Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: MOTRA JONË DURIMMADHE

Shko poshtë

Vullnet Mato: MOTRA JONË DURIMMADHE Empty Vullnet Mato: MOTRA JONË DURIMMADHE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 28, 2010 10:08 pm

Vullnet Mato: MOTRA JONË DURIMMADHE 34051_1284371840569_1568334934_30567488_4158583_n



Vullnet Mato: MOTRA JONË DURIMMADHE 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n


Vullnet Mato

MOTRA JONË DURIMMADHE


Durimmadhja shpirtpastër, o motra jonë e vetme,
duarshkathëta për gjithçka ushqeheshim e vishnim,
dhembshuria që lije kokën pas gjashtë vëllezërve,
floriri i ndritshëm i të gjitha varfërive që kishim;


U rrite pa u ndjerë, moj guguçja jonë krahëshkruar,
çdo ditë në trup të vezullonin pendët e purpurta.
Të kish ardhur koha e fluturimit po ne s’e kuptuam,
se folenë në strehë tjetër do e thurje me thupra.


Të vinin tufat e pëllumbave përqark duke gugitur
dhe ne i qëllonim me llastiqet tona ku të mundnim,
pa ditur se po të përzinim gëzimin e shumëpritur,
pa menduar se ty në jetë të duhej dhe pëllumbi.


Të gjithë në një gojë, të shamë e të ofenduam,
kur tinëz i buzëqeshe ndonjërit që i mbetej syri.
Vetëm kur ike dhe pamë se mbetëm pa sy e duar,
kuptuam se na mungonte të gjithëve lulja e shpirtit...


Oh, sa shumë qave atë ditë kur na le fare vetëm
dhe dole nga dera për të fluturuar larg nëntë male!
Na erdhi keq, që pa cicërimat e një vajze mbetëm,
por dhe u gëzuam që shpëtuam nga sytë e zuzarëve.


Vonë të kërkuam falje e t’i puthëm të dy duart,
ndonëse na mungoje dhe pa ty nuk jetonim dot.
Të thamë se do ishe prapë në zemrat tona vluar,
dhe t’i lagëm dhjetë gishtat e unazave me lot...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi