Mentor Thaqi: Gjuha Standarde Shqipe dhe komunikimi dy-dialekt(ik)ësh, pasuri kombëtare! Reformat dhe rishikimet, veçsa e pasurojnë! -Vargje-
Faqja 1 e 1
Mentor Thaqi: Gjuha Standarde Shqipe dhe komunikimi dy-dialekt(ik)ësh, pasuri kombëtare! Reformat dhe rishikimet, veçsa e pasurojnë! -Vargje-
Mentor Thaqi: Gjuha Standarde Shqipe dhe komunikimi dy-dialekt(ik)ësh, pasuri kombëtare! Reformat dhe rishikimet, veçsa e pasurojnë! -Vargje-
Komunikim pa bishta!
A ke mujtë me u qua?
V´llau Toskë, m´pvetë mua.
Mirë vëllamth, po ti?
Sot, si më je g´dhi?
Ah, të keqen, vëllau,
i thëm unë Gegua.
Mo bre bacë pashë Besën!
Më thot Labi, mua!
Qajmë hallet n´teh t´gotës,
të vjetrën dhe të renë,
ma pret vëllau Toskë:
- Kurrë ma mirë s´jem kenë!
E t´ja nisëm rrafsh,
kuvendimit, shtruar,
mirremi vesh bashkë,
me gjuhë të njësuar!
Ti më the asht hjeshëm,
unë të thash është bukur,
dialekt i ndjeshëm,
i lehtë porsi flutur!
Kur ja marrim shtruar,
kangës majekrahu,
Gegnishte e kulluar,
nga zani, qahet ahu!
Pastaj të dy bashkë,
Polifonisë toskërishte,
si n´kohën e lashtë,
n´vallen Pogonishte!
Kosovari Toskë,
si dhe Labi Gegë,
i bëri ballë koh´së,
ky Trung me dy Degë!
N´jug vajti Gjergj Fishta,
e n´veri Samiu,
fjalët që s´kanë bishta,
në një gjuhë i shkriu!
Fort mirë e kapë veshi,
bukur e shkruan dora,
Gegë-Toskë Dialekti,
Gjuhë plot Metafora!
E tash mbani veshtë,
shkurt e shqip bes beli,
Gjuha n´shekuj t´leshtë,
frytet mirë i vjeli!
Reformat, rishikimet,
që flitet të fillojnë,
Gjuhës, pasurimet,
veçsa do ja shtojnë!
Iliro-Pellazge,
shumë kush po e quan,
ne si Gjuhë Standarde,
t´pagëzuar e bekuam!
Mentor Thaqi 26.06.2010, Rohrbach
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi