Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjon Keka: Idetë e çmendura

Shko poshtë

Gjon Keka: Idetë e çmendura Empty Gjon Keka: Idetë e çmendura

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 07, 2010 2:09 am

Gjon Keka: Idetë e çmendura U1_GjonKeka
Idetë e çmendura
Nga Gjon KEKA
Se Ballkani ende nuk por arrin dot të dalë nga zjarri i tij i nacionalizimit ekstrem dhe instiktit uzurpues apo gllabërues, këtë po e dëshmojnë edhe më shumë zërat dhe idetë e çmendur apo idetë që tanimë i ka vjellë “vullkani ballkanik” dhe siç dihet tani ky rajon ka hyrë në procesin e daljes në rrugën e arsyes dhe të së vërtetës historike të tij, por edhe të proceseve të integrimit në familjen europiane. Duke ditur se bota është ngopur me luftëra dhe gjakderdhje, idetë e tilla vetëm sa e mbushin kupën e mjerimit të këtij fillim shekulli i cili do të duhej të ishte një shekull i përmirësimeve të gabimeve historike dhe i rikthimit të gjërave në vendin e tyre. Këto ide sa janë të çmendura aq edhe absurde, Ballkani siç dihet është i njohur edhe historikisht si detonatori kryesor i luftërave si të përmasave rajonale ashtu edhe të atyre botërore, prandaj një hedhje e tillë e ideve në tavolinën e sapopastruar të këtij rajoni nga këto gjakderdhje do të thoshte një mbetje e gjithë mendësisë dhe e rrugëve që ka ecur ky rajon në botën e errët të një të kaluare tragjike për të gjitha kombet dhe popujt në përgjithësi.
Mirëpo duhet theksuar se idetë e tilla që tani po qarkullojnë nëpër qarqe të caktuara si vendore, rajonale ashtu edhe ndërkombëtare, vijnë si rezultat i lojërave të dyfishta që po i bën diplomacia serbe e strucit dhe në pamundësi për ta ndryshuar vetveten duke pranuar realitetin e ri në Ballkan ajo dëshiron të nxjerrë në tavolinë ide të çmendura për ndarje apo ndërrim territoresh së bashku me përkrahësit e saj të hapur dhe të fshehur. Por duhet nënvizuar gjithashtu se këto ide vijnë edhe si rezultat i asaj që kam potencuar shpesh në shkrimet e mia se “lidershipi i Kosovës që në ditën e shpalljes së pavarësisë së mbikqyrur është dashur të definojë qartë territorin e saj në tërësi, duke u bazuar në Kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi” e jo të përziejë gjellërat e shijshme, të shijojë karriget e pushtetit dhe të lejojë që një pjesë e territorit të saj të marrë konotacione komplekse politike dhe të pazgjidhshme. Ky gabim dhe kjo paaftësi institucionale e shtetërore vetëm sa i ka ndihmuar kësaj gjendjeje të çoroditur që po mbizotëron si në pjesën komplekse (veriun e Mitrovicës) ashtu edhe në tërë vendin, por edhe të hedhjes së ideve për ndarje apo ndërrim territoresh, gjë që ka sjell një pikëpyetje të madhe ballkanike apo më mirë do të thosha ka vënë në lojë ndërrimin e tërë hartës së këtij gadishulli, nëse vërtetë idetë e tilla të çmendura vihen në jetë apo pranohen verbërisht nga të gjithë.
Po ashtu po u vunë në tavolinë këto ide, atëherë shqiptarët duhet automatikisht të kërkojnë mbledhjen dhe bashkimin e tërë trupit të saj anatomik të kombit dhe të vihen kështu tërë kufijtë origjinalë që ka pasur Ballkani dhe shqiptarët me shekuj historikisht, në këtë mënyrë do të përjashtohej ideja e keqe e shkëputjes së territorit të kombit shqiptar (shih veriu i Mitrovicës) apo ndërrimi i territoreve që po ashtu janë territore shqiptare. Prandaj një lëvizje e tillë duhet shikuar dhe reflektuar në mënyrë të mençur duke qenë gjithnjë vigjilent se për një moment mund të ndodhin edhe gjëra që do të ishin tragjike për të gjithë dhe një zgjatje e madhe e problemeve dhe konflikteve ballkanike që do të ndalte përgjithnjë rajonin në rrugën e saj të paqes, stabilitetit dhe integrimit në familjen europiane.
Me këto gjeste dhe këto servime të ideve të së kaluarës, Ballkani edhe më shumë po shfaqet si një ndër rajonet që ende nuk ka arritur të pastrohet totalisht nga mbetjet e ideologjive dhe doktrinave satanike që gjithnjë kanë sjell vetëm gjakderdhje dhe konflikte të gjata duke i mohuar kështu këtij rajoni daljen në gjendjen e tij normale dhe reale, por edhe të një realiteti të plotë historik që do të thoshte se kombet autoktone siç janë shqiptarët t'i kthejnë pjesët e trupit të saj të shpërndarë dhe të coptuar nga luftërat dhe sundimet e gjata (otomane bizantine), kjo do ta kthente sigurisht Ballkanin në një realitet dhe një botë që ecën drejt paqes, stabilitetit dhe integrimit në strukturat euroatlantike dhe gjithashtu do ta kishte më të lehtë ta bënte demokracinë pjesë të saj.
Sidoqoftë duhet thënë se integriteti territorial i Kosovës është dhe duhet të jetë parim bazë dhe i mbështetur edhe në të drejtën ndërkombëtare, prandaj çdo ndryshim apo ide çmendurake apo lëvizje djallëzore do të thoshte ndryshim i tërë rajonit aktual apo në anën tjetër do të mundësonte në mënyrë pozitive rikthimin e realitetit gjeografik dhe gjeopolitik të këtij rajoni ashtu siç ka qenë që nga historia e lashtë gjë që kombi shqiptar do të ishte ai që më së shumti do të duhej të përfitonte nga historia dhe realiteti i tij si komb i lashtë dhe autokton në gadishullin ballkanik.
Ndërsa siç dihet me formimin e Kombeve të Bashkuara dhe më vonë, organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, integriteti territorial u bë pjesë e rezolutave ndërkombëtare, pastaj akti final i Helsinkit shpalosën qartë dhe në mënyrë decizive paprekshmërinë e kufijve dhe të integritetit territorial të shteteve në përgjithësi. Kështu që në lidhje me këtë mund të themi se integriteti territorial dhe aspekti i vetëvendosjes së kombeve apo popujve ishin,janë dhe u përforcuan edhe më shumë nga këto organizma si koncepte polare dhe në përputhje edhe me normat historike. Prandja çdo hedhje në tavolinë e ideve për ndarje apo ndërrim territoresh do të ishte një kërcënim i madh dhe një akt i çmendur që do ta vinte në pikëpyetje tërë Ballkanin dhe më gjerë, po ashtu çdo kufizim apo edhe mohim i sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit do të thoshte së pari mohim i realitetit historik dhe së dyti një kërcënim për të ardhmen e demokracisë, shtetit dhe rajonit në përgjithësi në rrugën e konsolidimit, paqes, stabilitetit dhe integrimit në unionin europian.
Me një fjalë “idetë” për ndarje apo ndërrim territoresh janë një sulm i ambicies politike të vendeve të Ballkanit drejt rrugës së integrimit në strukturat euroatlantike. Kombi Shqiptar nëse shtrohet nevoja që nga këto ide të çmendura për ndarje dhe ndërrime territoresh të kërkoj pa asnjë kompromis dhe kusht rishikimin e kufijve të saj natyror por të mohuar disa nga pjesët e saj nga traktatet e asaj kohe dhe rikthimin e tyre në vendin e vetë pra bashkimin e pjesëve të mohuara të kombit në trupin e saj. Edhe pse kjo ndoshta do të kishte një çmim të lartë por ky çmim do ta kthente rajonin në realitetin e saj të plotë historik,gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Nga kjo mund të themi se ka vetëm një komb të vjetër dhe autokton në gadishullin ballkanik dhe ai është kombi shqiptar i lashtë me shekuj e shekuj dhe i shtrirë brenda kufijve të tij natyrorë, historikë dhe europianë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi