Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nazim Bllacës i vazhdohet edhe për dy muaj masa e arrestit

Shko poshtë

Nazim Bllacës i vazhdohet edhe për dy muaj masa e arrestit Empty Nazim Bllacës i vazhdohet edhe për dy muaj masa e arrestit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 30, 2010 7:08 pm

Nazim Bllacës i vazhdohet edhe për dy muaj masa e arrestit

Nazim Bllacës i vazhdohet edhe për dy muaj masa e arrestit Bllaca

Gjykatësit e EULEX-it ia kanë vazhduar të martën edhe për dy muaj Nazim Bllaces masën e arrestit shtëpiak të vetakuzuarit për vrasje, plagosje, shantazhe e rrahje gjatë kohës sa ka qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK)a. Vendimi është marrë një ditë para se Bllacës t'i skadojë një vendim i ngjashëm që është shqiptuar para dy muajsh. Ky vendim, siç bëhet e ditur, është thuajse i ngjashëm me tri vendimet tjera që i janë shqiptuar kur Bllacës i është vazhduar arresti shtëpiak. "Hetimet në rastin Bllaca janë duke vazhduar dhe janë në rrugë pozitive. Deklaratat që i ka dhënë Bllaca muaj më parë çdo ditë e më shumë janë të besueshme ngase përputhen me deklaratat e personave të tjerë që janë marrë në pyetje deri më tani", ka pohuar një burim i gazetës derisa ka cituar vendimin e marrë të martën. I njëjti burim ka saktësuar se prokurorët e EULEX-it janë duke vazhduar me marrjen në pyetje te personave që në një formë apo tjetrën kanë të bëjnë me rastin Bllaca. Nazim Bllaca ka shtatë muaj që gjendet në arrest shtëpiak. Ai është arrestuar më 30 nëntor pas një paraqitje publike, ku ka përmendur krimet e kryera nën direktivat e SHIK ut. Ai madje ka përmendur edhe emra personash që tashmë mbajnë poste të larta udhëheqëse në vend.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi