Vdes poeti Sadri Ahmeti
Faqja 1 e 1
Vdes poeti Sadri Ahmeti
Vdes poeti Sadri Ahmeti
Poezia shqipe humbet poetin Sadri Ahmeti në përmasën e vargut, thellësinë e ndjenjës, shpirtin e madh e humorin e rrallë plot kripë.
Artisti i fjalës dhe akuarelit ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare pas lëngatës prej një sëmundjeje të rëndë në apartamentin e tij galeri pikture në lagjen e Selitës së Vogël në Tiranë.
Poeti Sadri Ahmeti pas viteve '90 botoi 9 librat :"Një e qeshur harbon nëpër errësirë","Dielli për në Ballkan nuk kalon nëpër Goli Otok","Masakra e Tivarit","Aisbergu i preludit të katastrofës","Vallja e katrahurave"."Kalëroj rreth botës mbi re'."Tek lahem në dritën e Hënës","Loz era me gjethet e vjeshtës sime","A do mund të takohemi nesër?" si dhe librin me prozë tregimore,"33 vjet në mitrën e ferrit të fjalës" që tanimë lexuesi mund ta lexojë këtë libër edhe në anglisht që dallohen për simbolikën e Kripës si element shpirtëror në vargjet e tij.
Sadri Ahmeti si akuarelist i veçantë është njëherazi fitues i çmimit Onufri në vitin 1994 nga Galeria Kombtare e Arteve dhe Ministria e Kulturës.
Sadri Ahmeti lindi në Vuthaj të Plavës-Mali i Zi,me 1939, një fshat nga i cili kanë dalë shumë krijues e artistë me emër në kulturën shqiptare.Pas shkollimit të mesëm emigron në Shqipëri në vitin 1957 ku edhe nis kalvari i tij jetësor.Ishte e vështirë për një artist si Sadri Ahmeti të mbetej i lirë,mik u ngushtë i Bilal Xhaferrit, Sadriu njihej nëpër rrethet kulturore të Tiranës per guximin e tij në fjalë. Nuk vonon e arrestohet kur ishte student në Akademinë e Arteve, dënohet me burg e pastaj me internim që nga minierat e Spacit në kantieret e Elbasanit.Pas viteve '90 përfundon studimet e lëna përgjysmë ne Akademinë e Arteve që ia pat ndërprerë burgu,një ëndërr e mbetur përgjysmë pasi ky poet është edhe piktor i njohur e një nga akuarelistët më të mirë shqiptarë. Deri sot ai ka hapur afro 30 ekspozita vetiake dhe 6 jashtë nëpër Evropë, me portretet e Bukurisë Femërore si dhe peizazhet e mjegullta në akuarele.
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046887724/titulli/Vdes-poeti-Sadri-Ahmeti
Poezia shqipe humbet poetin Sadri Ahmeti në përmasën e vargut, thellësinë e ndjenjës, shpirtin e madh e humorin e rrallë plot kripë.
Artisti i fjalës dhe akuarelit ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare pas lëngatës prej një sëmundjeje të rëndë në apartamentin e tij galeri pikture në lagjen e Selitës së Vogël në Tiranë.
Poeti Sadri Ahmeti pas viteve '90 botoi 9 librat :"Një e qeshur harbon nëpër errësirë","Dielli për në Ballkan nuk kalon nëpër Goli Otok","Masakra e Tivarit","Aisbergu i preludit të katastrofës","Vallja e katrahurave"."Kalëroj rreth botës mbi re'."Tek lahem në dritën e Hënës","Loz era me gjethet e vjeshtës sime","A do mund të takohemi nesër?" si dhe librin me prozë tregimore,"33 vjet në mitrën e ferrit të fjalës" që tanimë lexuesi mund ta lexojë këtë libër edhe në anglisht që dallohen për simbolikën e Kripës si element shpirtëror në vargjet e tij.
Sadri Ahmeti si akuarelist i veçantë është njëherazi fitues i çmimit Onufri në vitin 1994 nga Galeria Kombtare e Arteve dhe Ministria e Kulturës.
Sadri Ahmeti lindi në Vuthaj të Plavës-Mali i Zi,me 1939, një fshat nga i cili kanë dalë shumë krijues e artistë me emër në kulturën shqiptare.Pas shkollimit të mesëm emigron në Shqipëri në vitin 1957 ku edhe nis kalvari i tij jetësor.Ishte e vështirë për një artist si Sadri Ahmeti të mbetej i lirë,mik u ngushtë i Bilal Xhaferrit, Sadriu njihej nëpër rrethet kulturore të Tiranës per guximin e tij në fjalë. Nuk vonon e arrestohet kur ishte student në Akademinë e Arteve, dënohet me burg e pastaj me internim që nga minierat e Spacit në kantieret e Elbasanit.Pas viteve '90 përfundon studimet e lëna përgjysmë ne Akademinë e Arteve që ia pat ndërprerë burgu,një ëndërr e mbetur përgjysmë pasi ky poet është edhe piktor i njohur e një nga akuarelistët më të mirë shqiptarë. Deri sot ai ka hapur afro 30 ekspozita vetiake dhe 6 jashtë nëpër Evropë, me portretet e Bukurisë Femërore si dhe peizazhet e mjegullta në akuarele.
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046887724/titulli/Vdes-poeti-Sadri-Ahmeti
Përkitazi me krijimtarinë e Sadri Ahmetit, vështrim mbi poezinë dhe prozën e tij
LIGJERIMI FUNKSIONAL POETIK | ||||||||||
Themi se është infinitive, sepse del e ndërtuar nga elementet vargësore sintaksore të gjuhës poetike, që të lë bindjen e një thënieje të pambaruar kurrë, me ç'rast fitojmë përshtypjen e përjetësisë së ligjërimit,: "Ti që ke sy dhe sheh me verbërinë e të tjerëve/je më i verbëri/I verbëri i lindur sheh më larg në hapesirën/ai shpon terrinën e ngjeshur/me sythat e shpirtit të pandikuar /të prekjes/drita e tij nuk është as e zezë dhe as e bardhë/me sytë e zemrës ai bredh nëpër poezinë anonime/të natyrës së pangjyrë" Prandaj, më shkoqur dhe më veçantë, imponohet mendimi se gjërat dhe ne ekzistojmë përderisa flitet për to,për ne. Po ashtu do të bindemi se të folurit, rrëfimi poetik nuk mjafton kurrë. Duhet të na flasë dikush, sepse ne nxjerrim njohje të reja nga të folurit dhe, mu përmes këtij akti depërtojmë në qenësinë, në thelbin e gjërave dhe të dukurive të ndryshme. Përderisa të folurit poetik është një akt, të themi, i posaçëm i krijuesit të poezisë, poetit, rrëfimi poetik është ajo tërësi e organizuar tekstore ku hyn të folurit dhe merr formën e vet të përhershme e të vazhdueshme, e që në vete mban mesazhin drejtuar njeriut dhe botës. Shikuar në pikëpamje të ndërtimit, rrëfimi është lakor, me rënie e me ngritje të herë pas hershme dhe drejtvizor, i njëtrajtshëm, brenda të cilit të folurit shfaqet vetëm përmes një mënyre, ku më shumë kemi të bëjmë me këmbënguljen e tij kur flitet për gjëra të caktuara, me qëllim që t'i theksojë ato më shumë, të na heq mendjen pandërprerë. Po ashtu rrëfimi poetik, fuqinë e vetë bindëse e merr edhe nga ritmi, nga masa e lëvizjes së taktit të të folurit. Rrëfimi i kësaj poezie është një strukturë e thellë,që del nga një botë e krijuar, përafërsisht, imagjinare. Poeti zgjodhi një prosede të tillë brenda fantastikës, ireales,me qëllim që mesazhi i tij të dalë sa më i plotë dhe më i lirë dhe të marrë një kuptim të përgjithshëm e më të qëndrueshëm. Ndërsa mesazhin e poezisë në fjalë nuk e kemi të dhënë më parë, po e nxjerrim nga tërësia e saj që përbën një strukturë të thellë, nga e cila dalin dimensionet e kuptimit. Strukturën e thellë e.përbëjnë aspektet e realizuara kuptimisht në këtë poezi e që ne i marrim në formën e quajtur mesazh. Njëherësh ky mesazh shfaqet si rezultat i asaj që flitet mbi botën dhe mbi elementin kryesor të saj,njeriun,: "Netëve të thëllimta të dimrave/kur shteti iu sul fjalës së thjeshtë/si lubi e streshtë/Ai,ngjitej tek gjiri shkëmbor/aty ku derrat putheshin/dhe ua zbrazte dallgëve të krisura dufin...". Mu për këtë arsye, fare qartë mund të vërejmë se teksti i kësaj poezie është plotësisht i përshkuar nga njëfarë shqetësimi që na jep rrëfimin e shqetësuar. Ky rrëfim i tillë nuk na flet në mënyrë ndjenjore, të dhimbsur, përkundër shtron çështjen e ekzistimit të njeriut në kohën bashkëkohëse dhe realizimin e tij si njeri. Kështu mesazhi nuk na del i mbivënë nga koncepte të caktuara të mendimit mbi njeriun, po nga përvoja e ekzistimit të tij në kohë e në hapësirën e caktuar vendore. Këtu shohim përpjekjen, insistimin e rrëfimit, (poetit),që njeriu të mos mbetet vetëm si koncept, si emër kuptimi që shpesh e gjejmë, gjatë gjithë historisë, vetëm në botën e fjalës së pavlerë që nuk thotë asgjë, sepse nuk është adekuate me qenien njerëzore. Njeriu real ka humbur dhe më kot. Kështu mesazhi i rrëfimit të Sadri Ahmetit zhvillohet në kërkimin e pajtimësisë midis idealitetit dhe realitetit sa i përket çështjes së njeriut. Dhe siç dihet, sa herë që kërkohet idealiteti, e nuk gjendet, lind tragjikja. Përkundrazi në këtë poezi tragjikja del nga realiteti i ekzistimit të njeriut. Siç e theksuam edhe më parë, këto në mënyrë artistike i vendos në hapësirën imagjinare pra gjen një fushë më të qëlluar të realizimit të botëkuptimeve dhe të pikëpamjeve reale. Prej këndej vështrimi i mvrejtur mbi ato që i sheh e i kupton: i thotë. Poeti gjithësesi do të ketë njeriun dhe po, e krijon në imagjinatën, në mendjen e vet dhe na flet për të.Në këtë shtegtim mbas njeriut, rrëfimi dëfton se poeti niset nga uni i vet që e njeh më mirë për të arritur tek temat e përgjithshme që e përfaqësojnë njeriun në përgjithësi. Po ashtu, në atmosferën e plotë të rrëfimit të Sadri Ahmetit ndeshemi me të këqiat e botës moderne, bashkëkohëse:me vetminë, me humbjen, me harrimin e qenësisë njerëzore, të cilat në mesazhin e tij shtrojnë kërkesën: te bëhemi të qëndrueshëm ndaj tyre dhe me vetëdijen tonë të krijojmë kuptime dhe qenie të reja. Përmes një poezie-metaforë, poeti e simbolizon dhe e metaforikon vetminë,izolimin e kohës që ekziston në shoqërinë njerezore në këtë kuptim poeti hyn përmes ironisë metaforike,: "O,sa pak djersë e sa shumë thonjë/Dyzet gazeta,predikojnë eklipsin e lirisë/dhe kolapsin e urisë/Ulurijnë llapat duke i mbyllë gojën ditës me shumë/diell/dhe me pak dritë/...Njeriu zu të trembet nga vehtja e tij./më ngjan se po humbas drejtëpeshimin/dhe po bëj divorc me arsyen.". Të shpjegojmë: po të fliste poeti kështu sikur folëm këtu, atëherë nuk do të kishim poezi, efekti i së cilës na godet për të na zgjuar, për të na bindur. Me anë të këtij akti poetik poeti godet me revoltën, me ironinë që e gjen në_epokën ekzistuese dhe në histori. Rrëfimi i Sadri Ahmetit na sjell edhe te një qenësi e kotë, që njeriu, duke kërkuar veten jashtë vetes, thënia më e fortë e mesazhit të tij poetik: njeriu t'i kthehet vetes,sepse ai ekziston në të brendshmen e vet; të krijojë lidhje njerëzore me rezultatet e veta dhe të ndërtojë veten në botën njerëzore. Interes paraqet edhe libri me prozë "33 vjet në mitrën e ferrit të fjalës" një libër me kujtime nga jeta e artistit nëpër burgje e kampe internimesh,të cilat shquhen me gjuhën e pasur e humorin e hollë. Në këtë vepër Sadri Ahmeti nuk rrin të qahet apo të sjellë tmerrin e burgjeve si një përshkrim dantesk,aspak,Sadri Ahmeti ka zgjedhur humorin si mjet shprehës,nëpërmjet paraqitjes së ngjarjeve në ketë mënyre ai sikur krijon një eufemizëm me tmerrin e asaj kohe.Dëshmitë në këtë mënyre bëhen edhe më interesante sepse e qeshura sikur e zbut përmasën tragjike të asaj kohe,të atij realiteti i cili në kete vepër shfaqet tragji-komik duke dhënë mjeshtërisht absurditetin e totalitarizmit. Duke i dhënë fund leximit nëpër krijimtarinë e Sadri Ahmetit, rrëfimi i tij nuk mbyllet thjesht si nje tekst i rendomtë, ai është i pakufishëm, por ne i mbajmë për vete kuptimet dhe domethënien e mesazhit të tij, njëherësh edhe ritmin e atij rrëfimi, që na bën të vëmë në lëvizje mendjen dhe qenien tonë. http://www.google.de/imgres?imgurl=http://www.trepca.net/kultura/2003/sadri.ahmeti.jpg&imgrefurl=http://www.trepca.net/kultura/2003/031127-is-ligjerimi.funksional.poetik.ne.krij.sadri.ahmetit.htm&usg=__0UWbPB0aMRop4ArxNpchlohbIXY=&h=278&w=205&sz=14&hl=de&start=6&um=1&itbs=1&tbnid=wlqbyw3AMZFkwM:&tbnh=114&tbnw=84&prev=/images%3Fq%3DSadri%2BAhmeti%26um%3D1%26hl%3Dde%26sa%3DN%26rlz%3D1R2ADFA_deDE349%26tbs%3Disch:1 |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi