Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maskat sulmojnë autobusat shqiptarë,plagosën rëndë 3 emigrantë

Shko poshtë

Maskat sulmojnë autobusat shqiptarë,plagosën rëndë 3 emigrantë Empty Maskat sulmojnë autobusat shqiptarë,plagosën rëndë 3 emigrantë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 04, 2010 7:13 pm

Tmerrin me sy panë 120 klientë të një restoranti,që gjendet ndërmjet rrugës Patra-Agrinio,mbrëmjen e kaluar,kur disa persona të maskuar ...

Maskat sulmojnë autobusat shqiptarë,plagosën rëndë 3 emigrantë Untitled_565_355



U futën në autobusin e linjës Athinë-Tiranë dhe filluan të qëllojnë me kallashnikov.

Tre emigrantë u plagosën dhe një grua është në gjendje të rëndë shëndetësore.


Incidenti ndidhi pak pas mesnate në një restorant në të dalë të Amfilokisë ,ku qëndrojnë shpesh autobusat e linjës Shqipëri-Greqi.

Tre persona të maskuar,të armatosur me kallashnikv, u futën në autobus ,dy nga porta e parë dhe njëri nga mbrapa dhe pasi bërtitën me të madhe për të tmerruar emigrantët shqiptarë,u kërkuan që të shtrihen të gjithë poshtë.

Mbizotëroi panik i madh dhe shumë emigrantë tentuan të dalin me çdo lloj mënyre.Disa emigrantë të kapur nga paniku,nuk hezituan të thyejnë xhamat e autobusit dhe të dalin të tmerruar.

Nga xhamat e thyer dhe nga plumbat ,u plagosën dy të rinj,njëri 15 vjeç dhe tjetri 28,të dy emigrantë shqipatrë,të cilëve u ofruan menjëherë ndihmën e parë.

Tre autorët që sollën tmerrin ,duke dalë nga autobusi filluan të qëllojnë ndaj tre autobusave të tjerë që ishin parkuar jashtë restorantit dhe kishin destinacion Tiranën.Gjatë të shtënave ndaj tre autobusave të tjerë,plagosën në qafë një 62 vjeçare shqiptare e cila po priste në autobus.Emigrantja gjendet jashtë rrezikut në spitalin e Andirios.

Arsyet e këtij akti akoma nuk janë bërë të qarta, pasi duket se tre autorët ,nuk kanë patur qëllim grabitjen e parave të emigrantëve.

Policia greke beson se bëhet fjalë për larje hesapesh, ndërsa kryetari i Bashkisë së zonës ku ndodhi ngjarja theksoi se është shumë e mundur,tre personat të kenë dashur t'u dërgojnë “mesazh”dy pronarëve të restorantit, që janë një grek dhe një shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi