Agim Gashi:DY KORRIK I VITIT ‘90-të
Faqja 1 e 1
Agim Gashi:DY KORRIK I VITIT ‘90-të
DY KORRIK I VITIT ‘90-të
(Tekst i këngës rapsodike)
Agim Gashi
Dy Korrik i vitit ´90-të
Historia e shkroi ni jetë
E kanë nënshkru´ niqind e
pesëmbëdhetë,
Kosovës tmerrin me ia hjekë,
Me hapë rrugën e lirisë
Me vullnet të popullsisë
Sepse populli kosovar
Pavarësi ka lypë me shpallë,
Rrugë t´lirisë me hapë për ne
E me shkru´ kushtetutën e re.
Ditë e hanë dielli ka le
Shndrit Kosovën t´dashtunin
Atdhe
Shndrit Kosovën me i dhanë
jetë,
Kanë marrë rrugë niqind e
pesëmbëdhetë
Ju rrah zemra prej dëshirës ,
E me hy n´qytet t´Prishtinës
Pa u ndeshë me milici,
Që ka pru´ mjaft kjo Serbi,
Me ia zbutë zemrën
Bozhoviqit,
Që sa herë derën e kyçi
S´lejoi me hy n´shtëpi të vet
Si të ish i veti ai parlament,
Por s´do të bahet ma i tradhëtarëve;
Po do të jetë gjithë i
Kosovarëve.
Porse trimat që mirë mendojnë
Kanë një lëkurë që nuk e
ndërrojnë,
E kanë zemren plot gjallni
Pranë Kuvendit mirë kanë
mbërri
Porse derën prap e kyçi
"Kryetari" ai Bozhoviqi,
Nuk don deren askush me
çelë,
Porse dielli i mirë nxen në
verë
Kështu njiqind e këta pesëmbëdhetë
Në oborr mirë kanë zanë vend
Fillon punën ky Kuvend.
Në katër anët të rrethu´m,
Por të trembun jo, jo kurrë
Të tri dhomat kanë vendosë
Me udhëeqë këtë mbledhje
sot,
Gjurgjiali emnin Bujar
I prizerenit faqe bardhë,
Përcjellin mbledhjen gazetarë
E musafir nga bota mbarë
Verena Gravsi për liri
E Zhan Zhaku për miqësi,
Çarls Greivsi për drejtësi
Eva Bredli avokate,
Përcjell botën kate-kate.
Kështu këto kushte jashtënormale
Po udhëheqë Bujar Gjurgjiale
Delegate e delegatë
E përcjellin me zemra plot
Se n´këtë ditë, vendimtare,
Po i mbrojnë të drejtat kombëtare,
Që ky popull i lau me gjak
Tue na vra në arë e prag
Tue na vra në rrugë e votër
Tue vajtu´ po nanë e motër,
Ushtarë të vramë tue na pru´
në shpi
Për me u kthy´ nuset n´gjini,
Por sot vetëdija e jonë kombëtare,
Asht e pastër e jo tradhtare,
E tradhtarve u kem´ tregu´
Me fat të popullit nuk mujnë
me lu!
Nisë me folë Bujar Gjurgjiala
Kosovarëve po u çon të fala
-Delegat na keni zgjedhë
Me i mbrojtë të drejtat me
nderë,
Me kerku´ kushtetutë të re
Me nderu tonin Atdhe
Mos me shitë Kosovën plakë
Që sa herë u la me gjak,
Përfundim në t´katërtën pikë
Ashtë Kosova Republikë,
Duartrokitje në qiell e në dhe
Do t´na del dhe Kushtetuta e
re.
Se na quajnë, po, tokë
poshtëruese
Deklaratën kushtetuese
Me pesë pika Kuvendi e bani
E lexon Muharrem Shabani,
Kjo deklaratë, ky dokument
Që Kosovës t´i ipet vend
Në Federatë a n´Konfederatë
Veç me qenë të barabartë.
Se n´vend të tretë me popullsi
Ne që jemi n´Jugosllavi
Dom liri, DEMOKRACI,
Nuk dom tanke, ushtri, përdhosje
Porse dom ne vetëvendosje
Gjithmonë të tjerët i kem´
nderu´
Asnjëherë s´i kem´ nënçmu;
S´i kem´ qujtë popujt kombësi
Si na quen neve kjo Serbi.
Porse populli ynë shqiptar
Mirë e di kush asht´ tradhtar,
Mirë e di kush ka nënshkru´
Që ketë tokë me aneksu´,
Porse sot kem njerëz
t´vertetë
Të Kuvendit njiqind e pesëmbdhetë
Të gjithë të lidhun me besabesë
Për komb të vetin me luftu´
Kurrkujt të keqen pa ja
mendu´
Të gjithë janë pëllumba të
bardhë n´pranverë
Ka me i dashtë populli përherë
www.prishtinpost.inf fq.29
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi