Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: L O D Ë R T A R I

Shko poshtë

Vullnet Mato: L O D Ë R T A R I Empty Vullnet Mato: L O D Ë R T A R I

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 26, 2010 11:25 am

Vullnet Mato: L O D Ë R T A R I 34118_1278990986051_1568334934_30557053_777340_n




Vullnet Mato: L O D Ë R T A R I 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n



Vullnet Mato


L O D Ë R T A R I



Kur lëkurën e re të cjapit
vuri të regjej në gëlqere,
flluskat zunë valles t’ia marrin
porsi shpërthime fustanelle.


Në gjoks ndjeu rrahjet e topuzit,
në sy iu shfaqën vallet ritmike.
Vajzat dhe nuset e katundit
mbanin gjoksin mos u ikte.


Burrat bëheshin me flatra,
pleqve u dridhej kupa e gjurit.
Nga ata tinguj gjëmimtarë,
tundeshin dy krahët e lumit.


Oshtimën skaj më skaj,
nuk e arrinte dot as plumbi.
Troku i ritmeve të saj
cucës ia rrëmbente gjumin.


Po kur daullen fort shtrëngoi,
aq sa ndriti si faqja e vashës,
martesën e tij me merak kujtoi:
Pse po ia vononin ditën e dasmës?!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi