Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raimonda Moisiu:SONTE VETËM PUTHJE DUA!

Shko poshtë

Raimonda Moisiu:SONTE VETËM PUTHJE DUA!  Empty Raimonda Moisiu:SONTE VETËM PUTHJE DUA!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 08, 2010 10:18 pm

Raimonda Moisiu:SONTE VETËM PUTHJE DUA!  20840_133275383373006_100000716346990_207912_1914938_n
Poezi

Raimonda Moisiu

SONTE VETËM PUTHJE DUA!

Nëpër lëkurën time, ndjeva ledhatimin
e buzëve të tua.
Nën dritën e hënës së trazuar, të zhytur thellë
në errësirë.
ndjeva nxehtësinë e gjoksit tënd.
Në vetminë e brishtë të errësirës, ndjeva
dridhjet dehëse,
të përqafimeve të tua.
Ndjeva pasionet e flakta,
që shkëlqenin në sytë e kaltër.
Ndjeva buzët e tua,
ju përgjigjeshin buzëve të mija,
të etura:
për mëkat,
për një puthje,
për një tendosje,
për një dëshirë,
për një përhumbje,
për një prekje,
për një ledhatim.
Ndjeva krahët rrethuar,
mbi gjoksin tim.
Nga pëshpërimat,
nëpër terr.
Ndjeva fjalën: Të dua!
Ndjeva lirinë,
Lirinë,
nga lëmshi i zjarrtë,
që kishte mbështjellë qëniet tona,
Duart tona kërkonin të ngrinin një urë,
me parfumin
nëpër dritën ,puhizën e dashurisë.
Errësira rrënqethet nga puthjet tona,
Sonte vetem puthje dua....
Puthje!
Përtej këtij terri,
ndalu aty, aty, ku dicka e panjohur,
na pret.
Puthje vetem puthje sonte!
Vë buzët e mija mbi të tuat,
si një flakë kujtimi, që rri ndezur.
Buzët e mia të dashuruara,
ledhatohen nga buzët e tua.
Ngrohtësira e përjetësisë i merr me vete,
për në perandorinë e puthjeve .
Sonte vetëm puthje dua!
Ajër dua…aromë lulesh dua,
Dhe puthje,
Shumë puthje,
Pafund puthje,

-.-
Sonte vetëm puthje dua!



Marre nga Sofra
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi