Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tony Blair, takoi “Toni Blerët” e Kosovës

Shko poshtë

Tony Blair, takoi “Toni Blerët” e Kosovës  Empty Tony Blair, takoi “Toni Blerët” e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 09, 2010 5:34 pm

Tony Blair, takoi “Toni Blerët” e Kosovës  Tony_blair0101_300_226


Tony Blair, takoi “Toni Blerët” e Kosovës

Nëntë fëmijët e Kosovës, që mbanin emrin e heroit të tyreToni Bler, të veshur me kostume të zeza, kishin dalë për ta pritur mikun e madh të Kosovës, Ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair, i cili gjatë vizitës së tij në Kosovë, sot në orët e paradites u takua me qytetarët në qender të Prishtinës.
Sahadete Zogaj &Vlora Ibrahimi

“Toni Blerët” e Kosovës, me radhë filluan të prezantohen para ish kryeministrit britanik, i cili atyre i zgjaste dorën me një buzqeshje në fytyre, sa herë që dëgjonte emrat e tyre, gjatë kohës kur ata prezantoheshin para tij. I buzëqeshur së bashku me gruan e tij u radhit pranë fëmijëve të Kosovës, të cilët për nderë të tij kënduan një këngë. Atmosfera e krijuar aty dhe një pritje kaq e ngrohtë për heroin e Kosovës, bënë që gjatë tërë kohës të këndonte me fëmijët gruaja e Toni Blerit, e cila po ashtu s’mund t’i ndalte buzëqeshjet, të cilat ia jepte ngrohësia e një populli, i cili atë e sheh si hero dhe shpetimtar. Toni Bler, pas përshndetjes me fëmijët që mbanin emrin e tij, filloi me komentimin e fotos së tij të bërë në Kosovë 11 vite më parë, me dy vajza të vogla të cilat ai i qujati shoqe.
“Për këto 11 vite vajzat në foto me mua janë bërë të bukura, ndërsa unë jam plakur”, tha ai me buzëqeshje. Më tej gjatë fjalimit të tij, Bler pohoi se ka dy porosi për popullin e kosovës. E para sipas tij është ajo që në kohen kur ata u bashkuan për tu solidarizuar 11 vite më parë, kanë bërë atë që ishte e drejtë. “Para 11 viteve, kemi bërë atë që ishte e drejtë, kemi bërë të drejten. Mua nuk më vjen keq për atë, nuk jam penduar as atëherë dhe as tani. Është e mrekullueshme që ta shoh popullin e Kosovës në shtetin e vet”, pohoi Bler, para qytetarëve të pranishëm, të cilët gati pa frymë dëgjonin fjalimin e tij.
“Porosia ime e dytë, është që ju keni luftuar shumë për ta ndërtuar shtetin e Kosovës. Tani keni një betejë tjetër, atë të paqes. Ajo është që ta shohim shtetin e pavarur të Kosovës me një të ardhme evropiane si pjesë e BE në të ardhmen. Ata që i ndihmuan këtij populli për ta krijuar këtë shtet, miqtë tuaj si unë, do të iu ndihmojnë edhe për këtë sfidë”, pohoi Bler. Ai po ashtu në fund falenderoi edhe gruan e tij të mrekullueshme, e cila sipas tij i ka ndihmuar dhe ka qëndruar pranë tij edhe 11 vite më parë, para marrjes së vendimeve të vështira, duke i ndihmuar që ta bëjë gjënë e duhur.
“Disa prej jush i kam takuar para 11 viteve, disa në kampet e refugjateve atëherë. Është kënaqësi dhe privilegj të jem dhe të festoj me ju këtu sot dhe të iu uroj gjithë të mirat në të ardhmen. Faleminderit Kosovë!”, tha në fund të fjalimit të tij Bler. Ndërsa qytetarët e Kosovës të pranishëm, me flamuj në duar, brohorisnin emrin e tij. Elez Aliu, një burrë i moshuar, i cili në kokë mbante plisin e bardhë, kishe dalur me mengjes në sheshin e qytetit në Prishtinë, ta priste siç e quan ai ‘shpëtimtarin e popullit të Kosovës’. “Ky është shpetimtari i popullit tonë. Ne nuk kemi bërë asgjë çka duhet të bëhet për këtë njeri të madh, sepse ky meriton shumë me shumë“, tha ai, teksa fliste për vështirësitë të cilat në ato vite kishte kaluar populli i Kosovës.
Ndërsa Toni Bler Moliqi nga Obria, i cili ishte 9 vjeqar, ishte i vetëdijshëm për rëndësinë që ka për Kosovën, njeriu emrin e të cilit ai e mbante. “Toni Bleri na ka shpëtuar jetën”, tha ai, teksa fliste rreth asaj se çfarë i kishin treguar familja e tij për Blerin dhe ndihmën e tij dhënë Kosovës, në ditët më të vështira. Po ashtu edhe Toni Nuredini dhe Tonibler Bajrami, u shprehen të gëzuar tej mase, që sot patën rastin ta takojnë Toni Blerin për së afërmi, pasi që tashmë ata edhe mbajnë emrine tij dhe ndihen krenar ër këtë.



http://www.ekonomisti.net/kulture/3446-tony-blair-takoj-toni-bleret-e-kosoves.html
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi