Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një Vushtrriase, talente e botës

Shko poshtë

Një Vushtrriase, talente e botës Empty Një Vushtrriase, talente e botës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 26, 2009 1:20 am



Shpresa Rama është një vajzë e re nga Vushtrria e cila arriti që në mesin e mbi 5 milion konkurruesve nga tërë bota ta zë vendin e parë në shkrimin e eseve


Përgatitën: Fatlum SADIKU dhe Rexhep KERA
Shpresa Rama është një vajzë e re nga Vushtrria e cila arriti që në mesin e mbi 5 milion (nuk lexuat gabim, 5 milion) konkurruesve nga tërë bota ta zë vendin e parë në shkrimin e eseve. Shpresa esen e saj e kishte shkruar për babën e saj, i cili kishte vdekur kur ajo ishte vetëm tre vjeçare. Gara ndërkombëtare "Eseja më e mirë" u mbajt vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa shkrimet konkurruesit i dërguan nëpërmjet postës elektronike. Titulli "Eseistja më e mirë" i takoi kosovares nga Vushtrria, Shpresa Rama.

Para fitimit të këtij çmimi në nivelin botëror, Shpresa ishte mësuar të jetë e para gati në të gjitha aktivitetet e saja, e në veçanti në mësimet si nxënëse e shkollës fillore dhe të mesme.

Talenti i saj nuk kufizohet vetëm në mësim dhe në shkrim. Ajo shquhet edhe me aftësinë për këndim, pikturë, moderatore e programeve dhe pjesëmarrja në aktivitete humanitare. Gjatë shkollimit fillor, ajo me vetë iniciativë themeloi shoqatën bamirëse "5-shja bamirëse" dhe me ndihmat e mbledhura u ndihmuan nxënësit e shkollës fillore "Mustafë Venhari", shkollë në të cilën edhe Shpresa vijoi mësimet.

Motivimi për të marrë pjesë në këtë garë asaj nuk i kishte ardhur nga ambicia për të qenë e para ose për të fituar mjete materiale, por ishte bindja e plotë se All-llahu ndihmon në çdo hapë të jetës. Malli për babanë, të cilit as fytyra e as ndonjë fjalë e thënë nuk i kishin mbetur në kujtesën e Shpresës, ishin elemente shtytëse për të shkruar një ese me titullin "Letër babait".

Më poshtë kemi sjellë për ju tekstin e eses fituese në garën ndërkombëtare të mbajtur vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.


Letër babait







[size=16]Dita po merrte kah të kundërt. Gjersa shikoja perëndimin e diellit, tinguj të trishtuar vetmie bashkë me flladin pranveror më përkëdhelnin flokët…Ah ajo përkëdhelje do të doja të ishte nga dora e tim eti sepse nuk i mbaj dot në mend ledhatimet atërore!...Po ti o lot më shkarravite fjalët që po shkruaja në letrën, të cilën dua ta adresoj në dyert e parajsës, te Ai që më la me lot në sy, te Ai që la një vend të zbrazët në tryezë, te Ai që më dha dhe një emër tjetër-emrin jetim.

I dashuri Baba,

E bëra zemrën gur dhe me mallin më të madh dua të të shkruaj,të të tregoj sa të dua, sa jam rritur. Dita kur më le ishte ditë me shi,..., atëkohë s'dija të derdhja lot, andaj qielli qau për mua. Acar, dëborë në mua mbretëroi, ndonëse ishte kohë vere.

Tri vjet isha kur më le, këtë e di dhe Ti e unë se di sa vjeç isha,por nëna më tregoi. Ajo më flet shumë për Ty. E di baba, shpesh më merr malli të dëgjoj ndonjë fjalë nga Ty, ta di ç'zë kishe, ta shikoj buzëqeshjen Tënde, por kot. Jeta qenka i vetmi libër që s'mund t'ia kthesh fletët prapa! Më le vetëm, por s'dua të jem robëreshë e vetmisë, prandaj shpesh qesh,…, qesh të të sjell ty pranë sepse më thonë që buzëqeshja ime i ngjan tëndes. Më bëhet qejfi kur më flasin për Ty, kur më tregojnë sa më doje, si më ngritje lartë dhe më përqafoje! Sa keq!...Mua s'më kujtohet as edhe një qik, andaj qaj për ditët e lumtura që u venitën në harresë dhe qesh kur më rrahin krahët dhe të lavdërojnë Ty. Vërtetë të falem që më le pas veprën tënde të mirë! Me të krenohem, ndjehem e fortë, ndaj askush s'më nget, s'më ulë poshtë. Por, lotin e kam shok në çdo ditë të rëndësishme për mua...

Është mirë të vijmë në këtë jetë duke qarë dhe të tjerët të qeshin, e pastaj ne të vdesim duke qeshur dhe t'i lëmë të tjerët të qajnë për ne. Kjo është filozofia dhe realiteti bashkë. Qajmë për njeriun e pastër, për engjëllin që fluturoi në amshim...Ngadalë e kuptova se në këtë jetë jemi të ftuar për një kohë të shkurtër dhe ikim me trenin e pakthyeshmërisë. Këtij treni i takove Ti, i dashuri baba, por dhe unë do të jem udhëtare e këtij rrugëtimi, si edhe të gjithë njerëzit tjerë. E ke parasysh? Jetoj me një shpresë të ndryer në gji që kur të vij tek Ty, të më presësh me buzëqeshjen që i jep babai bijës së tij. Ndoshta s'do të të njoh, por mbaje këtë letër në dorë dhe do të takohemi, atje në përjetësi, në parajsë ku ke zënë vend qe sa kohë.

TË DON ME GJITHË ZEMËR!
Bija jote

P.S.: Të lutem, m'i bëj të fala pejgamberit tim Muhamedit a.s. dhe lutju Zotit në emrin tim që të m`i falin gabimet e mia, të familjes time dhe gjithë njerëzve që e lexuan këtë ese.

Shpresa Rama


Dërgoi Gjergj Driloni
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi