Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: …edhe ne nje cast te vetem…” poezi nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: …edhe ne nje cast te vetem…” poezi nga Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: …edhe ne nje cast te vetem…” poezi nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 09, 2010 3:31 pm

Monda Korca: …edhe ne nje cast te vetem…” poezi nga Raimonda Moisiu 34995_1542851410416_1208896826_31579270_5467068_n

Monda Korca: …edhe ne nje cast te vetem…” poezi nga Raimonda Moisiu

Si një dashnor i frikshëm,
I ftohtë, i shëmtuar si djalli,
joshës,
në errësirën e natës,
hyre në vetminë e kopështit të trëndafiltë…

Trëndafilat e përgjumur,
të livadhit tim,
muarrën frymë thellë, lirshëm,
dlirësisht…ndërsa hëna
vështronte gjurmët e mëkatit,
që e dëshiroj edhe në një cast të vetëm.
Atyre casteve…..
nis mëkatoj e lumtur.

Mëkat që më pushton,
i pashmangshëm, tekanjoz, i ëmbël,
si një instikt që kërkon gjurmë,
në shkretëtirën e ishullit pa jetë…
Një cast të vetëm,
mëkato,
këputi petalet e trëndafilit,
një nga një,
deri aty ku është rrënja.
Në gërmadhat e margaritarëve
të intimiteteve të mija…
lerë gjurmën e udhëtimit të pafund.
Si këngë nga thellësitë e oqeanit,
ndjej bëlbëzimin e serenatës,
nën ledhatimin e puthjeve,
që më këndove për herë të parë, dhe
kopështi I trëndafiltë, u magjeps, u hutua:

“Bukuroshe ndjenjash përvëluar,
s’jam brutal, as delikat me ty,
as më thua sa ke ledhatuar,
sa buzë, sa duar mban mënd ti,
të paprishurve, mos u bëj magji!”

Të rizgjohemi,
të më thuash dicka,
cfardo të më thuash,
vetëm të jetë nga zëri yt.
Të më falësh ngrohtësinë e zemrës,
të trupit,
të më falësh dicka më shumë,
që na përkët ne të cmëndurve;
buzët përvëluese në trëndafilët e gjoksit tim
që ata të mos jenë më gjysëm të celur.
Mëkatojmë….
nën tingujt e cicërimave të zogjve,
që vijnë nga kopështi i trëndafiltë.


Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi