Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nebih BUNJAKU:KUR ZEMRA PIKON DHIMBJE(Bekim Fehmiut)

Shko poshtë

Nebih BUNJAKU:KUR ZEMRA PIKON DHIMBJE(Bekim Fehmiut) Empty Nebih BUNJAKU:KUR ZEMRA PIKON DHIMBJE(Bekim Fehmiut)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 02, 2010 10:33 am

Nebih BUNJAKU:KUR ZEMRA PIKON DHIMBJE(Bekim Fehmiut) 36855_131787693521775_100000716346990_200756_4577014_n


Nebih BUNJAKU

KUR ZEMRA PIKON DHIMBJE

Bekim Fehmiut


Nebih BUNJAKU:KUR ZEMRA PIKON DHIMBJE(Bekim Fehmiut) 326551_Bekim_Fehmiu

“Ai vinte si nga qielli, si simbol i
madhështisë dhe i lirisë njëherësh”(Timo Flloko).


Një termet i llojit të vet
midis qershori me bubullimë
dridhi botën anembanë
trandi zemra dhe n’Prishtinë

shiu lagu çdo qepallë
krenaria s’i bëri ballë

Rreptë ndajfoljet protestuan
ato të vendit n’vend ndaluan
të sasisë shumë u zymtuan
kur të kohës u pikëlluan
edhe të mënyrës u trishtuan

Me Kardinale, Gardner, Papas…
kurrë në jetë Uliks s’aktrove
si Moisiu gjeni i skenës
rolet e jetës i përjetësove

Shkëlqimi i Plisit n’Amerikë
për ne jetë - për dikë thikë

“Tmerrësisht krenar për
rrënëjt e tij shqiptare”.1

Pallat zemre ngrite n’Kanë
Hollivudin kopsht shtëpie
si Zeusi majë Olimpi
ligjëroje art magjie

Asnjë shkronjë tepër n’mbiemër
por të verbërit s’të panë dot
me Ty Shqipja bëri Emër
në lartësi s’të shquajnë as sot

Itaka Jote noton në mjerim
i ka ëndrrat pa dritare
se vetveten ka harruar
në këtë botë të pistë zagare
sofër zemre nuk të shtroi
pashpirtësia të harroi
u dhuron çelësa Nderi
ca Bregoviçërve
dhe ca hiçërve

Kur dhe ëndrra humbi shpresat
peng në shpirt roli i Skënderbeut
Ti ikonë e artit të mallit
Je stolia e Mëmëdheut

Kur ia grise tisin botës
u trishtove nga ligësia
tragjedisë një akt tragjik
ia dhurove me vetëflijim

Meqë Lumbardhi s’përpin Det
Për udhëtim u bëre Hi
Gjithë Prizreni i Besës së Madhe
T’u përkul me përgjërim

Odise Yll në gjithësi
nuk të them dot lamtumirë
lamtumirë të thotë veç loti
i Bekuar nga vetë Zoti

Prishtinë, 25.6.2010




Z. Haxhi, Nebihun e kam mik, është krijues i mirë. ma dergoi kete vjershe, të cilën provova ta vendos ne sofra poetike, por nuk di pse nuk munda. po ua dergoj Juve, ju e vendosni pa problem besoj. Ndoshta eshte e gjatë.

Nga Halil Xani


Sofra poetike
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi