Ligjvënësit kërkojnë ligj për Ombudspersonin
Faqja 1 e 1

Nga Express më 24.02.2009 në ora 19:18
Deputetë kosovarë e konsiderojnë si hap të ngutshëm, vendimin e Kryesisë së Kuvendit për shpalljen për herë të pestë, të konkursit për Ombudsperson, pa miratimin e ligjit përkatës.
Ibrahim Makolli i AKR-së tha se pas dështimit qe katër herë ta zgjidhë Avokatin e Popullit, Kuvendi i Kosovës tashmë e ka humbur kredibilitetin si një institucion që zgjidhë probleme.
Sipas agjencisë KosovaLive, në një debat të organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Makolli theksoi se janë bërë katër herë që vazhdon e njëjta situatë me të njëjtit kandidatë. Prandaj sipas këtij deputeti opozitar, Kryesia e Kuvendit është ngutur kur ka shpallur konkursin, pa i mënjanuar mangësitë që janë shfaqur herëve të tjera dhe pa miratimin e Ligjit për Ombudspersonin.
Gjithashtu Makolli mendon se duhet të bëhen ndryshime në Rregulloren e zgjedhjes së Ombudspersonit, pasi që kështu si është, rregullorja e bënë pothuaj të pamundur zgjedhjen e përfaqësuesit të këtij institucioni të rëndësishëm. “Është një rreth vicioz, nga i cili është shumë vështirë të dilet”, ka thënë Makolli, i cili edhe vetë ka qenë kandidat për Ombudsperson në vitin 2006.
Ngjashëm sikurse Makolli, edhe Ardian Gjini i AAK-së e konsideron si jonormale që sërish në konkursin e ri të kandidojnë njerëz që kanë kandiduar edhe herëve të tjera dhe që kanë dështuar të zgjidhen.
Gjini konsideron se zgjedhja e Avokatit të Popullit është çështje politike, për faktin se gjatë votimit ligjvënësit kanë votuar bllok për, kundër ose kanë abstenuar për kandidatë të caktuar.
Sipas tij, Kryesia është ngutur në këtë proces kur e ka shpallur konkursin, para se të eliminohen të gjitha konsekuencat politike për zgjedhjen e Ombudspersonit dhe mbylljen e kësaj odiseje 4-vjeçare.
Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit për Legjislacion dhe Kushtetutë, tha se zgjidhja e Avokatit të Popullit nuk është çështje politike dhe nuk duhet të jetë çështje politike, ndërsa gjatë katër herëve të kaluara, sipas tij, Kuvendi ka respektuar parimet kushtetuese.
Hyseni tha se për zgjedhjen e Ombudspersonit nuk duhet të ketë koalicion partiak apo politik, sepse vetë Ombudspersoni do ta humbë kredibilitetin që duhet ta këtë.
Deputeti i PDK-së, ndërkaq kundërshtoi çdo mundësi që Komisioni t’i rekomandojë partive politike për të votuar ndonjërin nga kandidatët.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi