Adri Nurellari:A vepron kështu një opozitë dinjitoze?
Faqja 1 e 1
Adri Nurellari:A vepron kështu një opozitë dinjitoze?
Adri Nurellari
A vepron kështu një opozitë dinjitoze?
Botuar tek gazeta Shqip
www.adrinurellari.com
Javës së kaluar gjykata kushtetuese e diskreditoi Kodin Zgjedhor duke shpallur se nene të ndryshme të kodit shkelnin kushtetutën. Në këtë vendim të marrë të bërë pas padisë të paraqitur prej u shfuqizuan nenet 68 dhe 71 të kodit sepse shkonin ndesh me nenet 17 dhe 18 të Kushtetutës duke cënuar barazinë para ligjit dhe duke diskriminuar në mënyrë të qartë partitë e reja ose ato të vogla. Ky vendim njollos jo vetëm shumicën por e ngarkon me faj edhe Partinë Socialiste që ishte nismëtare duke ngritur pikëpyetjen nëse është apo jo kjo opozita më e mirë për popullin tonë.
Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje pas një ankimimi të Partisë së Bashkimit Popullor të Pensionistëve Shqiptarë e cila e konsideronte diskriminues nenin nr.71 të Kodit zgjedhor, i cili e kufizon hyrjen e kësaj partie në garën elektorale, për shkak të pamundësisë financiare për të përballuar deklaratat noteriale të 15 mijë mbështetësve të saj. Sipas saj, për krijimin e një partie politike kërkohen 300 firma që ajo të regjistrohet në gjykatë, ndërsa për të hyrë në garën elektorale, ajo duhet të paraqesë 15 mijë firma të noterizuara, vlera e të cilave arrin shifrën e 150 milionë lekësh të vjetër. Ky vendim e dëshmoi qartë frymën antikushtetuese që përshkonte të gjithë kodin. Edhe nenet 162 dhe 163 të këtij kodi e cënojnë qartazi parimin e barazie dhe padyshim nëse një parti do ti kishte çuar këto nene në Gjykatën Kushtetuese, do të ishte arritur i njëjti rezultat.
Tanimë është e provuar se sistemi i ri zgjedhor i vendosur dhe kodi zgjedhor dëmtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë partitë e treta ekzistuese ose që mund të dalin në të ardhmen, të cilat nuk bëhen aleate në koalicionet kryesore duke garanton supremacinë e dy partive politike kryesore shqiptare dhe satelitëve të tyre dhe duke eliminuar disidencën dhe pluralizmin.
Në këtë kod në mënyrë të vetëdijshme janë nëpërkëmbur të drejtat e individit dhe partive të vogla të pavarura në favor të partive të mëdha dhe satelitëve të tyre ndërkohë që konstitucionalizmi në vetvete nënkupton sigurimin e të drejtave të individit dhe pakicave ndërkohë e jo të më të mëdhenjve apo të më të pushtetshmëve.
Sikurse e tregoi edhe vendimi i gjykatës kushtetuese, nëpërmjet këtij sistemi zgjedhor partitë e reja, të sapodala ose në potencial për t’u krijuar ballafaqohen me një kosto jashtëzakonisht të lartë për të hyrë në lojë elektorale duke i lënë dy partitë kryesore pa rivale dhe duke e çimentuar oligarkinë duopoliste shqiptare. Mirëpo kjo gjë dëmton në mënyrë të skajshme edhe frymën e debatit dhe diversitetin brenda partive duke i shndërruar liderët në tiranë. Kjo pasi nga njëra anë gara bëhej vetëm me siglën e partisë duke i nxjerrë personalitetet dhe individët e shquar jashtë loje dhe nga ana tjetër grupime të të pakënaqurve ose të mendimeve alternative të dy partive pasi ato nuk mund ta kërcënojnë lidershipin me skizmë. Nëse ata do të largoheshin nga partia dhe do të shkëputnin një copë të partisë do e kishin të vështirë që të futeshin në parlament me sistemin dhe kodin zgjedhor që kemi .
Deri tani lideri i opozitës ka shmangur komentimin e reformës zgjedhore duke lënë të kuptohet se s’ka ndonjë lidhje midis sistemit dhe cilësisë së zgjedhjeve dhe duke dëshmuar se ai nuk ka kurrfarë brerje ndërgjegje apo pishmanllëk nga kjo reformë edhe pse kalbësinë e reformës tanimë e ka certifikuar edhe gjykata kushtetuese. Kjo dëshmon se atij i leverdis një sistem zgjedhor ku eliminohen partitë rivale opozitare ekzistuese ose potenciale, ku i qepet goja disidencës së brendshme të partisë, ku përjetësohet fuqia e dy partive-shtet dhe qytetarët të katandisen në një situatë ku iu ngelet të zgjedhin vetëm midis Skilës dhe Karibdit. Pra jo për pluralizëm, por për duopolizëm, vetëm një hap larg monizmit. Ky qëllim i liderit të opozitës u konfirmua edhe gjatë fushatës e cila u bë pa program apo platformë zgjedhore alternative por thjesht nihiliste duke nxirë qeverinë e duke u përkthyer në sytë e publikut si “na votoni ne se këta janë të këqij” pa dhënë ndonjë shpjegim pse opozita është më e mirë. Pothuaj gjysma e qytetarëve me të drejtë vote e gjendur para kësaj alternative, preferoi të mos votonte fare dhe lideri i opozitës mban përgjegjësi historike se përse nuk arriti që të kapitalizonte pakënaqësinë e madhe që është ndërtuar kundër qeverisë ekzistuese.
Së pari njëherë ky sistem i ri zgjedhor, përveçse është i pandershëm dhe u votua në mënyrë të turpshme, është drejtpërdrejtë një ndër shkaktarët kryesor të krizës aktuale politike e cila lidhet me kontestimin e zgjedhjeve. Mund të parashikohej lehtë që proporcionali rajonal dhe kodi i posaçëm që e shoqëroi do të sillte një rezultat zgjedhor shumë delikat, ku dy partitë do dilnin kokë më kokë dhe fitimtari do të kishte një avantazh shumë të zbehtë përkundrejt kundërshtarit. Kuzhinierët e reformës e dinin këtë gjë prandaj eliminuan mocionin e mosbesimit në këmbim të mocionit të zëvendësimit duke bërë që një kryeministër të mund të qeveriste edhe me një shumicë të brishtë prej 71 deputetësh. Po ashtu dihej që vështirë se Shqipëria mund të sigurojë sot proces zgjedhor të përsosur kështu që parregullsitë e identifikuara kombinuar me diferencën minimale mes partive do t'i jepnin shkas secilit humbës për të pretenduar se parregullsitë kanë përmbysur rezultatin. Pra për sa kohë të kemi këtë sistem elektoral do kemi një diferencë shumë të zbehtë mes dy partive kryesore dhe për rrjedhojë do të ketë boll arsye për të mos njohur procesin zgjedhor në tërësi duke pretenduar se rezultati final është ndryshuar si pasojë e parregullsive. Po të kishim pasur sistemin e mëparshëm zgjedhor shpërndarja e mandateve do ishte bërë ndryshe dhe tanimë ne do të kishim një rezultat të qartë me një diferencë të theksuar midis fitimtarit dhe humbësit dhe nuk do kishim një parlament disfunksional që kemi parë vitit të kaluar.
Së dyti kodi cënon një ndër tre kriteret kryesore të Kopenhageni që duhen përmbushur për të mundësuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, atë të sundimit të ligjit. Kjo pasi administrimi i zgjedhjeve është lënë në dorë të forcës së militantëve, e jo në garancinë e shtetit ligjor. Administrimi prej palëve të interesuara për të vjedhur në mënyrë të pashmangshme solli parregullsi dhe tension të rrezikshëm sikurse u pa në Fier. Pra për sa kohë menaxhimi i zgjedhjeve u la sërish në dorë të militantëve partive, nuk kishte sesi mos të pritej që këta militantë të fusnin duart dhe të shtrembëronin procesin zgjedhor sikurse kishin bërë vazhdimisht. Pra këto parregullsi ishin të parashikueshme dhe do të qenë të evitueshme nëse reforma zgjedhore do të ishte bërë në mënyrë të ndershme.
Së treti sistemi zgjedhor është shkaktar i tërthortë i krizës dhe dështimit të gjithë opozitës sepse ia arriti qëllimit malinj të shkatërrimit të LSI-së duke eliminuar shpresën që PS të përdorte mandatet e Metës si gomone shpëtimi në një kohë të dytë. Po ashtu konsolidoi partinë në pushtet dhe shkatërroi njëherë e mirë çdo lloj mundësie për të ndërtuar një parti alternative të djathtë duke i kushtëzuar votuesit e djathtë ose që të votonin për PD-në ose që të abstenonin.
Por elementi më indinjues në këtë situatë nuk është thjesht as lidhja e sistemit zgjedhor me krizën dhe as fakti që mazhoranca ka miratuar një sistem dhe kod zgjedhor që cënon kushtetutën dhe shkakton oligarkinë. Fatkeqësisht tanimë në Shqipëri është bërë traditë shkelja e kushtetutës nga mazhoranca me kësilloj nismash e reformash dhe revoltimi ka rënë vetëm në vesh të shurdhër. Elementi më indinjues është fakti që kjo reformë zgjedhore antikushtetuese ka pasur si arkitekt e nismëtare në fakt liderin e opozitës. Normalisht qortimi i opozitës mund të tingëllojë si një servilizëm ndaj shumicës por në rastin e reformës antikushtetuese zgjedhore opozita është bashkëfajtore e plotë dhe meriton të denoncohet për qëllimet e mbrapshta anti-kushtetuese, anti-demokratike dhe anti-pluraliste që ka pasur kur ka propozuar e mandej miratuar këtë kod zgjedhor.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi