Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:VARGJE NGA BREGDETI

Shko poshtë

Agim Gashi:VARGJE NGA BREGDETI Empty Agim Gashi:VARGJE NGA BREGDETI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 04, 2010 12:03 pm

Agim Gashi:VARGJE NGA BREGDETI 23351_1209563098325_1806157215_403689_6074495_n


Agim Gashi - DRENICA

VARGJE NGA BREGDETI


MBREMJE NE BREGDET

Tek ikim nga plazhi
- dielli zhytet n`det,
mbi vale pulebardhat
fillojne t`bejn balet.

Valet rrahin bregun
sikur na pershendesin,
na urojne nate te mire
- neser prap na presin.

Terri bie ngadale
ne ikim neper shtepi,
pulebardhat krahehapur
detit i bejne shoqeri ...


HALLI I ELONES

Ne plazhe te Durresit - vape
edhe nen qader digjemi prush,
vijne tregetaret me shportat plot
hajde dardha...fik e rrush .

E lus mbesen t`i blej dicka
por nuk do se s`i hahet,
do te luj me reren e plazhit
dhe ne det do te lahet .

Vjen nje tjeter me gomar
koshat plot ne shpine te ti`,
ndalet mbesa dhe e shikon
kafshen e shkret me dhembshuri.

M`i blej gjysh dy kile kumbulla
dhe pes kile dardha e molla,
duke i shtrir Elona e vogel
drejte gomarit duart e holla.

Pse aq shume Elone e gjyshit
- do te besh me to recel,
apo ndoshta - i falem zotit
prape oreksi ty tu cel .

Nuk i dua qe t`i ha
per recel nuk e kam hallin,
por m`i blej gjysh i dashur
qe sado pak te letojme gomarrin.

15.08.2009 , Durres
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi