Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (8)
Faqja 1 e 1
Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (8)
REFORMAT NË LDK (
REFORMAT E RREJSHME DHE POVRATNIKËT NË PARTI
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Sipas të gjitha gjasave reformimi i LDK nuk do të ndodhë, përkundrazi siç po shihet vetëm do të sforcohen grupet e interesit të cilat gjithçka që ka emrin LDK e Kosovë e kanë vënë në shërbim të tyre.
Jo vetëm LDK-ja si një parti politike por edhe simotrat e saj si dhe të gjitha organizatat joqeveritare e institucione të tjera duhet të jenë në shërbim të zhvillimit demokratik të Kosovës jo të klaneve të interesit brenda atij organizimi. Kjo nuk po ndodhë dhe proceset e zhvillimit të Kosovës po zvarriten dhe do të zvarriten edhe më tej.
Ishte një shpresë, ishte një ndjenjë se ndoshta brenda LDK-së, pas gjithë këtyre disfatave do të ndodhë mrekullia?!... Por Kosovës mrekullitë nuk po i pikojnë nga qielli kurse njerëzit e saj, veçmas këta në LDK sikur janë duke ecur nëpër qiell. Sille kah ta sillesh gjendja në këtë parti është si “mozomakeq”.
Ditë më parë e kam theksuar gabimin që lëshoi KP i LDK-së i cili autorizoi pikërisht bartësit e fatkeqësisë, fajtorët e pashmangshëm, profiterët e interesit dhe njerëzit përgjegjës për disfatën e pandalshme të kësaj partie që ka pësuar sidomos pas vdekjes së kryetarit të saj dr. Ibrahim Rugova, atëherë kur këto klane dolën në sipërfaqe dhe përçanë partinë duke e bërë elektoratin e saj pikë e pesë.
Në vend që të caktoheshin bartësit e komisioneve nga KP i LDK-së apo të gjendeshin ekspert në terren, kryesuesit e komisioneve u rizgjodhën pikërisht ata që janë përgjegjës për situatën e krijuar në këtë parti.
Grupi i parë për “Platformën politike të zgjedhjeve” do të udhëhiqet nga Eqrem Kryeziu, bartësi kryesor i të gjitha dështimeve brenda kësaj partie. Platforma e tij do të zgjerohet në përçarje dhe poshtërime të mëtutjeshme. Shkatërrimi që Eqrem Kryeziu ia ka bërë Degës së LDK-së në Prizren dhe LDK-së në përgjithësi i ka plotësuar të gjitha kushtet për një pension jetësor dhe largimin e tij nga të gjitha funksionet bartëse, qofshin këto partiake apo shtetërore. Por jo, kryesia e LDK-së dhe vet Eqremi do t’i shkojnë deri në fund misionit të tyre në shkatërrimin përfundimtar të LDK-së.
Në grupin e dytë për “Plotësim ndryshime të statutit të LDK-së” është vendosur t’i bëjë Nekibe Kelmendi, e cila ndoshta vetëm si femër mund të plotësoj një kriter përfaqësimi, përndryshe do të ishte në nderin e saj që kësaj radhe të mos përzihej. Në shkrimin tim (për çështje etike) po përmbahem, jo pse s’ka çfarë të thuhet për te, por thjesht për dhembjen dhe tragjedinë që i ka ndodhur në familje. Megjithatë Nekibja me vetëdije po bëhet pjesë e proceseve dështuese dhe me vetëdijen e saj po merr pjesë në shkatërrimin përfundimtar të LDK-së.
Grupin e tretë për “Programin politik dhe zhvillim të LDK-së” do ta udhëheq Sabri Hamiti, tashmë edhe këtij i ka dal boja nga funksionet e shumta dhe nga papërgjegjësia politike që ka në të gjitha zhvillimet politike që po shkon Kosova dhe LDK-ja, të cilës klani i Hamitëve iu ka bërë gangrenë me shenja kanceroze. Unë kam pasur konsideratë për këtë Njeri, si poet dhe kritik letrar, si një intelektual i madh, por familjarizmi i tij kudo e kahëdo le për të dyshuar, pasi po duket se pos familjarëve të tij LDK-ja e as Kosova nuk kanë asnjë kuadër që i qon proceset më tej. Ndoshta si epror a mentor për titullin “dr” te nënkryetari Kryeziu, e ka bërë Sabriun si një karikaturë për të gjitha angazhimet e tija. Ndonëse edhe për Sabri Hamitin kam pasur një mendim jashtëzakonisht të mirë, nuk po mundem t’ia numëroj të gjitha pengesat dhe stagnimet që ky njeri për shkak të karizmës së tij të gabuar ia ka bërë LDK-së dhe Kosovës në përgjithësi, por një gjë është e vërtetë se revani i tij nuk ka të ndalur dhe pasojat do të jenë edhe më të mëdha pasi Sabriu është i njohur për bërryla e klane të interesit.
Fatkeqësia e të gjitha fatkeqësive për LDK-në është Isa Mustafa i cili do të udhëheq “Projektin politik të LDK-së për qeverisje”. Për pasojat që Isa Mustafa ia ka bërë LDK-së dhe Kosovës kam folë në një shkrim të më hershëm, prandaj nuk po i ripërsëriti gjërat të cilat i di vet Isa Mustafa dhe kushdo që i ka dy kokrra mend në LDK.
I gjithë ky proces reformimi është një “Show” i cili ngjason me procesin e masturbimit, përkatësisht kënaqësisë duke i mëshuar me dorë, dhe pikërisht këta njerëz jo që po i mëshojnë me dorë organeve të tyre eksterne, por janë duke ia qitur pelikorin e zi LDK-së.
Nuk ka gjë më të dhembshme për proceset e brendshme të një partie se sa t’i vendosësh udhëheqës për reforma partiake përgjegjësit kryesor të gjendjes në të cilën ka rënë PARTIA. Ky klan që u vet identifikua po shkërdhen demokracinë e brishtë kosovare, kurse anëtarësinë e vet po e mashtron me povratnikat që po kthehen si fitimtar a çlirimtar në “shtëpinë e vjetër?!”, që nuk ka të bëjë me demokracinë, përveç të procesit që e theksuam më parë, pasi me ndonjë përjashtim pothuajse janë kuadro që nuk do të arrijnë t’ia ngritin imazhin LDK-së.
Njerëzit që kanë shkuar nga LDK-ja po dëshmohet se kanë ikur e po kthehen në parti për interesa personale dhe jo për programe politike, për koncepte veprimi a për shkolla udhëheqëse që mund të ketë kjo apo ajo parti. Partitë në Kosovë nuk kanë programe të dallueshme ashtu sikurse nuk i kanë as interesat e pasurimit dhe të korruptimit. Këtë gjë e shpjegon më së mirë qeverisja e keqe që i ndodhi vendit nga koalicioni PDK-LDK që ka sjell Kosovën e 11800 km2 në një gjendje të mjerë.
Si do qoftë fillimet e reformave në LDK do të duhej të niseshin ndryshe, sepse dita e mirë shihet në mëngjes. Këto reforma do të duhej të udhëhiqeshin nga njerëz të rinj të cilëve nuk iu mungojnë dijet dhe aftësitë, si dhe në anën tjetër nuk bartin mëkatet e përgjegjësisë për gjendjen e krijuar në LDK.
Por, si duket edhe brenda LDK-së po ndikojnë interesat e klaneve të caktuara të cilat dita më ditë po sforcohen dhe identifikohen edhe brenda kësaj partie, por për të bërë reforma nuk pritet edhe për një kohe të gjatë, prandaj duhet duruar e pritur për një kohë tjetër që ndoshta do të sjell një udhëheqje reformatore e patriotike.
E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch
Zvicër, 20 qershor 2010.
*Autori, është anëtarë i LDK-së që nga viti 1989, për vite të tëra ishte anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe i Nëndegës në Kantonin St. Gallen, ku ai jeton. Po ashtu autori i shkrimit ishte delegat në dy Kuvendet e LDK –së në Prishtinë të mbajtura në vitet 1994 dhe 1998, autor i dhjetë librave të publikuar dhe analist politik në kohët më të vështira që kalonte LDK-ja, duke u bërë zëri më autentik i saj.
*Botuar në gazetën „Epoka e Re“, 23 qershor 2010, Prishtinë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi