Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:BUKA E LUFTËS

Shko poshtë

Vullnet Mato:BUKA E LUFTËS Empty Vullnet Mato:BUKA E LUFTËS

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 08, 2010 12:39 pm

Vullnet Mato:BUKA E LUFTËS 34308_1292379920766_1568334934_30584131_6722727_n


Vullnet Mato:BUKA E LUFTËS 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n

Vullnet Mato

BUKA E LUFTËS

Gjashtë orë Shqipua përmbys mbi kodrinë,
dyfekun pas një shkëmbi shkrepte si masat,
gjashtë orë me një trastë leshi mbi shpinë,
gjashtë orë me një misërnike të thatë në trastë.

Pas gjashtë orë krismash armiku u thye...
Dhe ra dielli në perëndim të fushës.
Dhe fitorja si vajzë e hijshme po vinte,
mbuluar me shaminë e mjegullt të luftës.

Pa zunë trimat të ngrihen mbi brigje,
sikur mbinin trungje në një muzg të acartë,
duke shkundur nga supet tym dhe pluhur,
mblidheshin për të ngrënë drekën në darkë.

Dhe e zgjidhi Shqipua trastën e leshtë
dhe pa një vrimë të vogël në trastë.
Dhe i ra erë si cohë e djegur,
dhe i ra erë misërnike si mjaltë.

Ai pa shokët si lëpinë mustaqet,
kur vështruan bukën e shpuar në mes.
Dhe iu duk si nëna e plagosur në faqe,
kur pa misërniken me atë plagë të zezë.

I fryu bukës me thërrime mbuluar
dhe i shkoi përsipër pëllëmbën e ashpër.
Pastaj ndau shtatë pjesë me duar,
dhe mbajti për vete pjesën e plagës.

S’kishte përcjellë të dytën kafshatë,
kur copës së bukës i kish shkuar në mes.
Ai ndaloi i menduar e vështroi një çast,
pastaj kafshoi edhe plagën e zezë...

Qenka e hidhur! - tha Shqipua papritur-
Tamam s sikur përtypa barut më ngjan !
Po lufta le të bëhet sado e hidhur,
ne edhe barutin me grushte do e hamë!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi