Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miradie Zymberi-Avdullahi: Pranverë

Shko poshtë

Miradie Zymberi-Avdullahi: Pranverë Empty Miradie Zymberi-Avdullahi: Pranverë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 06, 2010 12:41 am

Miradie Zymberi-Avdullahi: Pranverë 33424_1421280625522_1637880294_966887_3977923_n


Miradie Zymberi-Avdullahi: Pranverë



Pranverë, erdhe me çarçafin e gjelbër mbuluar,
me lulet ngjyra-ngjyra qëndisur,
në gjithë horizontin aromë duke lëshuar,
në qiell me diellin e buzëqeshur.

Pranverë, athua e fundit do të jetë,
ajrin tënd hera tjera a do ta ledhatoj?
Ditë trishtimi, s'më le të qetë,
dhembja në shpirt depërtoi.


Sot zemra më është e plagosur,
pranverë, këtë bukuri don ta shijoj,
duke bartur mbi supe jetën jam ngopur.
Ah! Kjo dhembje, ku do t'më qoj?!


Pranverë, për ty dhe këngën dua ta këndoj,
po as telat e çiftesisë sot nuk më dojn,
notat me erën tënden sjellur, në letër i shënoj,
ndoshta në pranverën tjetër, me to do t'më kujtojnë.
Miradie Zymberi-Avdullahi: Pranverë 34620_1422799103483_1637880294_971281_6385246_n

Miradie Zymberi-Avdullahi: Pranverë 34286_1422828384215_1637880294_971324_6466374_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi