhe në ato që konsiderohen si vende muslimane europiane, në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, pjesën shqiptare të Maqedonisë.
Sot Perëndimi ndjek me shumë kujdes ekspansionin e Islamit në trojet shqiptare, në dy anët e kufirit, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Malin e Zi. Ky ekspansion nuk konsiston në rritjen e numrit të praktikuesve të Islamit në trojet shqiptare, por në përpjekjet në rritje që trojeve shqiptare t’ u jepet artificialisht profil arab, me anë të ndërtimit të një numri të madh xhamish, në shpërpjestim me numrin e praktikuesve të Islamit, me megafonët e fuqishëm që nga minaret e xhamive shpërndajnë ezanin në arabisht. Kjo është e mjaftueshme që Shqipëria, Kosova dhe krejt trojet shqiptare të perceptohen nga bota si arabo-islamike. Autoritetet shtetërore në Shqipëri e kanë toleruar këtë, në emër të së drejtës së ushtrimit të lirë të fesë. Nga kjo kanë përfituar ata të cilët kanë një agjendë për ta bërë Shqipërinë të ngjajë si një emirat arab. Dhe këta njerëz janë në institucionin zyrtar të fesë islame në Shqipëri, Komunitetin Musliman të Shqipërisë.
Perëndimi i përcjell të gjitha këto në heshtje, dhe ne nga kjo na krijohet përshtypja se Perëndimi do të vazhdojë gjithherë të sillet kështu. Prandaj, shqiptarët, në dy anët e kufirit do të befasohen kur Perëndimi një ditë të kërkojë befas që Shqipëria, Kosova, por edhe shqiptarët në Maqedoni, të luftojnë fundamentalizmin islamik. Një mëngjes Perëndimi do t’ u thotë qendrave politike shqiptare, Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës, se, në vende me stabilitet të brishtë si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Islami me profil të lartë arab është fundamentalizëm islamik, dhe përbën rrezik për këto vende dhe për Europën. Por në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Islami zyrtar ka profil të lartë arab, dhe çdo musliman praktikant është ndjekës i këtij lloj islami, duke qenë praktikisht një arabo-shqiptar.
Kështu do të krijohet një situatë në të cilën shteti në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në Maqedoni, do të hyjë në luftë me bashkësinë e muslimanëve praktikantë, të cilët janë të vetmit njerëz që mund të quhen vërtet muslimanë në trojet shqiptare, se pasardhësit e atyre të cilët u kthyen me dhunë në fenë islame, gjatë pushtimit osman, nuk mund të quhen muslimanë sot, se nuk kanë asnjë lidhje me fenë islame. Kjo do të jetë një situatë e ngjashme me atë në trojet palestineze ku Autoriteti Palestinez gjendet në luftë me Hamasin. Perëndimi do t’ i çojë shqiptarët në një luftë të brendshme dhe nga kjo luftë ata ose do të dalin si një nacion perëndimor, i çliruar nga Islami, ose do të shpërbëhen krejt si nacion (komb) dhe do të zhduken. Se në rast se forcat laike, shtetërore shqiptare nuk e fitojnë dot këtë luftë me fundamentalistët islamikë, atëherë do të gjejnë rastin që në trojet shqiptare të ndërhynë ushtarakisht fqinjët, serbët, grekët, sllavo-maqedonët, të cilët do të kërkojnë që të përmbushin ëndrrat e tyre të kahershme, për spastrimin etnik të trojeve shqiptare, dhe aneksimin e këtyre trojeve.
Në rast se shqiptarët nuk do të arrijnë që ta fitojnë betejën me fundamentalizmin islamik, atëherë Perëndimi nuk do të ketë më interes për ekzistencën e nacionit shqiptar, dhe as të shteteve shqiptare, aq më pak të një shteti të bashkuar nacional shqiptar. Çështja është, sa do të jenë shqiptarët properëndimorë, në dy anët e kufirit të përgatitur për ditën kur Perëndimi do t’ i bjerë trumpetës së kësaj lufte? Fundamentalistët islamikë, domethënë muslimanët praktikantë, janë të përgatitur për këtë luftë, ata e dijnë se ajo do të vijë, dhe e presin atë. Ata janë gati që për të fituar këtë luftë të bashkëpunojnë me të gjithë armiqtë historikë të shqiptarëve, me serbët, me grekët, se për ta të pafetë, siç i quajnë jomuslimanët, janë të gjithë njëlloj, dhe muslimani mund t’ i përdorë ata pa hezitim kur ka mundësi. Prandaj me një armik të tillë, siç është fundamentalizmi islamik shqiptar, nuk duhen pasur skrupuj. Ndaj tij duhet bërë një luftë totale.
Gazeta SOT - Për ZSH: Ilir Dardani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi