Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blair: Kosova është çështje e zgjidhur

Shko poshtë

Blair: Kosova është çështje e zgjidhur Empty Blair: Kosova është çështje e zgjidhur

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 09, 2010 3:42 pm

Blair: Kosova është çështje e zgjidhur

Pas pavarësisë, sfidat e Kosovës janë ndërtimi i institucioneve demokratike dhe perspektiva evropiane, tha në Prishtinë, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler. Këto komente, Bler i bëri pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Blair: Kosova është çështje e zgjidhur B9ZKM-01
Blair: Kosova është çështje e zgjidhur B1ZKM-01vvvBlair: Kosova është çështje e zgjidhur B2ZKM-02vvvBlair: Kosova është çështje e zgjidhur B3ZKM-03vvvBlair: Kosova është çështje e zgjidhur B4ZKM-04vvvBlair: Kosova është çështje e zgjidhur B5ZKM-06vvvBlair: Kosova është çështje e zgjidhur B8ZKM-05vvvBlair: Kosova është çështje e zgjidhur B6ZKM-08vvv.Blair: Kosova është çështje e zgjidhur B7ZKM-09vvv


Me të mbërritur në Prishtinë, ish-kryeministri britanik është pritur me nderime të larta shtetërore nga Garda Ceremoniale e FSK-së.
Bler tha se për 11 vite që kur ai kishte qëndruar në Kosovë kishte parë ndryshime të mëdha. Ai tha po ashtu, se nuk ka pushuar asnjëherë që të përkrah Kosovën që të zë vendin e saj në familjen evropiane.
Ndërkaq mesazhi për shtetin më të ri, ishte që të ndërtoj një shtet të suksesshëm, demokratik dhe me ekonomi të zhvilluar.
Blair: Kosova është çështje e zgjidhur 77ZKM-07vvv
“Statusi i Kosovës tash është i zgjidhur dhe çështja më e rëndësishme tash është që të sigurohemi se po ndërtohet një shtet i suksesshëm. Kjo është një sfidë dhe se statusi nuk është vetëm çështje e legalitetit, por edhe e kushteve ekonomike të jetesës që garanton për qytetarët që jetojnë në të”, tha Toni Bler.
Ai tha se fakti që sot Kosova është e pavarur e bën atë të kënaqur me politikën që ka udhëhequr në fund të viteve të ’90-ta.
“Do të ishte një gjë tmerrshme nëse perëndimi do të lejonte vazhdimin e pastrimit etnik që ndodhte atë kohë”, tha Bler, duke rikujtuar se politikat e tilla shtypëse si ajo e Millosheviqit çdo herë kanë dështuar.
Kurse fakti që pesë vende të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur atë, sipas Toni Bler nuk nënkupton që statusi i Kosovës është i pazgjidhur
Duke përmbushur dhe vendimin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i ndau Zotit Bler, “Medaljen e artë të lirisë”.
Kjo Medalje, u ndahet personaliteteve politike që kanë kontribuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, tha presidenti Sejdiu.
Ai e siguroi mysafirin nga Britania e Madhe se Kosova është shtet i qëndrueshëm dhe se tash, kur ka vendosur raporte me vendet tjera në fqinjësi, ëshët e gatshme që një gjë të tillë ta bëj edhe me Serbinë.
“Të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën e kanë njohur si shtet sovran dhe të pavarur dhe Kosova ka dëshmuar qëndrueshmërinë e saj si shtet. Ne dëshirojmë absolutisht të kemi marrëdhënie të mira edhe me Serbinë dhe popullin serb dhe po ashtu them se ka shumë çështje, apo shume tema që mund të bisedohen, këto janë në interes të shteteve sovrane
Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi, i dorëzoi ish-kryeministrit Bler një kopje të “Deklaratës së Pavërsisë së Kosovës”.
Thaçi tha se ish-kryeministri Toni Bler dhe ish-presidenti Bill Klinton paraqesin dy personalitete që tashmë janë bërë pjesë e historisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Zoti, Toni Bler, kryeministër, Ju së bashku me mikun tjetër, Presidentin Bill Klinton, bartni pishtarin ndërkombëtar për lirinë e Kosovës prandaj ne ju nderojmë edhe si lider, si hero i Kosovës, si institucione dh si popull i Kosovës, Kontributi i juaj ka qenë, është dhe do të mbetet historik”, tha Thaçi.
Nesër, Toni Bler do t’i drejtohet me një fjalim edhe Kuvendit të Kosovës në një seancë plenare, e cila është thirrur për nder të tij. Më pas ish-kryeministri Toni Bler, ngjashëm sikurse edhe në vitin 1999, do t’u drejtohet edhe qytetarëve me një fjalim në qendër të Prishtinës.
Gjatë kësaj vizite ish-kryeministrit Toni Bler, Universiteti i Prishtinës do t’ia dorëzojë çmimin “Doctor Honoris Causa”.
Po ashtu, është paralajmëruar se Bler mund të vizitojë edhe disa lokalitete të banuara me popullatë serbe.
Përndryshe, kjo do të jetë vizita e dytë e ish-kryeministrit Toni Bler në Kosovë që nga përfundimi i luftës më 1999. Por, njëherësh, është edhe vizita e tij e parë në Kosovën e pavarur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi