Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilo Zyba: NJË FJALË E PA MENDUAR................poezi........

Shko poshtë

Pilo Zyba: NJË FJALË E PA MENDUAR................poezi........ Empty Pilo Zyba: NJË FJALË E PA MENDUAR................poezi........

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 01, 2010 4:07 pm

Pilo Zyba: NJË FJALË E PA MENDUAR................poezi........ 28862_116150691751655_100000701739246_134050_6198070_s





Pilo Zyba: NJË FJALË E PA MENDUAR................poezi........



Një fjalë hodha,
Ashtu thjesht pa u menduar.
Në qiellin e syve të tu,
Pashë re me shi dhe trishtim ngarkuar.

Lotët - ortekë,
Morën lëndinat e mollzave dhe ranë
Mbi blerimin e gjoksit të pa anë,
Buzëqeshjet, gëzimet në çast u thanë.

Vështroja,
Tek derdheshin furtunat dhe rrëketë,
Ah,
Ku të mbytesha, në dhimbjen e cilit det?

Që nga ajo kohë,
Vetëtimës – fjalë
Ja mbylla përjetësisht atë derë,

Lëndinat e dashurisë
I ujis vetëm me pranverë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi