Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seveme Preteni: NGA JETA

Shko poshtë

Seveme Preteni: NGA JETA Empty Seveme Preteni: NGA JETA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 07, 2010 11:53 am




Seveme Preteni: NGA JETA 6411_1164104592640_1528638107_406030_3142423_n



Seveme Preteni: NGA JETA


1.Lindja

Une dhe Kosova
nga hiri lindem
e koherat tona
te plagosura
i hodhem
ne faren
qe kurr me
s do te mbije
Ishim te vogla
duke ngrene
farat e dhembjeve tona
Eshtrat e ngrire
i lame te rreziten
me pagjumesi
plaget i lidhem dyfish
me fasha
tri here te pergjakura
me flamuje te bardhe
pershendetem agimet
megjithate
dhembjet
nuk ua dorzuam
korbave krahelehte


2.Rritja

Jemi zvogeluar Kosove
e jemi rritur
kemi vjedhur
pastertine e qiellit
kemi dhuruar
syte e shtrenjte te diellit
kemi mbyllur
porta detesh
jemi bere
shtrat lumenjsh
kemi prekur
fundin e puseve te erresuar
me gishterinjte
e thyer e te vrare
kemi prekur
majat e Kepit te Shpreses se Mire
e jemi rritur deri te dita e lirise
me blerim ne pellembet tona


3.Pleqeria

Mbi kurrizin e pulebardhave
pendlat e shqetesimit
po hedhin vallen e fundit
e Kosove kohe e mplakur
po rrokulliset si e cmendur
ne flokun e bardhe
ne lekuren time te rrudhur
sille nje arome trendafilash
do ta gezosh shpirtin
ne diten e pulebardhave
emrin tend s do ta harroj kurre
bastoni im nga mahagoni
ne hirin e kohes se re
do te shkruaje
legjenden per ty
Edhe ti Kosove
sigurisht kurre s do ta harrosh
gjyshin tend
me flokun e bardhe ne balle


4.Vdekja


E pas vdekjes Kosove
kush do te shkruaje
epitafe mbi varrin tim
kush do te mbjelle
indin dhe gershetin tim
ne gurin shkembor
kush do te ma shartoje
dhembjen me gezimet e botes
Do te linde te dielen
nje vashe
do ti kremtoje ajo
vdekjet e mia
ne djepin e perjetesise

Kosove
gjysherit e mi
e lane peng
kengen per rinine tende
mos i shenjtero
fjalet e kesaj nate
perkunde perrallen
e gjysherve te mi
ne qetesine e nje dashurie
shih je e gezuar
lulezon ne lirine tende te bukur
o Kosova ime
e lindur nga hiri


Marr nga permbledhja "Kurore e kalter" 1985 Rilindja
(e korigjuar dhe e pershtatur)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi