Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Konvulsion morali

Shko poshtë

Skender Korça: Konvulsion morali Empty Skender Korça: Konvulsion morali

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 07, 2010 1:12 am

Skender Korça: Konvulsion morali 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n

Skender Korça: Konvulsion morali

Dogmatizëm ndarjesh
me murmuritje zanash
kur zanat nuk kanë tash më gjini
u bënë shtegtarë morali
Qenë endacak si brisk xhepi i gjetur
...po eksitojnë moral të ndezur
Flakadan që digjesh edhe në acar,
një jetë kalon me dy gjysma...
konvulsion eruptiv që të thyen
konvulsion derivati shpirtëror
pa mundësi integrali copëzave të thyera
Mjekët e as klerikët nuk e shërojnë
Kanë frikën nga maska diametrale,
nga lindja e perëndimi
kur dinë se qendra mbeti bosh...
... e sëmurë më lëngim të gjatë
luajnë në stadiume fytyrash tona
provokojnë konvulsionin përditë
me ngjyrë, me dukje e pamje...
Aksidentalisht takohen moralistët,
mbajnë leksione shpirti
ikin nga qendra edhe ata,
na lënë aty ku ishim...
na kujtohen vetëm fjalamanit e tyre
“Ne e kemi drejtë...”
“Ne e kemi mirë...”
Konvulsioni i ngërçeve morale po rritet
Ne mbesim stoli dekori
...varur në qafë,
... sikur litar,
Litar që të pluhuros në ecejake
...në sëmundjen e re,
...vetëvrasjen tonë me skenar
Drejt konvulsionit identitet prekur
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi