Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR.
Faqja 1 e 1
Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR.
Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR.
JU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT
ARTISTIT TE MERITUAR,
BEB SHIROKA AKTOR I SHQUAR I SKENES DHE EKRANIT
Sot u nda nga ne, pas nje ataku kardika, ne moshen 76 vjeçare aktori i shquar shkodran Beb Shiroka – Artist i Merituar. Nje emer i njohur i skenes dhe i kinematografise shqiptare. Me nje repertor te pasur skenik. Duke e bere figuren e Shirokes, sa terheqese aq edhe te dashur per te gjithe spektatoret mbare shqiptar.
Beb Shiroka lindi ne qytetin e Shkodres, me 25 shtatore 1933, ne nje familje te shqua, qytetare Shkodrane. Qe ne moshe te vogel ai u shqua per talentin e tij, si piktor, por edhe si recitues. Ne nje olimpiade teatrale te organizuar ne vitin 1960, per amatoret, ne qytetin e Shkodres, i terheq vemendje, artistit shume dimensional, per kohen, Te pa harruarit Teofik DUKA, athere Regjisor i cili e terheq prane Teatrit “Migjeni” te Shkodres. Qe ne ate kohe po vinte ne skene dramen “Nora e Kelmendit”. Ku SHIROKA interpretoj me shume talente, ne nje rol te thjeshte.
Tashme hapi ishte hedhur, ai do te fillonte nje kariere te re e te suksesshme, ne rrugen e artit skenik. Duke interpretuar nje galeri te pasur me personazhe nga me te ndryshmit, qe arriten ne 150 role ne teater dhe ne mbi 20 role te ndryeshme ne kinematografi. Qe fillonin me Dramen “Nora e Kelmendit” e “Histori Irkutase”, me te cilat shperthen talenti tij, teper original, qe e beri te dashur e te mirpritur per te gjithe shtresat e spektatoreve shkodrane dhe atyre shqiptar, e me pas duke vazhduar plot sukses me dhjetra role te tjera, ku fitonte simpatine dhe respektin e te gjithe spektatoreve shqiptare.
Ku pa dyshim, duhen vecura interpretimet e tija brilante, tek “Çifti i lumtur” (1975) te Bik Pepes, dramen “Dasem me flamure”, dramen “Franku u Peste” e tjer. Ne te gjithe repertorin e tij ai interpretoj ne 8 Drama. 3 Tema familjare, 1 Me aksion dhe 1 Romanes etj. Ketu duhen permendur edhe mbi 30 Skenografi te realizuar nga ai me nje talente dhe mjeshtri te rralle, profesionale ku pa dyshim ajo e “Çiftit te Lumtur” eshte nje nga skenografit e tija me te arrira. Por ai na la edhe nje arkiv te pasur me piktura te jashtzakoneshme, por edhe shume ilustrime librash te ndryshem etj, per te cilat Mjeshtri i skenes shqiptare aktori dhe regjisori i shquar Lec Shllaku thoshte, se Beb Shiroka eshte Mjeshter i Skenongrafise por edhe i interpretimit, atij po ti mungonte njera nga keto elemente skena i duket e manget. Bebi e din ma mire se tane , se ku skena e don drite dhe ngjyren, pasi ai e shikon, me syrin e piktorit dhe e gjykon me shpirtin e aktorit, te pa perseritshem. I cilin e levroj plot sukses ne keto krijime skenike:
1. Lugina e pushkatarëve (1970) Ne rolin e Ram Sokolit. Qe eshte edhe roli i pare ne kinematografi. Duke vazhduar me pas, me te tjerat si vijon.
2. Cifti i lumtur (1975)
3. Ditët që sollën pranverën (1979) (Film Televiziv)
4. Kërcënimi - (1981)
5. Si gjithë të tjerët - (1981)
6. Besa e kuqe - (1982)
7. Fushë e blertë fushë e kuqe - (1984)
8. Kur hapen dyert e jetës - (1986)
9. Historiani dhe kameleoni - (1989)
10. Women Without Wings - (2002) .... Sigurim Chief
Por roli qe do ta bente te njohur edhe te dashur per publikun mbare shqiptare ishte ai i babait fanatik tek “Çifti i Lumtur” por edhe ai i Xhandar Veselit tek filmi “Koncert ne Vitin 1936” ku edhe ketu na shpalose nje rol te kalibrit, qe “sfidon” edhe rrolet kryesore, duke u bere i imituar nga shume aktor e studente te ndryshem, nder shkolla dhe deri ne Akademine e Arteve, pra nje Karakter tip. Por sukseset e tija nuk kishin te sosur, deri para dy viteve, kur publiku shkodrane dhe ai mbarekombetar e ndoqi ne Dramen e sukseshme te Stefan Çapalitut, me titull: “Putargat e Thata” Me gjithse ne moshen 74 vjeçare ai na dhuroj nje interpretim brilant e plot emocione....................... ! E askush nuk e imagjinonte se ky do te ishte interpretimi i tij i fundit, perpara publikut te tije qe e adhuronte, aq shume, por qe edhe e donte po aq. Nder biseda te dryshme ai shprehte shpesh shume mendime, ide dhe deshira. E mbi te gjitha deshironte te bente nje turne me Teatrin “Migjeni” Panteonin e tij shpirteror e profesional, qe nga Shkodra ne Ulqin, Tivar, Tuz, Plave e Guci, Prishtine e Prizren te Kosoves, Shkup, Tetove e Shen Naum, Janine, Filat e Igumenice, Dhe interpretimin e nje Drame te Fadil M. Krajes, ne Amfiteatrin e Dodones, duke u kthyer ne Amfiteatrin e BUTRINTIT ne Sarande, ku edhe po te vdiste do te ishte FAQJA e BARDHE e tij.
Kurse sot ......... me dt. 02 korrik 2010. Ne hollin e Teatrit “MIGJENI” te Shkodres, ku per vite me radhe kane ushtuar, monologjet e tija, ka rene heshtja. Personalitete te shquara te elites intelektuale te Shkodres, kan ardhur per ti dhene lamtumiren e fundit mikut te tyre Bebit, njeriut te dashur dhe modest, me titullin e vetem “Mjeshter i Merituar”, te gjithe me fytyra te vrame, nga dhimbja per Aktorin e mrekullushem, qe po i largohet ketije Panteoni te Kultures tone Kombetare. E mes lotesh e dhimbjes dallojme Prefektin e Shkodres z. Maxhid Cungun, Kryetarin e Keshillit te Qarkut z. Prof. Gjovalin Kolombin, Kryetarin e Bashkise se Qytetit te Shkodres z. Lorenc Luka. Si edhe Dramaturgun e shquar shqiptar, Fadil Kraja, Mjeshter i Madh, Piro Milkanin, Tinka Kurtin, Roza Anagnostin, Rikard Larja, Stefan Çapalikun, Zyliha Milotin, Paulin Preken, Paskualina e Bruno Shllaku, Merita e Fatbardh Smajen, Agron Dizdari, Kengetarin e njohur Federik Ndocin. Rajmonda Marku, Rita Gjeka, Drande Xhaj, Besnik Cinari, Federik Fistani,e shume aktoreve e aktoreve te shquar e te personelit te ketij teatri, me te cilet ka bashkepunuar per vite me radhe. Te cilet perkulen plot respekt perpara personalitetei te skenes Beb Shirokes dhe ngushllojne familjen e tij, ne kete ndarje te dhimshme, ku pershendetjet jane te shumta por fjala e Dramaturgut Fadil M. Kraja, eshte prekese dhe emocionues per mikun e tij, ai nuk i zoteron lotet. Duke na ftuar te duartrokasim per Beb Shiroken qe po largohet, mikun e te gjitheve. Po keshtu prekes eshte edhe Mesazhi i ngushllimit i drejtuar familjes nga Presidenti i Republikes z. Prof. Dr. Bamir TOPI, i cili shkruan:
“ Te dashur familjare te Beb Shirokes !
Ne keto momente te dhimbjes te thelle, per humbjen e njeriut tuaj te shtrenjte, deshiroj t’ju gjendem shpirterisht prane, duke ju shprehur ngushellimet e mia, me te sinqerta ! Me ndarjen e tij nga jeta, ju humbet njeriun tuaj me te dashur e me te pazevendesushem, ndersa te gjithe artdashesit humben nje nga aktoret me te talentuar e me te perkushtuar te filmit e teatrit, qe me mjeshtri e profesionalizem skaliti figura e personazhe te pashlyeshme ne memorjen tone, duke mbetur nje nga aktoret me te medhenje e me te spikatur shqiptar.
Edhe nje here ne keto momente te veshtira ndaj me ju dhimbjen e rende njerzore, dhe ju shpreh ngushullimet e mia me te sinqerta. “
Pas homazheve funerali me trupin e aktorit Beb Shiroka u percoll plot respekt per ne banesen e fundit, nga shume qytetar, aktor, artdashes dhe intelektual te shquar te vendit. Sot Shkodra dhe Shqiperia humbi birin e saj, aktorin eruditin e madh, intelektualin e shquar, qe doti mungoj shume.
Pushofshi ne paqe MIKU i IM !
Pergaditi dhe Fotot nga:
Prof. GEZIM My. URUÇI – Studiues i Artit.
Kryetar i Forumit Intelektual Shqiptar – Dega Shkoder.
IN MEMORIE nga Gezim URUCI...... !
KONCERT NE VITIN '36
PREFEKTI MAXHIT CUNGU.
PO FLASIN LOTET E TE TJEREVE....... !
DREJTE DHIMBJES.
Me GEZIM My. URUCIN.
MIQ EDHE SHOKE ET.
Familja.
ÇIFTI i LUMTUR.
Me Nefail Piraniqin..........!
Me DRAMATURGUN FADIL KRAJA.
SHFAQJA e FUNDIT PUTARGAT e THATA.
Intervista e Kryetarit te Bashkise z. Lorenc Luka.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi