Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LORI XHAFERI:Kur kthej kokën

Shko poshtë

LORI XHAFERI:Kur kthej kokën Empty LORI XHAFERI:Kur kthej kokën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 09, 2010 7:24 pm

LORI XHAFERI:Kur kthej kokën 34303_136430726380643_100000411494182_277809_1449736_n


LORI XHAFERI:Kur kthej kokën 11541_102624726427910_100000411494182_73524_2125447_n

LORI XHAFERI

Kur kthej kokën


Kthej kokën pas, hedh vështrimin larg.
Atje thellë në skajet e skutave të vjetra!
Vegime, kujtime e imazhe m’shfaqen përpara
si tablo bardhë e zi, herë njera e herë tjetra.


Gërmoj kujtesën, gjej gjithcka kam pasur!
Kudo shkel mendimi, më ngjall nostalgji,
kam gëzimet, lotët, njerzit më të dashur,
shoh të bukurën, të emblem e të hidhur fëmijëri.


Shoh lotët si kristali që kam derdhur për dikë,
që zemrën miliona copash m’a ndau kur u shua!
Po kërkoj gëzimet se dhimbjen s'dua t’a shoh më!
Ja shtëpia ime e vjetër, ku prinderit më lindën mua.


Atje kam ecur, kam kënduar, kam qeshur e qarë
djem të mirë e capkënë m’ë kanë dashur si të marrë,
që fëmijë misterin, të bukurën, gjithcka nisa t'i kërkoj̣̣̣̣̣̣!
Tani e fortë si shkëmbi aventurën e jetës me force përballoj̣̣!

Duart e arta të Zotit gjithmonë më kanë ledhatuar!
Me engjëjt jetoj, ndaj lutjen, çdo çast e përshpëris.
Kur jeta më rrëzon nga engjëjt jam rrethuar,
ky është ditari i jetës time, prej saj askush nuk e gris.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi