Fadil Curri:KADARE SI HYGO
Faqja 1 e 1
Fadil Curri:KADARE SI HYGO
Ecejake letrare
Fadil Curri
KADARE SI HYGO
1.
Ne sheshin Grand-Place të Brukselit, dikur e sot qendër e përfaqësive diplomatike e ushtarake evropiane, sot ndër pjesët më atraktive të Beneluksit për nga arkitektura unike simetrike, hasim në një Mekë kulturore e zbavitëse për vizitorët e të huajt e këtushëm. Në një nga lokalet e këtij sheshi katërkëndësh lexojmë mbishkrimin përkujtues se aty paska vepruart në vitin 1852 romantiku e revolucionari francez, Viktor Hygo.
Ne vetminë e natës brukseliane nis e shfletoj literaturë nga jeta e veprimtaria e e Viktor Hygosë.
Nga tekstet biobibliografike mësoj se kishte lindur para 190 vjetësh dhe se kishte vdekur në vititn 1885. Qysh i ri ishte shquar si talent për shkrime letrare, por që shpërblimet që i fitonte, ia mohinin. Gjatë jetës krijon poezi, prozë, drama, por shumë i vendosur dhe i spikatur ishte edhe në polemikë e oratori. Në shërbim të trajtimit të temës së këtij shkrimi, lipset thënë edhe që ishte prej familjes me bindje bonapartiste, e që më vonë u bë antibonapartist i përbetuar.
Kur në vititn 1851 presidenti i deriatëhershëm, Lui Bonaparti, shpallet perandor dhe pagëzohet Napoleoni III, Viktor Hygo i pakënaqur ngritet kundër tij. Pastaj nuk i mbeti vend në Francë dhe mërgon në Belgjikë, Bruksel, por më shumë në ishullin Zhersej. Në atdhe kthehet pas 20 vjetësh, më 5 shtaor të vitit 1870, një ditë pas shpalljes së Republikës III franceze dhe populli i Parisit kthimin e tij e konsideronte fitimtar. Por, përsëri Franca përjetonte tronditje të mëdha nga prusianët. Kur në vitin 1871 u bë armëpushimi ndërmjet këtyre dy shteteve dhe Parisi bie në duart e prusianëve, Hygo thërret popullin për mbrojtje, por tashmë gjeneralët francezë e kishin kryer tradhëtinë e tyre. Pas kësaj Hygo përsëri ik në Belgjikë. Nis edhe eksodi i komunarëve francezë në Belgjikë, ndonëse qeveria belge i refuzon, kundër të cilit vendim reagon edhe vet poeti. Në shtypin e atëhershëm belg Hygo bënte propaganda dhe polemika me kundërshtarët e tij.
Viktor Hygo ishte internacionalist dhe antimilitarist i vendosur. Ai mendonte se asnje komb s’ka të drejtë të vë as thonin mbi tjetrin, ashtu si një njeri mbi tjetrin. Këtë e tha duke mbrojtur kryengritësit kubanezë kundër kolonizatorëve spanjollë. Se është antimilitarist, dëshmon porosia e tij në Kongresin e Paqes në Llozanë në vitin 1860: “Hiqni ushtrinë, keni hequr luftën. Po, si mund të zhdukësh ushtrinë? Me anë të zhdukjes së despotizmave. Kusht i parë i paqes është çlirimi…Liria është qëllimi; paqja është përfundimi”.
Më shtyri të mendoj në krahasimin intelektual ndërmjet Hygosë dhe Kadaresë fjalimi i tij në Kongresin e Parë të Paqes, mbajtur në Paris në vitin 1849, ku ndër të tjerash shpreh bindjen: “Do të vijë një ditë kur topat nuk do të jenë veçse një pjesë muzeu e do të tregohen si mjete barbare; atëherë njerëzit do të mbesin të shtangur që një barbari e tillë e madhe të ketë mundur të ekzistojë”. Nocionet TOPA(armë) e MUZE nga fjalimi i poetit më kthyen 12 vjet mbrapa, kur isha student i vitit të parë për gjuhë shqipe e letërsi në Shkup.
2.
Atëbotë lexoja shume shkrimtarin tonë të madh, Ismail Kadare, ndaj doja të dija ç’do gjë që lidhej me emrin e tij, por barrierat kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë së atëbotshme pengonin. Një ditë e bëra zemrën guri dhe i shkrova letër ministrisë gejgjëse të Shqipërisë, i kërkova librat më të rinj të I. Kadaresë. Si për habi, më erdhën disa romane e libra nga Tirana, ndër ta edhe poema për fëmijë “Në muzeun e armëve” e Ismail Kadaresë, botuar nga “Naim Frashëri” i Tiranës në vitin 1978. Librat e arritur më gëzuan, por edhe më sollën sherr mua dhe katedrës ku studioja, ngase u bënë shkase për bisedat e ardhshme informative dhe vizitat e shpeshta të punëtorëve të sigurimit fakultetit dhe shtëpisë sime në Shkup.
Sipas shënimeve që i mbaj nga kohët e shkuara, në vitin 1980 në poemën “Në muzeun e armëve” pata lexuar bisedën që bënin armët në këtë libër, shumë më interesante për të rriturit se sa për vet fëmijët, të cilëve u dedikohej. Në një fletore timen studentore lexoj disa strofa që kisha veçuar dhe që më kishin lënë përshtypje, mbase.
Ja topi gjerman
Me topin turk
Atje në qoshe
Seç flasin qyshkur.
Armë amerikane,
Sovjetike, ku ta dish,
Armë të rënda
Supefuqish.
Analogjia formuluese në vargje ndërmjet Hygosë e Kadaresë vërehet në dy strofat e mëposhtme:
Oh, oh, psherëtiu
Një top i vjetër,
Sido që të jenë
S’do kenë fat tjetër.
Armët e tyre,
Ashtu si ne
Do përfundojnë
Nëpër muze.
Krahasimisht shikuar, ngjashmëritë e Kadaresë me Hygonë nuk janë vetëm në këtë shembull. Edhe shkrimtari shqiptar më i lexuar në botë që në shkrimet e tij të kohës studentore premtoi se bëhet fjalë për një shkrimtar të ardhshëm me cilësi botërore, kurse zenitin e tij krijues të një shkrimtari botëror e arriti me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, kur kishte moshë çereshekullore. Kadare, ngjashëm si Hygo që ishte nga familja bonapartiste dhe qe më vonë u ngrit kundër këtij regjimi, edhe ky u ngrit në skenë në saje të rrethit letrar komunist shqiptar e që pastaj u ngrit kundër tiranisë komuniste enverhoxhiane, si e pagëzoi. Ngjashëm si Hygo që apeloi të mbrohet Parisi, edhe ky apeloi të mbrohet demokracia në Shqipëri. Hygo iku nga Franca ne Belgjikë kur u kërcënua, kurse Kadare iku nga Shqipëria ne Francë kur u rrezikua nga trazirat në Shqipëri. Si Hygo që polemizoi me bashkëkohanikët e tij, edhe Kadare e bëri këtë me polemikat në shtypin shqiptar dhe atë botëror. Edhe Kadaresë iu bë pritje madhështore gjatë kthimit të tij të parë në Shqipëri pas eksodit familjar në Francë.
Për shkrimtarin Ismail Kadare, sidomos pas përmbysjes së komunizmit dhe ngadhnjimit të demokracisë në Shqipëri, u shkruan shumë tekste e libra, duke e shtjelluar atë në shumë aspekte, por ja që kundrimin karahasimtar ndërmjet tij dhe Hygosë askund nuk e përmendi asnjë autor. Metoda krahasimtare e qasjes së jetës dhe të veprës së këtij vigani letrar shqiptar me shkrimtarë të tjerë të botës do të sillte deri te njohuritë e reja nderkulturore të traditës, historisë dhe kulturës shqipe me të popujve të tjerë, të lashtë e bashkëkohorë.
Bruksel, dimër i vitit 1992 Fadil Curri

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi