Flora Suldashi : “Castriotto d’Albanie” – një pasardhës i rremë i Skënderbeut nga Michael Schmidt-Neke
Faqja 1 e 1

“Castriotto d’Albanie” – një pasardhës i rremë i Skënderbeut nga Michael Schmidt-Neke
Pergaditi per shtyp : Flora Suldashi
Dr. Michael Schmidt-Neke është një mik i shqiptarëve dhe merret prej dekadash me historinë dhe me zhvillimet aktuale të Shqipërisë.
Michael Schmidt-Neke u lind në vitin 1956 në Baden-Baden në jugun e Gjermanise. Në vitin 1975 e vizitoi Shqipërinë për herën e parë.
Pastaj studioi historinë dhe gjuhët klasike në Freiburg, ku filloi në menyrë autodidaktike të mësonte gjuhën shqipe. Në kuadrin e provimeve për lëndën e historisë shkroi - si përpjekjen e parë në fushën e albanologjisë - një trajtesë mbi revistën „Albania“ të Faik Konicës. Një koleksion të plotë të kësaj reviste të rrallë dhe shumë botime të tjera të Rilindjes Kombëtare Shqiptare gjeti në fondet e Institutit të Gjuhësisë të këtij universiteti.
Pati rastin të merrte pjesë (rreth vitit 1980) dy herë në Seminarin Ndërkombëtar, të cilin Universiteti i Prishtinës e organizonte vit pas viti. Me ndihmën e Institutit të Gjuhësisë të Universitetit të Bonit të drejtuar nga Prof. Johann Knobloch krijoi kontakte me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ka një mirënjohje të madhe për shkencëtarin e madh dhe njeriun fisnik, Prof. Aleks Buda, tashmë të ndjerë, që ishte kryetar i Akademisë në këtë kohë, i cili e ftoi për kërkime në bibliotekat shkencore të Tiranës, për të përgatitur disertacionin për zhvillimet politike në Shqipëri midis viteve 1912-1939. Libri u botua në Mynih më 1986.
Ai ka qene redaktor përgjegjës i një manuali shkencor për Shqipërinë (botuar 1993). Punon prej vitesh në Kiel si bashkëpunëtor i grupit parlamentar socialdemokrat në Landtagun e Shlesvig-Holshtajnit me përgjegjësi për çështjet e arsimit, të shkencës e të kulturës.
Ka botuar, veç librit “Gjeneza dhe zhvillimi i diktaturës mbretërore në Shqipëri (1912-1939)” , të gjitha kushtetutat e Shqipërisë (të përkthyer gjermanisht), shumë artikuj e kumtesa për çështje të ndryshme të historisë e të aktualitetit në Shqipëri, si edhe disa zëra në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, i cili po botohet nga Akademia në Shqipëri. Është redaktor dhe kontribues i rregullt i revistës së Shoqatës së Miqësise gjermano-shqiptare , “Albanische Hefte” dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i kësaj shoqate që luan rol të rëndësishëm në krijimin e urave të miqësisë dhe bashkëpunimit mes popullit shqiptar dhe gjerman.
Prej kohësh, Schmidt-Neke merret me jetën e botimet e shumta të malazezit Stepan Zanoviç, i cili si instrument në veprimtarinë e tij prej mashtruesi përdori
si mbulesë identitetin e rremë - Castriotto d’Albanie, duke lënë gjurmë të pahijshme në qarqe të larta evropiane.
Stepan Zanoviç – „Princi i Shqipërisë“
Rasti Stepan Zanovic është temë, e cila në mediat shqiptare është e shpalosur shumë pak, ndaj t’i japim hapësirë dhe ta shtjellojmë, duke sjellë material historik nga përzgjedhja e shkrimeve të Z. Schmidt-Neke.
Zanovich ushtroi një „influence“ në qarqe të larta evropiane me identitete të falsifikuara dhe qëllimi i tij mbetet një mister: mund të marrim me mend se ka qenë me prapavijë politike, sidomos kur te qeveritarët evropianë prezantohet si Castriotto d’Albanie!
Shqiptarë të rremë në operën e Moxartit
Në vitin 1790 në Vjenë u mbajt opera komike e Moxartit “Cosi fan tutte“ (Kështu veprojnë te gjitha (gra)). Në këtë vepër venedikasi Lorenco da Ponte në fokus vë besën e dashnorëve të dy djelmoshave Guglielmo e Ferrando,të cilët maskohen me maska të fisnikëve shqiptarë, që të joshin dashnoret e tyre Fiordiligi e Dorabella. Sipas së ndjerës Konstance Natoshevic, kjo ide i lindi da Pontes nga kujtesa e tij mbi dy gjoja mashtruesit shqiptarë me përmasa evropiane Primislav e Stepan Zanovic.
STEPAN ZANOVIÇC - Një djalë nga Shqipëria Venedikase
Primislav, Hanibal dhe Stepan e Miroslav janë bijtë e Kontit Antun Zanoviç. Tituj të tillë si kont shpërndaheshin lirisht nga senati venedikas për të siguruar lojalitetin e të parëve në provincat e tij, edhe pse Antuni është vetëm një lojtar famëkeq. “Corriger la fortune” (korrigjoj fatin) ka një kuptim mjaft të qartë në këtë epokë: të luash letra bixhozi.
Kjo histori fillon me 18 shkurt 1751 në krahinën Pashtroviç në jugperëndim të Buduas, sot në Malin e Zi, në këtë kohë këndi i largët i Republikës së Venedikut, i quajtur si Shqipëria Venedikase.
Vitet e rinisë Stepani i kalon në Venedik. Ne moshën 14 vjeç boton poemën e parë mbi dasmën e dy fisnikëve venedikas, në një libër . Në moshën 18 vjeç, ai dhe vëllai i tij dëbohen nga Venediku, sepse sulmojnë dhunshëm një tregtar.
Për Stepanin fillon një jetë pa siguri, pa shtëpi e familje, një jetë ku çdo gjë vihet në bixhoz, një luftë kjo për fat, për pasuri, duke u zgjeruar në tërë Evropën. E takojmë për pak kohë në Romë, Torino, Firence, Paris, Lyon, Rotterdam, Amsterdam, e prapë në Bolonjë, Ferrare, Trieste, Napoli gjoja për studime, por gjithmonë për një kohë të shkurtë: me muaj, në mos javë – tepër pak për studime të mirëfillta. Në këto vite të rinisë Primislavi është ortaku dhe instruktori i tij, por Stepani do të tejkalojë instruktorin e tij në përmasa veprimi dhe për paturpësi.
Në vitin 1773 të dy dëbohen edhe nga Milano, kryeqyteti i Dukatës së Madhe të Toskanës, me urdhër të Dukës së Madh Leopold, i cili nga 1790 deri 1792 do të bëhet perandor i Austrisë.
Dy vëllezërit në bixhoz kishin mashtruar një lord të ri anglez dhe pastaj e kishin detyruar familjen e lordit që të paguante borxhin. Këtë veprim e kupton Duka dhe të dy vëllezërit së bashku me aventurierin më të njohur të shekullit, Xhakomo Kazanovën, i dëbon nga qyteti,edhe pse Kazanova nuk kishte pasur përfitim në këtë paturpësi.
Çështja Chomel-Jordan – një mashtrim deri në luftë !
Të dy vëllezërit, duke përdorur identitetin e ri të rremë me emër Peovic, ia dalin që të marrin një letër rekomandimi nga përfaqësuesi diplomatik i Venedikut në Napoli, nga Simone Kavalli, drejtuar bankës Chomel e Jordan në Amsterdam. Duke e mbuluar me një dëftesë mbi borxhin e lordit anglez, kanë sukses fillimisht të marrin një kredi në këtë bankë.
Natyrisht, familja e lordit anglez refuzon këtë pagesë, që ishte shlyer një vit më parë.
Duke lozur nën maskën e mirësjelljes së rreme, dy vëllezërit kërkojnë falje për këtë “keqkuptim“ dhe arrijnë që të përmbyllin një bisnes tjetër, duke bindur
bankierët holandezë ,që të investojnë në anijen “Minerva“, e cila do të bartte verë dhe aroma të shtrenjta nën marrëveshjet tregtare të ndërmarrjes Peovic dhe vërtet Chomeli e Jordani paguajnë 33.000 flori holandezë.
Këtu lind një konflikt i rëndë ndërkombëtare: Holandezët presin më kot anijen “Minerva“, e cila nuk do të vinte kurrë, sepse ajo nuk ekzistonte aspak.
Në ndërkohë, Zanovichët janë larguar nga Holanda, kurse bankierët e tradhtuar i drejtohen diplomatit të Venedikut, i cili tani ishte një ambasador në Londër. Kavalli refuzoi çdo zhdëmtim dhe akuzoi holandezët për pakujdesi dhe neglizhencë.
Chomeli e Jordani atëherë i bëjnë apel Senatit të Venedikut dhe kërkojnë zhdëmtim nga arka e shtetit, sepse Kavalli në cilësinë e përfaqësuesit zyrtar të Republikës së Shën Markut i kishte rekomanduar “Peoviçët”. Por, qeveria venedikase nuk pranon të marrë përsipër këtë përgjegjësi. Identiteti i “Peoviçhëve” me vëllezërit Primislav e Stepan Zanoviçh qartësohet shumë shpejt dhe 1777 dëbohen përjetë jo vetëm nga qyteti i Venedikut, por edhe nga gjithë territori i Republikës; trojet e tyre të pakta shiten me ankand të detyrueshëm në vitin 1782. Autoritetet vëzhgojnë edhe përgjegjësinë e Kavallit dhe e shpallin të pafajshëm.
Konflikti diplomatik ashpërsohet edhe me shumë. Drejtuesit e diplomacisë janë Senatori Andrea Tron dhe kryekëshilltari Engelbert van Berckel, si drejtues të diplomacisë, dëshirojnë që çështjen ta çojnë deri në fund. Në fund, pas bllokimeve të anijeve venedikase nga ana a Holandës, shpallet edhe lufta, por për fat të mirë krejt formale, pa asnjë pikë gjaku të derdhur. Të dyja palët e angazhojnë perandorin gjerman, Jozefin II, si ndërmjetësues, por konflikti do të varroset përfundimisht vetëm në vitin 1785, duke lënë gjurmë në kanalet e historisë diplomatike. Kërkesat e Chomelit e Jordanit mbesin pa ndonjë përgjigje.
Pas këtij mashtrimi, të dy vëllezërit mbarojnë bashkëpunimin e tyre aq të frytshëm. Gjurmët e Primislavit humbin Pas një dënimi me burg disavjeçar në
Rusi për falsifikim parash në bashkëpunim me vëllanë tjetër, Hanibal, gjurmët e Primislavit humbin dhe flitet se vdiq si mercenar në Indi.
Princ Kastrioto i Shqipërisë
Stepani është në kulmin e energjisë kriminale dhe të krijimtarisë letrare. Prezanton veten si “filozof”, jo në kuptimin e sotëm, por si njeri i dijes e i letërsisë dhe trillon identitete të rremë njërin pas tjetrit. Deri në vitin 1775 ka botuar disa vëllime të vogla poezish me emrin e vërtetë “Stefano Zannovich”; pastaj shpërndan lajmin e rremë për vdekjen e vet. Në një letër drejtuar Volterit ai vetë e paralajmëron se është në prag të vdekjes së sigurt dhe boton edhe “Vepra postume”.
Me “vdekjen” e kont Zanoviçit lind një hero i ri:
Stjepan Hanibal - princ Kastrioto i Shqipërisë, princ i Malit të Zi, pinjoll i Skënderbeut, i dëbuar prej turqve nga atdheu.
Për njëmbëdhjetë vjet me radhë kjo fantazmë do të udhëtojë nëpër oborret mbretërore të Evropës, duke krijuar një rrjet kontaktesh me pushtetmbajtësit e kohës, duke përfshirë mbretin prusian Frederikun e Madh e perandoreshën ruse Katarina e Madhe dhe Kontin Mihail Oginski, kandidat i dështuar për fronin e Polonisë, i cili shndërroi pallatin e tij në Slonim, në një qendër ndërkombëtare të kulturës bashkëkohore.
Suksesi më i madh është një biografi e shkurtër e Skënderbeut “Kastrioti i Madh i Shqipërisë”; libërth që u botua frëngjisht, gjermanisht edhe rusisht dhe, pas vdekjes së autorit, edhe suedisht. Si përmbledhje e shkurtër e jetës së Gjergj Kastriotit nuk është i rëndësishëm, por tregimi kombinohet më përhapjen e parimeve të iluminizmit. Në shtratin e vdekjes, Skënderbeu këshillon të birin të ruajë lirinë e qytetarëve ndaj klerit katolik dhe të themelojë një gazetë të lirë!
Njëkohësisht, përdor edhe identitete e tituj të tjerë. Shfrytëzon faktin se nga 1767 deri 1773 në Malin e Zi ka sunduar një burrë (identiteti i vërtetë i të cilit edhe sot është krejt i panjohur) me emrin Stjepan Mali (Shtjefën i Vogël), i cili
nga malazezët u njoh si ish-cari rus Petar III. Ky car ishte rrëzuar nga bashkëshortja e tij, Katerina e Madhe, në vitin 1762; në rrethana të paqarta u vra ca ditë pas rrëzimit. Zanoviç pretendon se ai ishte ky Stjepan Mali, vrasja e të cilit ishte vetëm një kamuflazh; duke botuar edhe biografinë e tij.
Në Evropë kuptohet se Mali i Zi dhe Shqipëria janë dy vende të ndryshme dhe se një tregim i tillë nuk përputhet as me faktet, as me logjikën.
Shumë monarkë të Evropës janë rritur me kulturë të gjerë, me frëngjishten si gjuhë të kulturës e të diplomacisë, dhe i kishin oborret e tyre derëhapura për intelektualë të huaj, njerëz të filozofisë e të letërsisë. Frederiku, jo vetëm se mban një korrespondencë të pasur me Volterin, por edhe diskuton çështje financiare më Kazanovën. E pret edhe princin Kastrioto, por me zgjuarsinë tipike merr vesh shumë shpejt së ky është një sharlatan.
Zanovich me zgjuarsinë e tij dinake përqendrohet në trashëgimtarin Frederik Guilelm, që ishte djalë i vëllait të Frederikut. Princi i ri, për dallim nga mbreti, kishte një natyrë të butë dhe karakter që mund të ndikohej.
Stepani i dedikon një varg poemash e librash (Kurani i princërve të parashikuar për fronin), në të cilat idealizon princin si monarkun e ardhshëm ideal. Mund të supozohet se ka pasur qëllim që të emërohej oborrtar i lartë, pasi që princi i ri të merrte fronin, por nuk do të gëzonte këtë ditë . Princi i adhuruar nga Stepani përfundon si mbreti më i dobët në historinë e Prusisë. Frederik Guilelm II në fillim quhet “i Shumëdashuri” e në fund tallet nga populli si “Bredharaku i Trashë”.
Mbreti në fund jep urdhër të arrestojë Stepanin, por ai u arratis nga Prusia dhe gjeti strehim në Slonim te konti Oginski. Marrëdhënia me motrën e kontit, Genofeva Bzhostovska-Oginska përjetësohet në poema të panumërta për “Geltruden e Polonisë”.
“Princi i Shqipërisë “ botoi e ribotoi një libërth për të ardhmen e Polonisë me titull “Horoskopi politik i Polonisë, i Prusisë dhe i Anglisë”.
Shpeshherë vjershat e Zanoviçit, zakonisht të shkruara ne italisht a frëngjisht, lavdëroheshin për elegancën e përsosurinë poetike, por ka edhe zëra të tjerë. Johann von Mannlih, piktori zyrtar i oborrit të dukës së Cvajbrykenit, vëren se vjershat e porsadala nga shtypshkronja, të cilat princi i rremë u shpërndante lirisht vizitorëve të tij, janë jo gjë tjetër, pos plagjiatura të poemave të markezit Pompinjon. Kjo tregon vështirësinë e madhe të vlerësimit të krijimtarisë së Zanoviçit, sepse nuk njihen mirë burimet e tij. Ai shkruan në një epokë tepër të frytshme në të gjitha degat e letërsisë dhe ka shumë pak specialistë, të cilët njohin akoma autorë të tillë të humbur.
Odiseja vazhdon
Zanoviçi rifillon një odisejadë nëpër Evropë. Përsëri paraqitet në Holandë, ku burgoset për borxhe të pashlyera, por jo për çështjen Chomel e Jordan . Nga burgu lirohet pas intervenimit të njerëzve me ndikim. Thellon miqësinë me personalitetet e Polonisë dhe udhëton si shoqërues i kontit Oginski.
Por, me kohë aktivitetet e tij mashtruese po zbeheshin dhe nuk tregonin rezultate në oborret mbretërore. Tash me ai jetonte në shtëpi borgjeze dhe implikonte në aktivitetet e tij mashtruese miq të rinj, të cilët edhe disa vjet pas vdekjes së Stepanit vazhduan me pamfletet dhe gjyqet kundër njëri-tjetrit.
Në përpjekjet e fundit përpiqet të shfrytëzojë koniunkturat politike. Në fund të vitit 1784 qeveria e Vendeve të Ulëta i kishte ofruar një shpërblim, nëse ishte në gjendje të ndalonte hyrjen e forcave malazeze në ushtrinë austriake në konfliktin me Holandë, por në nëntor të vitit 1785 konflikti u mbyll.
Megjithatë, Zanoviçi merr edhe një herë rrugën drejt Amsterdamit, ku takon baronin prusian Zhan Baptist Kloots (Cloots), simpatizues i flaktë i iluminizmit dhe më pas i revolucionit francez, ku do të marrë pjesë si zëdhënës i rrymës me radikale.
Karizma e Zanoviçit josh e verbëron një njeri tjetër; Klootsi magjepset nga personaliteti misterioz . Vetëm ca muaj më pas, Klootsi boton një polemikë të rreptë kundër Zanoviçit.
Fundi i padenjë i “princit”
Zanoviçi kërkon dëmshpërblim nga ana e qeverisë holandeze për gjoja shpenzimet e larta te ndërhyrjes që malazezët nuk morën anën austriake kundër holandezëve, duke pretenduar se kjo ishte meritë e tij. Autoritetet e Amsterdamit shqyrtojnë këtë kërkesë, por e refuzojnë. Zanoviçi zhytet në borxhe të mëdha dhe për shpenzimet e jetës nuk paguan asnjë flori. Një kreditor e denoncon dhe princi i rremë arrestohet më 4 prill 1786, paguan këtë borxh të vogël, por denoncimi i parë lëshon një ortek kërkesash të tjera. Edhe më keq: ringjallet kujtimi për çështjen Chomel-Jordan. Policia dyshon mos është ky princ ai Zanoviç, i cili kishte thithur arkat e bankës në Amsterdam, duke shkaktuar konfliktin shumëvjeçar midis Vendeve të Ulëta e Venedikut. Transferohet nga burgu i debitorëve në atë të kriminelëve. Në procesverbalet e hetimit del se provon të fshehë identitetin e vet, por pa sukses.
Në fund të jetës së tij, nuk i kishte mbetur asnjë ndihmë, asnjë mik, asnjë shpresë. Me paratë e fundit ble një shishe vere dhe me shishen e thyer pret enët e gjakut. Më 26 maj 1786 roja gjen kufomën e tij, si vetëvrasës. Pa familjar, i refuzohet varrimi i ndershëm dhe kufoma e tij hidhet në një gropë.
Bilanci
Çfarë mbetet?
Një jetë e shkurtër e një aventurieri, një varg librash e broshurash, sot shumë të rralla për shkak të pseudonimeve të autorit vështirë të identifikueshme, hija e një figure të dyshimtë në librat e kujtimet e bashkëkohësve më të njohur se ai, nga Kazanova deri Klootsin.
Por, mbetet edhe më shumë: Kemi përmendur në fillim jehonën e Zanoviçëve në operën “Cosi fan tutte” të Moxartit.
Autori gjerman Alfred Doeblin botoi romanin ndoshta me te rëndësishëm gjerman të këtyre viteve, “Berlin, sheshi Aleksandri”, në vitin 1929. Krejt në fillim heroi i romanit, Franc Biberkopfi, përballohet me jetën e Zanoviçit si parabolë për mundësitë pozitive, si dhe negative, të cilat jeta i ofron njeriut.
Milo Dori, shkrimtar jugosllav në mërgim në Austri, i dedikoi Stepan Zanoviçit një roman të plotë, “Të gjithë vëllezërit e mi” në formën e kujtimeve fiktive të vëllait të vogël të Stepanit, Miroslav.
Dhe, përfundimisht, edhe pse ishte manipulues karizmatik dhe mashtrues i shkallës së parë dhe faktikisht nuk kishte lidhje me Shqipërinë, Stepan Zanoviç, princi i rremë dhe i pafat i Shqipërisë, mbetet një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e traditës mbarëevropiane për Skënderbeun dhe Shqipërinë në një kohë kur në Evropë nuk kishte më ide të qarta për kuptimin e nocionit “Shqipëri”.
Nëse ka ekzistuar një “princ i Shqipërisë”, publiku evropian mund ta sillte konkluzionin se ai ekzistoi në një vend konkret me emrin SHQIPERIA, që një ditë të bukur do të çlirohej nga sundimi osman?
http://216.75.13.41/index/ndryshe
Pergaditi per shtyp : Flora Suldash
Gazeta Shqip

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi