Shënohet Beteja e Lavdishme, ''Beteja e Loxhës''
Faqja 1 e 1

Deçan, 06 korrik-Me rastin e 12 vjetorit të rënies heroike të Rrustem Bruçit, Lumni Surdullit dhe Enver Alaj, në Betejën e lavdishme të Loxhës, të udhëhequr nga komandanti, kolonel Tahir Zemaj, në Isniq të Deçanit, në prani të shumë qytetarëve dhe oficerëve të ushtarak të asaj kohe, janë zbuluar pllakat përkujtimore në shtëpitë ku ishin të vendosur formacionet e rregullta ushtarake, që komandoheshin, nga kolonel Tahir Zemaj. “dymbëdhjetë vite më parë, nga Isniqi i Isa Boletinit, dhe trimave të tjerë, të prirë nga strateg të luftës dhe oficer të karrierës, djemtë më të mirë të Isniqit, Vushtrrisë, Drenocit, Prapaqanit, Strellcit, Dubovikut dhe vendeve tjera, u nisën për të ndalur hovin e barbarisë serbe, u nisën për në Betejën e Loxhës” është shprehur, Blerim Bajraktaraj, që sipas tij, kwta djem tw luftës, shënuan historinë, duke mposhtur dhe turpëruar armikun. Duke folur, në emër të brigadave 134, 131 dhe 133, Shaban Dragaj, oficer i karrierës, ka thënë se kontributi i Isniqit dhe rrethinës, është i paharrueshëm, jo vetëm për Betejën e Loxhës, por, mikpritjen dhe hapjen e dyerve të konakut, për luftëtarët dhe qytetarët e gjitha rajoneve. “Më kujtohet korriku i vitit 1998, kur së bashku me formacionet e rregullta ushtarake, zbrita nga Alpet Shqiptare, erdha në mesin tuaj, së bashku me shumë oficerë dhe ushtarë, të prirë dhe të komanduar, nga kolonel Tahir Zemaj”, rrëfen Shaban Dragaj. Ai, duke iu drejtuar të pranishmëve, është shprehur, “Ju, jo vetëm që dhatë djemtë dhe bijat, të kyçën në radhët tona, por hapat dyert për vendosjen tonë, në odat tuaja u sistemuan dhe ushqyen, oficerët dhe ushtarët tanë, që nga këtu, do niseshin për Betejën e Lavdishme të Loxhës, në të cilën, heroikisht bien, Rrustem Bruci, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj”. Po ashtu, Dragaj tregon, se në furnizim të brigadave tona, në Bjeshkët e Milishevcit, kanë rënë heroikisht edhe Naim Bajraktaraj, Isa Balaj, Beqir Mehmetaj, nga Isniqi, Naim Gjukaj nga Strellci, si dhe Ramush dhe Elmi Shala nga Duboviku. “Pllakat që po vendosim sot, është shenjë simbolike që të kujtojmë brez pas brezi, gjurmët e pashlyera të historisë sonë” ka nënvizuar Shaban Dragaj. Në shenjë kujtimi, në shtëpitë ku ishin të vendosura formacionet e rregullta ushtarake, janë zbuluar pllakat përkujtimore, në familjet Bajraktari, Rexhahmetaj, Seferaj dhe Haklaj, ndërsa në fshatin Loxhë, është bërë zbulimi i lapidarit të tre të rënëve. Këto aktivitete mbahen nën patronatin e presidentit të Kosovës, dr Fatmir Sejdiu. /Adem Lushaj

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi