Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: KUR TË LINDË DIELLI I PAVARËSISË

Shko poshtë

Gjakush Tana: KUR TË LINDË DIELLI I PAVARËSISË Empty Gjakush Tana: KUR TË LINDË DIELLI I PAVARËSISË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 09, 2010 10:52 pm




Gjakush Tana: KUR TË LINDË DIELLI I PAVARËSISË 23472_1238049553240_1289294870_30553478_2181292_n



Gjakush Tana: KUR TË LINDË DIELLI I PAVARËSISË

Meridianet më takuan me risi
n'horizontin e shpëtimit dëshirat e ngujuara
nëpër pika loti blerojnë për takim
të pres të të njoh tërësinë
që ta coptuan nëpër shekuj!

Krrokamat e qyqeve, krrakrratë e mallkimit
i dëgjojnë të shiturit në gjyqe arbitrazhi
të mbjellin në lulen e shëmtisë anatemën
që na u lidh lak kurorë -
të na shkulë e shfarojë nga trolli!

Dështimet ndodhën në mendjet skëterrë
ne rilindëm në shtigje me thirravaje
për dashurinë e Atdheut që se harruam
në kantierët e Evropës dhe restoranët e Amerikës
për një kafshatë nga mërgimi me gjak e lot shqiptari!

Kur të lindë Dielli i Pavarësisë një ditë
më lejoni të shikoj gjymtyrët e bashkuara të At Dheut
se rrezja e lirisë më ngriu në damar
Kur vritej Kosova, Plava e Gusia
kur shfarosej Pollogu, Pellagonia
kur digjej Arta , Preveza e Çamëria ...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi