Agron Shabani: Në emër të një ''rinjohjeje të përbashkët'' fetare, kulturore dhe historike...
Faqja 1 e 1
Agron Shabani: Në emër të një ''rinjohjeje të përbashkët'' fetare, kulturore dhe historike...
Në emër të një ''rinjohjeje të përbashkët'' fetare, kulturore dhe historike...
Nga Agron Shabani, Gjermani
Jetojmë në një periudhë të fluidshme dhe tepër hektike të tranzicionit dhe integrimëve të gjithëmbarshme kombëtare dhe ndërkombëtare.Qofshin ato integrime kulturore, fetare, politike, ideologjike, sociale, ekonomike, industriale, teknologjike etj.etj. Ndaj, mu për këtë shkak:nuk të pelqen aspak kur grupe ose individ të ndryshëm për ceshtje,aspekte ose lajtmotive të njohura e të panjohura nepër mediet e ndryshme(të shkruara dhe elektronike) apo dikund tjetër në këtë kontekst vazhdojnë t´i japin "zë kujës" ose "borisë së alarmit" për kinse gjëja "fundamentalizmat" ose "radikalizmat" e ndryshëm fetar ose kulturor brëndapërbrënda popullit ose kombit tonë. Aty janë edhe "ata" të tjerët(nga strukturat dhe nomenklaturat e ndryshme burokratike,kleptokrate dhe anarkoliberaliste në Kosovë, Shqipëri dhe kudo) të cilëve po vazhdon t´u mekët zëri dhe stepët goja në "koncertin e madh" të britmave dhe ulurimave të mesipërme fetare,kulturore dhe ideologjike që vazhdojnë ta heshtin dhe shurdhojnë etikën dhe ndërgjegjën e njohur(të lartë dhe të pastër si loti) fetare,shpirtërore,kulturore dhe patriotike të njerëzve dhe popullit tonë.Ndërkohë që përcarësit ose "luftënxitësit" e ndryshëm fetar,krahinor,kulturor dhe ideologjik brëndapërbrënda popullit dhe kombit tonë(të ndihmuar dhe stimuluar nga dreqi dhe i biri!) të papënguar nga askush vazhdojnë ta kryejnë "punën" dhe "misionin" e tyre prej armiku.Duke i shfrytëzuar dhe keqpërdorur në këtë vorbull njerëzit ose besimtarët e ndryshëm( të të tria feve ose besimëve të njohra tek iliro-shqiptarët) si mjetë ,si "vegla pune" ose si "instrumente" të ndryshme agjituese dhe propagandistike!Dhe,jo si qellime dhe ideale të larta fetarë,kombëtare dhe kulturore cfarë janë në të vërtetë.Kur dihet fakti se iliro-shqiptarët nuk patën kurrë "luftëra",konflikte ose dallime të ndryshme fetare,kulturore,shpirtërore,historike ose gjeografike me njëri tjetrin.Jo kurrë.Thuhet se uni dhe besimi i pastërt ose i ndërgjegjëshëm njerëzor,së bashku me mendjen(logjikën),kulturën,rezonansën,sensin dhe intuitën e thellë fetare dhe kulturore janë burimi i pashtershëm dhe kryesor,respektivisht, forma me e lartë dhe supstanciale e njohjes së botës ,jetës,natyrës dhe fenomenëve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore në ketë sfond.Shih për këtë,Frensis Bekoni në kët frymë të njour teomaterialiste dhe metafilozofike me plot të drejt konstaton se:Besimi dhe filozofia e kuptuar në menyrë të cekët,egocentrike ose monologjike të largojnë nga Zoti.Ndërsa,filozofia,besimi dhe intuita e njohur dhe në thellësi të afrojnë pranë Zotit.E thënë dhe deshifruar ndryshe: Kjo donë të thotë se cdo besimtar i ndërgjegjshëm dhe racional jeton dhe banon në Zotin.Respektivisht,Hyji( Zoti )jeton dhe banon në të.Pra:në njeriun e ndërgjegjshëm dhe besimtar që i zotëron dhe komandon(kontrollon) ndjenjat,emocionet,shpirtin,logjikën dhe filozofinë e tij jetësore dhe fetare në këtë drejtim. Që e ruan , e pastron,e kreh dhe e distancon shpirtin,trupin,intuitën dhe unin e vet ndaj cdo mendimi të ligë dhe mëkatar dhe kështu me radhë.Dhe, sidomos në situata ose atmosfera të ndryshme konfliktuoze ose eskalative që nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën,logjikën,filozofinë dhe besimin e njohur njerëzor ose qytetar.Tek populli ose kombi ynë shqiptar sidomos.
Në vazhdim dicka mbi "luftërat" ose konfliktët e ndryshme mesjetare rreth "inestiturës" dhe trashegimisë së njohur kishtare dhe rezidenciale në Evropë:
Duke filluar që nga periudha e luftërava ose konfliktëve të atëhershme(mesjetare) rreth "investiturës" dhe trashegimisë së asokohshme fetare dhe kanonike:Do vijë gjër tek përplasjet dhe farkimët e para në mes etërve të shënjtë(papëve) dhe mbretit të atehershëm francez,Luigjit të Nëntë(Luji IX-i "shenjëti").I njohur përndryshe si "udhëheqësi suprem" i dy luftërave të fundit të kryqzatave në mesjetë.Ndërkohq që forca ose fuqia gjithnjë në rritje e klanit mbretëror të "Kapetovicëve"(mbretërve francez etj.pra)këtyrëve të fundit do ua bënte të mundur që ta prezantonin vetën e tyre si "protektor" dhe "trashegimtar" të drejtpërdrejtë të etërve të shënjtë(papëve) dhe vet selisë së shënjtë në Vatikan në vend te mbretërve ose perandorëve të deriatëhershëm gjerman të cilët kishin qenë "protektorët" dhe trashegimtarët e deriatëhershëm kryesor të Selisë së Shënjtë(Papatit) në Vatikan.Mbase,si trashegimtar të drejtpërdrejt të Karlit të Madh(Karolus Magnus ose Karl de Große) dhe "Perandorisë" së njohur të Frankëve dhe Langobardëve në mesjetë.Për të mos thënë këtu shumë më herët..Në këtë menyrë edhe Bonifacie i Tetë(Bonifacius VIII)në cilësinë e njohur të ithtarit të fundit dhe kryesor të ligjëve dhe parimëve të njohura kononike dhe apostolike të papëve dhe selisë së shënjtë në Vatikan:Do të hidhej në "luftë" dhe kryengritje të gjithëmbarshme kundër dominimit dhe ndikimit gjithnjë e me të fuqishëm të mbretërve ose perandorëve të atëhershëm francez në fatin dhe ardhmërinë e përgjithshme të etërve të shënjtë(papëve) dhe vet Selisë së shenjtë në Vatikan.Në ketë kuader,Papa Bonifaciu i Tetë në vitin 13O2 ,në kuader të Prediktit të njohur "Unam Sanctam":Në formën me të devotshme dhe pragmatike do ta shpallte Besimin dhe lojalitetin e tij suprem ndaj Selisë së shenjtë në Vatikan.Duke i nxitur kështu burgosjen dhe përsekutimin e tij gjër në vdekje nga ana e njerëzve të autorizuar të mbretit të atëhershëm francez,Filipit të Katërt.Gjë që nënkuptonte nënshtrimin dhe lojalitetin e plotë të etërve të shenjtë(papëve) dhe vet Selisë së shenjtë në Vatikan ndaj mbretërve dhe klerikëve të atëhershëm francez.Shih për ketë:Gjatë vitëve pasuese 13O4 dhe 13O5 në "kongregatat" dhe "konciliumet(kolegjiumet) " e njohura të përfaqësuesve të kardinalëve dhe përfaqësuesvë të ndryshëm fetar dhe monarkist;Francezët do të jenë të përfaqësuar në menyrë të privilegjuar dhe dominante ndaj përfaqësuesve të tjerë kishtar dhe monarko-klerikalist.Duke e nënkuptuar këtu edhe emrimin e detyruar të kryepeshkopit(arqipeshkvit) të Bordosë në krye të kishës katolike (Në vend të Bonifaciusit të ndjerë)me seli në Avinjon( Dhe,jo në Vatikan) të Francës.Të njohur përndryshe si Papa Klementi i Pestë.I cili në vitin 13O9 do ta braktisi Selinë e shenjtë në Vatikan për t´u vendosur dhe akomoduar kështu në Avinjon të Francës si "seli e re" e kishës katolike tashmë të ndarë në dy "taborre" ose "seli" të ndryshme.Mbase në "Selinë e Vatikanit" dhe "Selinë e Avinjonit".Dhe,kjo edhe përkunder prediktëve dhe reformave të njohura kishtare dhe apostolike të etërve të shenjtë(papëve) si "Causa Unionis","Causa Reformationis","Causa Fidei" etj.nga ana e Bonafiacius VIII,Gërgurit XI,Martin V,Eugenit IV,Sigismundit,Pios II dhe kështu me radhë.Në këtë kuader edhe kisha katolike në Evropë gjatë periudhës së mësipërme mesjetare do të ndahej ose "divorcohej" në dy(2) "taborre" ose "fraksione" të ndryshme fetare dhe rezidenciale.Përkatësisht, në "Selinë e Vatikanit" të përbërë nga Gjermania,Italia,Anglia,shtetët nordike të Skandinavisë,Polonia,Cekia,Kroacia etj.Dhe,në "Selinjë e Avinjonit" të përbërë nga Franca,Spanja,Skocia dhe kështu me radhë.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe "luftërat" ose konfliktët e ndryshme konceptuale dhe ideologjike në mes Misionarëve dhe "herretkëve" të ndryshëm "dualist" etj. rreth"transsupstancialitetit" ,madje rreth "Trinisë së Shenjtë"(Lexo:"In Nomine Sancte et Individuae Trinitatis") " dhe të ngjashme.Ndonëse,pa i harruar këtu edhe reagimet dhe formulimet e mëvonshme "pajtimtare" humane dhe iluministe të filozofit dhe teologut të shquar nga Universiteti i Okksfordit(Oxford),Viklifit,madje, të reformatorëve dhe iluministëve të tjerë me radhë si Martin Luteri,Zhan Kalvini,Jan Husi,Martin Buceri,Erazimo Roterdamski etj që kishin për qëllim ravijezimin,konturimin,eksplorimin dhe unifikimin e pikëpamjeve dhe botëkuptimëve të mësipërme (kontradiktore dhe antagoniste) të kishës katolike në mesjetë.. Se këndejmi,qytetin e lartëpërmendur të Avinjonit(Avignon):Papa Klemensit V-të atëbotë ia kishin falur dhe blatuar për rezidencë kishtare ose apostolike grofët dhe baronët e ndryshëm francez të Anyosë në shenjë hakmarrjeje dhe merie të pafshehur ndaj mbretërve ose papëve të ndryshëm gjerman gjatë asaj kohe.Ndërkohë që Avinjoni kishte qenë pronë dhe trashegimi ekskluzive e mbretërve ose perandorëve gjerman.Duke ngelur kështu si "rezidencë e dytë" e kishës katolike(franceze,skoceze etj.)gjër në kohën e Revolucionit të Madh në Francë(Nën Napoleon Bonaparten):Kur në kuader të "kristianizmit të reformuar" dhe botëkuptimëve të njohura shkencore dhe metodologjike(sipas Toma Akiunskit,Albertit të Madh,madje filozofëve të njohur musliman të "oborrit mbretëror" të sasanidëve etj...):Ishin vënë si të thuash kornizat dhe piketat e para të Besimit hyjnor dhe universal të konceptuar dhe anticipuar sipas pikëpamjeve dhe fundamentëve(bazamentëve) të njohura lineare dhe biblike mbi"supstancialitetin antik" dhe "subjektivitetin" modern të besimit të gjithëmbarshëm njerëzor ose planetar në Zotin.Dhe,kjo edhe përkunder "konceptëve" dhe "predikimëve" të errëta (mesjetare dhe eshatologjike) mbi luftën e vazhdueshme(të pakufijshme) në mes "feve" ose besimëve të ndryshme njerëzore, fetare ose kulturore në këtë vorbull.Duke i nënkuptuar këtu edhe "prinicipët" e njohura herretike ose dualiste të "luftës së pakufijshme" në mes të së mirës dhe të së keqës(....) së bashku me luftërat apo konfliktët e njohura(mesjetare) të kryqezatave dhe kështu me radhë.Por,të gjitha këto pa ndonjë peshë ose ndikim të madh në raportët,marëdhenjët dhe komunikimet e mëvonshme ndërfetare dhe ndërkulturore në mes feve ose besimëve të ndryshme gjithandej rruzullit tonë tokësor.Sidomos, áto´në mes popujve dhe kulturës së njohur kristiane ose evroperëndimore me popujt dhe kulturat e ndryshme muslimane ose "ekzotike" etj.Dhe,kjo duke filluar nga influenca dhe ndikimet e njohura të artit dhe kulturës arabe në vende dhe rajone të ndryshme të Evropës Perëndimore(sidomos në Spanjë e periudhës së mësipërme mesjetare ku El Mansuri së bashku me mbretër ose princër të tjerë arab të "Dinastive" të njohura si "Omejada","Abassida" dhe "Fatimida":Pos tjerash i ngtitën dhe themeluan Biblotekën dhe Universitetin e famshëm të Kordobës së bashku me shumë objekte të tjera kulturore dhe monumentale në Sevila,Alicante dhe në qytete të tjera të Siujdhesës Iberike.).Për të vazhduar me përhapjen e kulturës dhe "teknologjisë" së atëhërshme arabe ose muslimane në përpunimin e letrës,stofrave të ndryshme dhe pambukut,madje të letrave me vlerë(parave ose kartmonedhave të ndryshme) dhe kështu me radhë së bashku me rolin dhe ndikimet e mëvonshme të artit,kulturës,teatrit,letërsisë dhe arkitekturës turke në vende dhe rajone të ndryshme të kontinentit të vjetër evropian gjatë periudhës së Perandorisë Osmane etj.Ndonëse,pa e harruar këtu edhe "versionin turk" të Romanit të njohur "Njëmijë e një netë" të Galandit që kishte fituar simpati dhe një admirim të posacëm në qarqet e larta intelektuale dhe kulturore të kontinentit plak dhe më largë.
Ndryshe nga kjo:është i njohur fakti i miqësisë dhe "aleancave të famshme" në mes Karlit të Madh (Karl der Große)me Harun el Rashidin (heroin dhe protagonistin kryesor të romanit të lartëpërmendur të "njëmijë e një netëve"..) si dhe më mbretër të tjerë arab ose musliman në mesjetë.Ashtu sic janë të njohura(të shquara besa madje) edhe epika dhe heroika e njohur e udhëheqësit të shquar arab në mesjetë,sulltan Salajdinit i cili në vlugun me të madh të luftërave mesjetare të kryqzatave do të arrinte marrëveshje të famshme(fetare dhe historike) me Gotfriedin ,gjegjësisht,Baldiunin nga Gjermania mbi administrimin e"Varrin e shenjtë" në Jerusalem .Duke i nënkuptuar në këtë kuader edhe raportët dhe marrëveshjet tjera fetare,politike,ushtarake etj. më "shtetët" e asokohshme kishtare ose kristianiste sic ishin Edessa,Antiohia dhe Jerusalemi.Se këndejmi,edhe Profeti Muhamet me rastin e Haxhillëkut(Pelegrinazhit) të Tij të njohur nga Meka në Medinë me 15 korrik të vitit të largët 622(lexo:"Anno Higrae" 15.O7.622..) ishte takuar me parimet,premisat dhe elementët e ndryshme(gnostike,gneseologjike,epistemologjike etj.) të kulturës dhe besimit të njohur kristianist,izraelit etj.Duke pranuar elemente të ndryshme të kulturës dhe besimëve të lartëpërmendura në librin e shenjtë të Kur´anit si vlera të përbashkëta kulturore dhe metafizike në kuadrin e Një Besimi të gjithëmbarshëm dhe universal në Zotin. E thënë ndryshe:Konkluzat,formulimet,spjegimet dhe prezantimët e ndryshme monologjike ose unilaterale dhe egoiste nuk iu bëjnë nderë ngjarjeve,zhvillimëve dhe procesëve të njohura(unifikuese dhe konvencionale) të feve,besimëve,kulturave ose civilizimëve të ndryshme që e kanë Zotin (Hyjin) e përbashkët ose universal.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi