Listë e gjatë emrash për hetime
Listë e gjatë emrash për hetime
Listë e gjatë emrash për hetime
Kryeprokurori i EULEX-it, Johanes Van Vrejsvijk, tha se misioni i BE-së për sundim të ligjit ka një listë të gjatë me emrat e personave që po hetohen nën dyshimin për korrupsion dhe krim të organizuar. Ai tha se ka finalizuar edhe planin e veprimit.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit- EULEX, ka konfirmuar se ka një plan veprimi për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kryeprokurori i EULEX-it, Johanes Van Vrejsvijk tha se EULEX-i ka një listë të gjatë me emra të personave të dyshuar për korrupsion e krim të organizuar.
Këto komente, kryeprokurori i EULEX-it, i bëri gjatë një konference në Çagllavicë, ku bashkë me zyrtarë të Qeverisë dhe Prokurorisë së Kosovës prezantuan sfidat dhe rezultatet e arritura në fushën e sundimit të ligjit në çështjet që lidhen me raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
“Këtë mëngjes kam finalizuar planin operacional, të cilin do t’ia dërgoj edhe kolegut tim kryeprokurorit kosovar, Ismet Kabashi, pasi që kemi një sistem dualist vendor dhe ndërkombëtar”, tha Vrejsvijk.
Ky plan i veprimit përfshin në vete edhe listën e emrave që janë nën hetime, si dhe masat që parashihet të ndërmerren.
“EULEX-i e ka listën dhe ne do ta zbatojmë këtë listë në afatin kohor nga korriku i këtij viti deri në shtatorin e vitit të ardhshëm”, theksoi kryeprokurori i EULEX-it.
Kjo listë ku ka persona që janë nën hetime, sipas tij, është shumë e gjatë, por ai s’ka pranuar të flasë për numrin e saktë dhe nivelin apo pozitat e zyrtarëve që po hetohen.
“Është një listë e gjatë, aty përfshihen hetimet në gjithë Kosovën, përfshi edhe Mitrovicën. Një pjesë ka të bëjë me Qeverinë, një tjetër me bizneset e tjera”, tha Vrejsvijk.
Ai e përjashtoi mundësinë që hetimet të godasin vetëm një parti politike, duke thënë se nuk ka parë ende ndonjë parti politike që nuk ka persona nën hetime.
Që nga zhvillimet e muajve të fundit që pasuan bastisjet në Qeveri dhe hetimet ndaj ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, kryeprokurori i EULEX-it tha se kishte edhe tendenca për presione politike.
“Kishim disa incidente, ndërhyrje nga kryetari i Kuvendit”, tha Vrejsvijk, i cili në formë shakaje tha më pas se pas deklaratave të tij, presidenti Fatmir Sejdiu ndoshta është dashur ta emërojë Jakup Krasniqin prokuror.
Sidoqoftë, ai tha se natyra e punës së tij është e atillë që ka presione, por u zotua se nuk do t’u nënshtrohet atyre.
Zotimin e tij për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar e ka dhënë edhe kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, edhe pse në disa raste ai tha se Prokuroria e Kosovës ende është në formim e sipër.
“Çështjet primare që parashtrohen para të gjitha lëndëve që merren me sundimin e ligjit në Kosovë janë lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, shpëlarjes së parasë dhe ekonomisë së ashtuquajtur ilegale apo të hirtë”, tha Kabashi
Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, u dha mbështetje organeve të ndjekjes penale për veprimet e tyre në luftimin e dukurive negative.
“Qeveria e Kosovës u ka dhënë përkrahjen e plotë organeve të ndjekjes penale për ndëshkimin e të gjitha formave të krimit të organizuar, përfshirë edhe krimet e luftës dhe format e korrupsionit dhe formave tjera të krimit të organizuar”, theksoi Demolli.
Ndërsa, në Raportin e Progresit është veçuar si sfidë mungesa e luftimit të dukurive negative, të dy kryeprokurorët, Vrejsvijk dhe Kabashi u zotuan se edhe në këtë fushë do të ketë rezultate konkrete.(rel)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Afera “pronto”, nën hetime (Video)
» PDK e AAK pajtohen për hetime të SHIK-ut
» Krerët e Prizrenit nën hetime
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Hetime për një incident të lidhur me zgjedhjet?
» PDK e AAK pajtohen për hetime të SHIK-ut
» Krerët e Prizrenit nën hetime
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Hetime për një incident të lidhur me zgjedhjet?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi