Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:NAJADA.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:NAJADA. Empty Kujtim Stojku:NAJADA.

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 09, 2010 9:32 am

Kujtim Stojku:NAJADA. 34092_1322079335696_1342220805_788588_3708272_n

Kujtim Stojku:NAJADA. 2638_1053297736324_1342220805_157768_921272_n


Kujtim Stojku:NAJADA.


Sa herë bridhja lumenjëve
Dhe n’pyje ku kish liqene
Gurra ku buronte uji i ftohtë brisk
Kujdes m’thoshte gjyshja gjumi mos t’zërë
Se vjen Najada të merr edhe ik.

Prandaj rri gjithmon zgjuar bir
Kur dielli është n’zenit e është zheg
Se atëherë e bukura e dheut
Del e krihet me krëhër ari n’breg.

Dhe kështu në mes t’zhegut
Ku ndriçon dielli rreze ar
Shtojzavallet dhe Najdat rrija për të par’.

Ja thoshte gjyshja e shihni Hamdinë
Ai është rron dhe është gjallë
E rrëmbyen këto Najadat
Se u pëlqejnë djemtë tanë.

Ata m’thoshte gjyshja
Kanë një bukuri që t’verbon
Prandaj t’keqen bir ik mos i vështro.

Se pas tyre do magjepsesh
Se ato janë bija hyjnore
T’magjepsin me bukurinë
Dhe kan’vështrime ëngjëllore.

Dhe gjumi na zinte duke pritur
Të fshehur në breg
Dhe shihnim n’ëndërr sikur vinin
Ballin duke na përkdhel

Pastaj me ato krah të bardha
shtrëngonin qafën time
Duart e mia të nxehta
Që u bënin ledhatime.


Pastaj zoqtë filluan t’këndonin
Mrekullueshëm me atë të bukrin zë
Dhe ne gjumi na doli
Najada skishte më.

Kujtim Stojku 1992
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi